Arkiva Etiketash: Receta me hurma

Sallatë me hurma, djath gorgonxola dhe rukola

Sallate me hurma, gorgonxola dhe rukola

Shijoni kete sallate te veçante me frutin kryesor te muajit te nentorit: hurmen!

Perberesit

  • 1 hurme e madhe e pjekur dhe e forte
  • 200gr rukola
  • 200gr djath gorgonxola
  • 1 grusht lajthi te qeruara
  • 2 luge uthull balsamike
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Pastrojme si fillim rukolen duke e lare dhe thare shume mire. Qerojme hurmen dhe e presim ne feta shume te holla. Ndajme ne copeza me dore lajthite e qeruara.

Ne nje ene te vogel, bashkojme uthullen balsamike me 4-5 luge vaj ulliri, pak kripe dhe pak piper duke i perziere shume mire.

Ne pjaten e ceket ku do te sherbejme sallaten, vendosim fillimisht rukolen, me pas fetat e holla te hurmave, djathin gorgonxola te ndare ne copa, e rregullojme me perberjen me uthull balsamike dhe shtojme se fundi edhe lajthite e qeruara.

Foto nga: http://www.amaradolcezza.it/

Advertisements

Puding me hurma dhe karamel

Nentori eshte muaji kur mund te gjeni hurmat me te shijshme dhe me te pjekura, pse te mos pregatisim nje puding me perberje kete frute te veçante? Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte mjaft e thjeshte ne pregatitje, perbehet vetem nga 4 perberes  dhe ka nje shije fantastike.
Perberesit

  • 1 kuti qumesht te kondesuar, rreth 400g
  • 2 hurma te pjekura+1 per zbukurim
  • 5 veze
  • 60 gr sheqer

Pregatisim karamelin duke hedhur sheqerin ne nje tenxhere çeliku, e mbulojme me pak uje dhe e vendosim ne zjarr shume te ulet pa e perziere asnjehere derisa te marre ngjyren karakteristike te qelibarte. E heqim nga zjarrin, e hedhim karamelin ne formen ku do te pregatisim torten dhe e rrotullojme nga te gjitha anet ne menyre qe forma te vishet me karamel.

Qerojme hurmat, i eleminojme farat dhe e kalojme tulin e tyre ne mikser duke e reduktuar ne purè. Ne nje ene, rrahim vezet, shtojme qumeshtin e kondesuar dhe se fundi purène e hurmave. E hedhim masen ne formen e mesiperme dhe e pjekim ne banjomari ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 50 minuta derisa perberja te mpikset. E heqim nga forma, e kthejme torten ne nje pjate duke e lene te ftohet plotesisht. E sherbejme torten ne temperature ambjenti ose te ftohte te zbukuruar me feta hurmash.