Arkiva Etiketash: Receta me kakao

Pandispanjë me kakao

Pandispanja me kakao eshte nje tjeter recete baze per te pregatitur torta  me krem te te gjitha llojeve. Varianti qe po ju paraqesim me poshte, ndryshon pak nga ai tradicionali duke perfshire edhe gjalpin e pluhurin pjekes. Por rezultati do te jete shume here me i shijshem: do te perftoni ne kete menyre nje pandispanje te larte, jo te thate dhe qe nuk therrmohet sapo te pritet me thike.

Perberesit per nje tave te rrumbullaket me diameter rreth 24cm

  • 200gr miell 00
  • 100gr sheqer pluhur
  • 100gr sheqer normal
  • 9 veze (nga te cilat: 6 te bardha dhe 9 te verdha)
  • 230gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 50gr kakao pa sheqer
  • 12gr pluhur pjekes
  • 1 bustine vanilje

Rrahim si fillim te bardhat e vezeve me 100gr sheqer normal derisa te formohet nje krem kompakt qe te mos bjere nga ena.

Ne nje tjeter ene, rrahim gjalpin me sheqerin pluhur derisa te formohet nje perberje kremoze. Shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve duke patur kujdes te mos shtojme te verdhen e dyte, nese e para nuk eshte thithur plotesisht nga masa. Perberja perfundimtare duhet te rezultoje ne formen e nje shkume.

Ne nje ene tjeter, sitim miellin, kakaon dhe pluhurin pjekes duke i bashkuar te gjitha shume mire. Shtojme gjysmen e kesaj perberje ne kremin e gjalpit, vezeve dhe sheqerit dhe e perziejme mire nga lart poshte ne menyre qe masa te mos humbe volumin e saj. Shtojme edhe gjysmen tjeter te miellit gjithmone duke e perziere dhe ne fund shtojme edhe kremin e te bardhave te vezeve duke e perziere me te njejten delikates.

E hedhim brumin ne nje tave te rrumbullaket (ose katrore, ne varesi te recetes) te lyer me pak gjalp dhe miell, e nivelojme mire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 160°C per 45-50 minuta. Duhet te kemi kujdes qe gjate kohes se pjekjes te mos e hapim asnjehere furren, pasi ne kete menyre pandispanja do te humbiste volumin e saj. Kur pjekja te kete perfunduar, e leme akoma edhe 10 minuta ne furren e fikur, e leme te ftohet me pas ne temperature ambjenti dhe e ndajme ne shtresa sipas deshire

Biskota me kakao dhe çokollatë të bardhë

  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Biskota me kakao dhe çokollate te bardheReceta qe po ju paraqesim me poshte, bashkon shijen e forte te kakaos me ate delikate te çokollates se bardhe, te cilat i bejne keto biskota perfekte per tu shijuar ne mengjes bashke me nje gote qumesht.

Perberesit per rreth 35 biskota

  • 240gr miell 00
  • 240gr gjalp te ftohte
  • 100gr sheqer pluhur
  • 60gr kakao pluhur pa sheqer
  • 1 bustine vanilje
  • pak kripe
  • çokollate te bardhe per zbukurim

Ne nje mikser elektrik vendosim miellin, sheqerin pluhur, gjalpin e ftohte te prere ne copa te vogla, pak kripe dhe kakaon. I perziejme te gjitha derisa masa te homogjenizohet dhe gjalpi te jete reduktuar ne grimca shume te imta. Shtojme edhe vaniljen dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa sekonda.

E hedhim perberjen e perftuar ne nje tas te madh ose ne tavolinen e punes dhe punojme me dore derisa te formojme nje brum te njetrajteshem. Hapim me ndihmen e nje okllaie ne tavolinen e lyer me miell nje pete me trashesi rreth 2cm nga e cila nxjerrim biskota me ane te formave te posacme apo me ndihmen e nje maje thike (si ne figure).

I pjekim biskotat te renditura ne tave te shtruar me leter furre ne furre te parangrohur ne 150°C per 20-25 minuta, apo derisa te mos rezultojne te buta ne siperfaqe.

Nderkohe, shkrijme çokollaten e bardhe ne banjomari ose ne zjarr shume te ulet duke e perziere shpesh.

Ne momentin qe biskotat jane te ftohta, i zbukurojme me çokollaten e bardhe te shkrire te vendosur ne nje xhep pastiçerie ose me ndihmen e nje luge. I leme per rreth 2 ore derisa çokollata te ngrije serisht dhe i ruajme ne nje ene hermetike per me shume se 3 dite.

(foto dhe receta marre nga: marthastewart.com)

Çokollatë e ngrohtë e bërë në shtëpi

Nje filxhan me çokollate te ngrohte nuk i ben keq askujt, sidomos ne keto dite te ftohta dimri. Nuk keni nevoje te blini ato bustinat e gatshme qe thjesht treten ne qumesht; mund te realizoni vet nje çokollate te shijshme ne pak minuta.
Perberesit per 1 filxhan çokollate te ngrohte:

  • 1 luge plot kakao te hidhur pluhur (e cilesise me te mire)
  • 2 luge plot sheqer kallamsheqeri (ngjyre kaf)
  • 1 luge te vogel miell 00
  • 250ml qumesht
  • pak kanelle
  • gjysme luge te vogel gjalp (sipas deshires)
  • gjysme gote rum (sipas deshires)

Vendosim ne nje tenxhere te vogel kakaon pluhur, sheqerin, miellin dhe pak kanelle duke i perziere te gjithe perberesit bashke derisa te homogjenizohen. Shtojme pak nga pak qumeshtin e ftohte dhe gjithmone duke e perziere duhet te perftojme nje krem te trashe ngjyre kafe dhe pa kokrriza. Ne kete moment hedhim edhe qumeshtin e mbetur dhe e vendosim masen ne zjarr te avashem duke patur kujdes qe cokollaten ta perziejme gjate gjithe kohes per shkak se mund te formohen kokrriza dhe te ngjise ne anet e enes. E leme ne kete menyre rreth 10 minuta apo derisa te arrije trashesine e deshiruar. E heqim nga zjarri, e hedhim ne nje filxhan dhe e shijojme sipas deshires me pak pana siper.

*Keshille: Per ta bere akoma me te shijshme cokollaten tone, shtojme gjysme luge gjalp ne momentin qe po merr vale apo nese preferojme edhe gjysme gote rum ne filxhan perpara se ta servirim.