Arkiva Etiketash: Receta me hudhra

Salcë Aioli me hudhra

Salce aioli

Salca Aioli’, eshte nje salce shume e ngjashme me majonezen, por ne ndryshim nga kjo e fundit ka nje shije me te forte te cilen ia japin thelpinjt e hudhres te grire ne te. Rekomandohet kryesisht ne shoqerimin e perimeve te gjalla apo ne zgare, peshkut apo mishit ne zgare dhe patateve te skuqura, te cilave i jep nje shije mjaft te veçante. Me poshte po ju paraqesim receten e shkurtuar, ate qe pregatitet me majoneze te gatshme.

Perberesit per rreth 25ogr salce aioli’

  • 250gr majoneze te gatshme, ose te pregatitur sipas recetes qe e gjeni ketu
  • 6 thelpi hudhrash
  • 2 te verdha vezesh te ziera

Shtypim ne hava’ ose grijme ne mikser hudhrat e qeruara derisa ti reduktojme ne purè.

Bashkojme ne nje tas majoneze, kremin e hudhrave dhe te verdhat e vezeve te therrmuara shume imet me dore. E perziejme salcen derisa te rezultoje homogjene, e mbulojme me nje leter celofoni dhe e fusim ne frigorifer per minimumi 30 minuta perpara se ta sherbejme.

Foto nga: http://margieroelands.com/

Reklama

Krem me hudhra të freskëta

Sot kam zgjedhur nje recete sa te vecante, aq edhe ndjellese, megjithesi perberesi kryesor eshte hudhra dhe dikush mund te mendoj: Hudhra??? Pikerisht keshtu… Eshte e pamundur t’i rezistosh cdo gjeje te fresket qe sheh cdo dite ne merkate. Ju siguroje qe nuk do te keni pasoja te padeshiruara, por vetem nje krem i cili mund te shijohet ne menyre perfekte me copeza buke te thekura.
Perberesit per 4 persona

  • 12 koka hudhrash te fresketa
  • 300gr kos grek (kos i trashe)
  • 300ml pana kuzhine
  • bishtat e nje qepe te njome
  • leng limoni
  • 0.5l leng i pregatitur me nje kub koncentrate
  • kripe
  • piper

Ziejme per disa minuta hudhrat ne uje te valuar derisa te zbutet (ose ne avull). I presim shume holle dhe i perziejme me kosin grek, me panen, me disa pika leng limoni dhe me bishtat e qepes se njome te prera gjithashtu shume holle. E vendosim perberjen perseri ne zjarr ne temperature shume te ulet duke e perziere here pas here dhe duke i hedhur pak nga pak lengun e perftuar nga shkrirja e nje kubi koncentrat ne gjysme litri uje, per rreth gjysme ore. I shtojme kripe dhe piper dhe e sherbejme shume te nxehte bashke me buken e thekur.

Bukë me hudhra

Buka me hudhra eshte nje recete tradicionale amerikane, shume e thjeshte per tu pregatitur dhe teper e shijshme sidomos per te shoqeruar supen, sallaten apo perimet ne zgare.
Perberesit per 1 buke me hudhra

  • 1bagete te fresket
  • 125gr gjalp
  • 3-4 thelpinje hudher
  • pak majdanoz te grire (opsionale)
  • pak rigon (opsionale)

Qerojme hudhrat dhe i presim shume holle. Shkrijme gjalpin ne zjarr te avashem apo ne mikrovale, shtojme hudhrat e grira dhe majdanozin e rigonin nqs i perdorim. I gatuajm per pak minuta ne zjarr shume te avashem ose ne mikrovale me fuqi te ulet.

Presim bageten ne feta, por pa shkuar deri ne fund (si ne foto). Hedhim gjalpin me hudhren siper bukes dhe e vendosim ne furre derisa te marri nje ngjyre te arte. E servirim buken te ngrohte dhe krokante.