Arkiva Etiketash: Receta me karkaleca

Kanapè me karkaleca

Ne menune e Shen Valentinit nuk mund te mungoje antipasta ku perberesi kryesor jane karkalecat; nje ushqim totalisht afrodiziak. Pervec kesaj, kjo recete ka nje shije mjaft delikate dhe kerkon vetem pak minuta per tu pregatitur.
Perberesit per 4 persona

  • 150gr karkaleca te vegjel
  • 16 karkaleca te medhenj
  • 150gr majoneze
  • 50ml pana per kuzhine
  • 8 feta buke tosti
  • 1 veze te ziere
  • lengun e 1/2 limoni

Si fillim, ziejme karkalecat ne uje te nxehte per 3-4 minuta, heqim levozhgen qe i mbeshtjell dhe i leme ne nje ane.

Presim fetat e bukes se tostit ne disqe te medhenj me ndihmen e nje gote.

Presim vezen e ziere ne feta te rrumbullakta.

Vendosim majonezen ne nje ene te vogel, i shtojme panen, karkalecat e vegjel te prere ne copa shume te vogla dhe lengun e limonit. I perziejme te gjitha bashke dhe me kete perberje lyejme cdo fete buke te rrumbullaket (mund ti skuqim paraprakisht me pak gjalp nese preferojme), vendosim nje disk veze te zier ne siperfaqe, e zbukurojme me dy karkaleca te medhenj te qeruar dhe i servirim kanapète menjehere ne tavoline.

Reklama

Koktej me karkaleca dhe bishtaja

Koktej me karkaleca dhe bishtaja

Kjo pjate e rafinuar me permbajtje karkalecash, serviret ne forme sallate apo antipaste vecanerisht ne rastet festive ku miqte tuaj do te mbeten mjaft te kenaqur.

Perberesit per 4 persona

  • 400gr karkaleca
  • 200gr kerpudha (tipi Champignons)
  • 200gr bishtaja te ziera
  • 1 domate
  • disa bishta qepe te njome
  • lengun e 1 limoni
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri
  • disa gjethe sallate jeshile per zbukurim

Qerojme karkalecat duke i hequr koken, i shplajme nen uje te rrjedhshem dhe i vendosim per tu ziere ne uje me pak kripe per 3 minuta. Me pas i zhveshim nga levozhga qe i rrethon dhe i leme ne nje ane.

Pastrojme kerpudhat me nje pecete te lagur dhe i presim ne feta te holla. Heqim lekuren e domates dhe e presim ne kubik duke u munduar te ruajme formen. Presim bishtajat e ziera ne disa pjese dhe se fundi presim holle bishtat e qepes se njome.

Ne nje tas te madh qelqi te veshur nga brenda me gjethe sallate jeshile, vendosim te gjithe perberesit e mesiperm duke i perziere mire. I sperkasim me kripe, pak piper, leng limoni dhe vaj ulliri dhe i leme ne kete menyre te marrin shijen e njera tjetres per disa minuta perpara se ta servirim.

Makarona spageti të gustatorit

Kete recete mund ta shijoni mjaft mire ne nje dite festive per shkak te kostos pak te larte qe ka, por vertete qe ja vlen! Pervec se do te beni nje figure fantastike, miqte tuaj do te kene mundesine te provojne dicka ndryshme nga e zakonshmja.
Perberesit per 3 persona

  • 250gr makarona spageti
  • 15gr kerpudha te thata
  • 250gr midhje me guacke
  • 150gr karkaleca
  • 50gr peshk ton nen vaj
  • 25gr gjalp
  • 2 domate te pjekura mire
  • 1 thelb hudher
  • 1 luge majdanoz te grire
  • kripe

Ne nje ene te vogel me uje te ngrohte vendosim kerpudhat e thata dhe i leme ne kete menyre per rreth gjysme ore. Lajme mire midhjet me guacke dhe i leme te hapen ne tigan me pak gjalp ne zjarr te forte per disa minuta. Ndajme tulin nga guacka dhe lengun qe kane leshuar e kalojme ne nje kulluese per ta filtruar dhe e spostojme ne nje tenxhere ku kemi hedhur pak uje.

Ne te ziejme karkalecat per rreth 5 minuta, i heqim levozhgen dhe i bashkojme me midhjet duke e lene gjithmone lengun ne nje ane.

Ne nje tigan te madh skuqim thelbin e hudhres te shtypur, shtojme kerpudhat e prera ne copa duke i lene te marrin shije per disa minuta. Heqim hudhren, shtojme domatet e prera ne kubik dhe pak nga pak lengun e midhjeve dhe te karkalecave. Kur salca te jete trashur, shtojme peshkun ton nen vaj, midhjet, karkalecat dhe i rregullojme me pak kripe dhe piper sipas deshires.

Nderkohe ziejme makaronat spageti ne uje te kripur, i kullojme dhe i transferojme ne tiganin ku kemi pregatitur salcen duke i speratura me pak majdanoz te grire.

Verat e keshilluara: Chardonnay del Piemonte, e servirur ne 10° C.

Cabreo e bardhe  di Grevi in Chianti, e servirur ne 10°

Rizoto me fruta deti

Rizoto me fruta deti eshte nje pjate tipike italiane, e perhapur gjeresisht edhe ne restorantet e vendit tone.  Mund te shijohet si ne stinen e veres ashtu dhe ne ate te dimrit, sidomos ne raste te vecanta te nje  darke/dreke ku jane te ftuar shume miq. Pregatitja e saj nuk eshte e komplikuar, ndryshe nga c’mund te duket; mjafton qe peshku te jete i fresket, te keni pak kohe ne dispozicion dhe mbi te gjitha te keni pak durim. Rizoto me fruta deti qe ju propozojme ne kete recete pregatitet me midhje, vongole, kallamare dhe karkaleca. Por gjithcka varet nga pelqimi juaj dhe nga ajo se cfare arrini te gjeni te fresket ne treg!
Perberesit per 4 persona

  • 1liter leng i pregatitur me peshk ose me koncentrate peshku apo perimesh
  • 1 gote vere te bardhe
  • 400gr oriz per rizoto (tipi Arborio)
  • 200gr karkaleca
  • 400gr midhje
  • 400gr vongole
  • 400gr kallamar
  • 1 karrote te vogel
  • 1 kembe selinò
  • 1 luge gjelle majdanoz
  • 1 thelb hudher
  • 1 qepe mesatare
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Gjeja e pare qe duhet bere per pregatitjen e rizotos me fruta deti eshte te pastrojme peshkun. Midhjet: i pastrojme duke i ferkuar me nje tel enesh per ti hequr papastertite apo “fijet” qe permbajne ne siperfaqe. Vongolet: i zgjedhim nje nga nje duke eleminuar ato te thyerat dhe i vendosim ne nje tas plot me uje te ftohte (me mire nese i vendosim 1 nate perpara). Kallamaret: i pastrojme, i heqim lekuren dhe i lajme nen uje te rrjedhshem, me pas i presim ne unaza. Karkalecat: i qerojme, i lajme dhe i leme ne nje ane.

Oriz i gjelbër me salcë karkalecash

Nje recete tipike festive. Per nje nga ato festat ku doni te beni super figure perpara miqve apo familjareve tuaj, por edhe te servirni nje pjate shume te shijshme. Mjafton pak impenjim, kjo duhet thene… por mos u habisni me pas nga komplimentat e shumte qe do te merrni!
Perberesit per 8 persona

  • 600gr oriz
  • 60gr gjalp ose margarine
  • 1 qepe e vogel
  • 1 gote vere e bardhe
  • rreth 2 liter leng i pregatitur me koncentrate
  • 5 luge majdanoz
  • djath parmixhano i grire

Per salcen me karkaleca

  • 300gr karkaleca te qeruar dhe te ziere
  • 50gr gjalp
  • 30gr miell
  • ½ liter qumesht
  • 2 te verdha vezesh
  • kripe

Pregatisim rizoton: skuqim qepen e grire shume holle ne gjalp (ose margarine), shtojme orizin dhe i kaurdisim per rreth 2 minuta, i shuajme me veren e bardhe dhe kur kjo te kete avulluar plotesisht shtojme lengun e koncentrates (rreth 2 garuzhde). Ne momentin qe rizoto e ka thithur lengun, shtojme perseri dy garuzhde e keshtu me rradhe per 20 minuta apo derisa orizi te jete i gatuar plotesisht. Pak perpara perfundimit te gatimit shtojme majdanozin e grire dhe djathin parmixhano. E hedhim rizoton ne nje stamp si ne figure te lyer me pak gjalp dhe pas 5 minutash e kthejme stampen ne nje pjatance te madhe ku edhe do ta servirim.

Supë me karkaleca

Sot duam t’iu rekomandojme nje supe me karkaleca, nje recete mjaft e thjeshte dhe nje sukses i garantuar. Shija eshte shume delikate, por edhe shume e pasur ne te njejten kohe.
Perberesit per 2 persona

  • 250gr karkaleca
  • 1 karrote
  • 1 domate te vogel
  • 1 qepe te vogel
  • 20gr gjalp
  • 1 dege selino
  • 1 thelb hudher
  • 1 gote vere te bardhe
  • 1 gjethe dafine
  • vaj ulliri
  • majdanoz
  • pak miell
  • piper te zi
  • pak pluhur xhinxheri

Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri, hudhren, qepen, karroten, selinon dhe domaten te gjitha keto te prera ne kubik ndersa hudhren e grire holle. Shtojme levoret dhe kokat e karkalecave te cilat i kemi qeruar paraprakisht dhe i shuajme me 1 gote vere te bardhe. E leme derisa vera te avulloje dhe shtojme 250ml uje, nje gjethe dafine dhe i gatuajm ne zjarr te moderuar per rreth gjysme ore. E filtrojme te gjithe perberjen dhe e leme ne nje ane.