Arkiva Etiketash: Receta me kallamarë

Kallamarë të skuqur

Kallamare te skuqurKallamaret e skuqur jane nje recete e shijshme dhe e parezistueshme, te cilat mund te serviren edhe si pjate e vetme (shoqeruar me sallate te stines) apo si shoqeruese e nje dreke me baze peshku. Sekreti kryesor eshte freskia e tyre… per me teper ndiqni keshillat tona per te perftuar kallamare krokant ne pak kohe.Perberesit

  • 700gr kallamare
  • 1 filxhan miell
  • 1 luge e vogel kripe
  • 1 luge e vogel piper i zi
  • 1 luge e vogel spec i kuq jodjeges (i embel)
  • vaj luledielli per skuqjeBashkojme ne nje ene miellin me kripen, piperin dhe specin e kuq jodjeges duke i perziere mire.

Pastrojme shume mire kallamaret, i presim ne rrathe ose shirita, i kalojme nen uje te ftohte te rrjedhshem dhe i vendosim ne kulluesen e makaronave duke eleminuar shumicen e ujit. Poshte kullueses vendosim nje tas, hedhim siper kallamareve perberjen e miellit me ereza dhe i sitim sikur te jemi duke kulluar makaronat; ne kete menyre nje pjese e miellit me ereza do te bjere ne tasin e paster poshte kullueses, e marrim dhe ja hedhim serisht kallamareve derisa keto te fundit te jene lyer plotesisht me miell.

Vendosim ne zjarr nje tigan me vaj te bollshem luledielli. Ne momentin qe vaji eshte shume i nxehte, zhysim kallamaret nga 5-6 (ne varesi te madhesise se tiganit) duke i lene te skuqen per 1-2 minuta. I vendosim ne nje pjate te shtruar me letra kuzhine per ti thithur vajin e tepert.

I servirim te ngrohte shoqeruar me sallate jeshile ose feta limoni.

Fruta deti të skuqura

Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte teper e thjeshte, elementare, dhe mund te pregatitet nga gjithekush. Gjeja me e rendesishme eshte qe frutat e detit te jene te fresketa! Gjithashtu ju mund te hiqni apo te shtoni fruta deti apo peshq te vegjel sipas deshires suaj.

Perberesit

  • 500gr karkaleca te medhenj (ne pamundesi te tyre, edhe te vegjel)
  • 400gr kallamar te pastruar
  • 200gr miell
  • 100ml uje te gazuar
  • 2 te bardha vezesh
  • 1 luge vaj ulliri
  • kripe
  • vaj luledielli per skuqje

Kalojme nen uje te rrjedhshem kallamaret dhe karkalecat dhe i eleminojme koken dhe zhguallin ketyre te fundit duke hequr me kujdes edhe fijen e holle te zorreve me ndihmen e nje thike me maje. Trupin e kallamareve e presim ne unaza dhe tentakulat i leme te plota ashtu sic jane.

Ne nje tas, rrahim lehtesisht per 2-3 minuta te bardhat e vezeve me pak kripe.
Ne nje ene te thelle, bashkojme miellin me ujin e gazuar dhe vajin e ullirit, shtojme se fundi te bardhat e vezeve te rrahura dhe e perziejme me kujdes perberjen nga poshte lart. Kalojme ne kete perberje nje nga nje frutat e detit dhe i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte. Vazhdojme ne kete menyre derisa te kene perfunduar te gjitha frutat e detit.

I vendosim me pas ne nje leter qe ti thithi vajin e tepert, i sperkasim me pak kripe dhe i sherbejme mbi nje pjatance te zbukuruar me sallate jeshile dhe feta limoni. E shoqerojme kete pjate te dyte me fruta deti me nje sallate te fresket te perbere nga sallata jeshile e domate, te rregulluara me kripe e vaj ulliri.

Kallamar me hudhra dhe limon

kallamare me hudhra dhe limon

Kallamaret me hudhra dhe limon jane nje gatim i lehte per t’u realizuar dhe nje pjate e dyte shume e shijshme per ata te cilet kete lloj peshku nuk duan ta shijojne vetem te skuqur.

Perberesit per 4 persona

  • 1kg kallamare te pastruar
  • 1 gote vere te bardhe
  • 4 thelpinj hudher
  • 100gr gjalp
  • 1 luge vaj ulliri
  • 3 luge majdanoz te grire
  • kripe
  • piper
  • lengun dhe lekuren e 1 limoni

Kallamaret te cilet i kemi pastruar me pare, i ndajme ne dy pjese duke i prere ne menyre gjatesore. I vendosim ne nje tigan ne te cilin kemi tretur gjalpin dhe vajin e ullirit, dhe i skuqim per pak minuta bashke me hudhrat e shtypura. Shtojme veren e bardhe derisa te avulloje, me pas shtojme lekure dhe lengun e limonit, majdanozin e grire, kripen dhe piperin. I leme te gatuhen akoma dhe pak minuta dhe kur te jene gati i vendosim ne nje pjate te ceket te zbukuruar me sallate te ndryshme(selino, majdanoz, sallate jeshile, qepe etj) dhe i sherbejme te ngrohta

Tavë balte me sepie (ose kallamarë)

Tavat e baltes me sepie dhe kallamare jane shume te kerkuara sidomos ne vendin tone ne restorantet e peshkut. Eshte kthyer tashme ne nje tradite, sepse kane nje shije vertete te vecante dhe i pershtaten pothuajse cdo kerkese. Duke pare edhe interesin tuaj per kete pjate kaq te shijshme, ja ku po jua servirim, mjafton deshira per te gatuar!
Perberesit per 4 persona

  • 800gr kallamare te vegjel (ose sepie) te pastruara
  • 1 qepe mesatare
  • 1 karrote
  • 2 kembe selinoje
  • 2 thelpinje hudher
  • 50gr gjalp
  • 1 gote vere te bardhe
  • 4 luge salce domatesh
  • majdanoz
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Si fillim presim shume holle qepen, karroten dhe kembet e selinose bashke me hudhren dhe majdanozin (ose I grijme ne mikser). I vendosim te gjitha te kaverdisen ne nje tigan me pak vaj ulliri dhe gjalp per 2-3 minuta. Pas kesaj, i shuajme me vere te bardhe dhe presim derisa kjo e fundit te avulloje plotesisht.