Tag Archives: Receta me kungull

Kek me avokado, kungull të njomë dhe çokollatë të zezë

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Kek me avokado

Ju ka shkuar ndonjehere ndermend te perdorni kungullin e njome dhe avokadon ne nje embelsire? Nese jo, duhet patjeter te provoni kete kek me çokollate! Me besoni qe butesia dhe aroma e tij ndersa piqet, do ti bej te gjithe te harrojne qe ne brendesi ndodhen edhe fruta edhe perime… Per me teper ne kete recete nuk eshte perdorur as vaj dhe as gjalpe, vetem yndyra qe permban natyralisht avokado, qe eshte super e shendetshme!

Perberesit per nje forme drejtkendore 28cm

  • 150gr miell 00
  • 50gr kakao te hidhur
  • 1 luge çaji pluhur pjekes me vanilje
  • 1 luge çaji kanelle pluhur
  • 1/2 luge çaji kripe
  • 2 veze
  • 1 avokado te bute, te shtypur me pirun
  • 230gr sheqer te bardhe
  • 3 kunguj te njome, te grire ne rende
  • 150gr çokollate te zeze me 65% kakao, te grire imet (ose copeza çokollate)

Kek me avokado1Bashkojme ne nje ene duke i situr nje nga nje te gjithe perberesit e thate: miellin, kakaon, pluhurin pjekes, kanellen dhe kripen.

Ne nje tjeter ene rrahim me pirun vezet, shtojme avokadon, sheqerin, kungujt e grire dhe çokollaten e zeze. Shtojme edhe perzierjen me miell e kakao duke i trazuar mire derisa te formohet nje brume i njetrajtshem.

Lyejme me pak vaj dhe miell nje forme drejtekendore me gjatesi 28cm, hedhim ne te brumin e kekut dhe e nivelojme me kujdes.

E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 45-50 minuta, duke bere gjithmone proven e pirunit. E leme te ftohet plotesisht perpara se ta presim ne feta. Ky kek eshte ideal nese konsumohet ne vere me pak akullore me vanilje ose ne dimer me pak krem pana te rrahur.

Advertisements

Brownies me kungull dhe çokollatë

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Brownies me kungull dhe cokollate

Nje devijim i embel nga receta klasike e Brownit me çokollate! Nese nuk e keni provuar me pare kombinimin midis kungullit dhe çokollates jepini nje shans kesaj recete vjeshtore te pregatitur nga Ballakumja dhe ju sigurojme qe do ta pregatisni serisht… dhe serisht…

Perberesit

  • 280 gr tul kungulli
  • 170 gr çokollate me permbajtje te larte kakao
  • 250 gr miell
  • 280 gr sheqer
  • 120 gr gjalp
  • 60 ml vaj luledielli
  • 4 veze
  • 1 luge e vogel pluhur pjekes
  • 1 luge e vogel kanelle
  • arome vanilje
  • arre moskat
  • nje maje luge kripe

Parangrohim furren ne 180C.

Shkrijme ne banjomari çokollaten me gjalpin duke i vendosur keta dy perberes ne nje tas qe i reziston nxehtesise siper nje tenxhere me uje te vluar. I perziejme here pas here derisa te na jete formuar nje krem çokollate.

Rrahim per afro 5 minuta me ndihmen e nje rrahesi elektrik vezet me sheqerin dhe aromen e vaniljes derisa te na jete formuar nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur.

Perziejme ne nje tas miellin e situr me pluhurin pjekes, arren moskate dhe kripen dhe ja shtojme mases me veze duke e perziere mire derisa te formohet nje brume homogjen. Brumin e ndajme ne dy tasa te veçante. Ne njerin hedhim çokollaten e shkrire me gjalpin ndersa ne tjetrin hedhim vajin e lulediellit, kungullin e reduktuar ne pure’ dhe kanellen.

Veshim me leter furre nje tepsi drejtkendeshe me anet jo shume te larta dhe shtrojme te dy masat duke i alternuar.

E pjekim brownin per afer 45 minuta. E leme te ftohet plotesisht per disa ore e me pas e presim ne copa per ta servirur.

Ruajtja: i vendosim browniet njera mbi tjetren duke vendosur pak leter furre midis tyre. I fusim ne nje ene te mbyllur hermetikisht dhe i ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite. Ne ngrirje mund te ruhen deri ne 6 muaj duke i mbeshtjelle nje nga nje me leter furre.

&n

Supë me kungull dhe qiqra

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Supe me qiqra dhe kungull

Nje pjate e thjeshte, e shendetshme dhe me shume shije e cila shijohet mrekullisht si ne vjeshte ashtu dhe ne dimer.

Perberesit

  • 500gr tul kungulli
  • 250gr qiqra te konservuara
  • pjesen e bardhe te 1 preshi
  • 1 dege selino
  • 1 karrote
  • 1l leng perimesh 
  • 1 dege trumez te fresket
  • 2 gjethe sherebele
  • 3 luge vaj ulliri
  • disa gjethe majdanoz
  • piper te zi te sapobluar
  • per shoqerim: buke e thekur

Kaverdisim preshin, karroten dhe selinone te prera holle me 3 luge vaj ulliri ne zjarr te ulet derisa te zbuten. Shtojme kungullin e prere ne kubik (madhesia sipas deshires), sherebelen, trumezen dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per disa minuta te tjera duke i perziere shpesh. Shtojme lengun e perimeve dhe e gatuajme supen ne zjarr te avashem per rreth 20 minuta. Shtojme se fundi edhe qiqrat e kulluara nga uji i konservimit dhe te shplara mire dhe vazhdojme gatimin edhe per 10 minuta te tjera.

Elemenojme gjethet e sherebeles dhe degen e trumezes dhe e shperndajme supen neper tasat ku do ta sherbejme. E sperkasim ne siperfaqe me pak piper te zi te sapobluar, e zbukurojme me gjethet e majdanozit dhe e konsumojme me buke te thekur.

Foto nga: http://www.tasteofmylife.com/

Si të gatuajm kungullin

Si te gatuajm kungullin

Sa receta ju vijne ndermend me perberesin kryesor kungullin? Per dike qe nuk eshte mesuar ta gatuaj shpesh, vetem ideja e pastrimit dhe e gatimit te tij mund te duket e veshtire! Por ja u sigurojme: nuk eshte fare! Te shohim sesi mund ta realizojme:

Se pari, duhet te zgjedhim nje kungull te mire, te rende, me lekure te forte dhe pa njolla apo pjese te buta. Se dyti, e lajme kungullin nen uje te ftohte te rrjedhshem per te eleminuar cdo papasterti. E ndajme pergjysme duke perdorur nje thike shume te mprehte dhe me ndihmen e nje luge gerryejme fibrat dhe farat. I vendosim farat ne nje tas nese duam ti pjekim me vone (jane shume te shendetshme!). Ne rast te kundert, i hedhim.
Eleminojme lekuren duke perdorur nje thike te mprehte me shume kujdes.

Ja disa menyra te thjeshta dhe te shijshme per te pregatitur receta te ndryshme me kungullin. Mos u shqetesoni nese nuk jeni ekspert kuzhine, recetat jane elementare:

Pure me kungullPurè me kungull

E presim kungullin ne copa te vogla: ne kete menyre do te reduktohet ndjeshem koha e tij e gatimit. E kaverdisim ne zjarr te larte ne nje tigan me pak vaj ulliri, ulim zjarrin dhe shtojme 1 gote uje. I vendosim kapakun dhe e gatuajme derisa kungulli te jete zbutur plotesisht. Me pas e kalojme ne mikser derisa te perftojme nje purè homogjene. E hedhim ne nje tenxhere dhe shtojme pak qumesht, djath kaçkavall te grire dhe nje luge gjalp. E rregullojme me kripe e piper te zi te sapobluar (apo edhe pak arre moskate te grire) dhe e gatuajme edhe per 10 minuta te tjera ne zjarr mesatar.

Kungull i pjekur ne furreKungull i pjekur ne furre

E presim kungullin ne feta ose ne kubik dhe e vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre. E sperkasim me kripe dhe pak vaj ulliri dhe e pjekim ne furre te nxehte ne 180C per rreth 40 minuta derisa te zbutet.

Kungull i skuqurKungull i skuqur

E presim kungullin ne feta te holla dhe e skuqim ne vaj te nxehte. E vendosim ne nje pjate per ti thithur yndyren e tepert, e sperkasim me pak kripe dhe e sherbejme.

Receta te tjera me kungull

Hidhini nje sy recetave tona me baze kungullin dhe zgjidhni ate qe i pershtatet me teper shijes suaj!

Ravioli me kungullRavioli te mbushur me kungull

Byrek me kungullByrek me kungull

Supe krem me karrota dhe kungullSupe krem me kungull dhe karrota

Supe me qiqra dhe kungullSupe me kungull dhe qiqra

Foto nga: http://www.sallypasleyvargas.com/
http://www.babybulletblog.com/
http://steamykitchen.com/
http://nonsolodelizie.blogspot.co%5B/recipe%5D

Ravioli të mbushur me kungull

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e vështirë
  • Shtype
Ravioli me kungull

Nese doni te befasoni miqte tuaj, pregatisni keto makarona te mbushur me kungull, sherbyer ne nje “salce” me gjalp, sherebel dhe leng limoni. Nje pjate qe i pershtatet shume mire sezonit te vjeshtes, atehere kur kungulli eshte me i shijshem se kurre.

Perberesit

…per brumin e makaronave

  • 200gr miell 00
  • 2 veze  mesatare (70gr secila) ne temperature ambjenti
  • 1/2 luge vaj ulliri
  • 1 maje luge kripe

…per mbushjen me kungull

  • 450gr tul kungulli portokall
  • 1 te verdhe veze
  • 1 luge plot djath kackavall dele te grire
  • 2 luge plot galete (mund te nevojitet pak me shume ose me pak)
  • 10 fare kopre
  • pak arre moskate
  • piper i zi i sapobluar
  • kripe
  • vaj ulliri

…per salcen me gjalp

  • 2 luge plot gjalp pa kripe
  • 1 dore gjethe te fresketa sherebeli
  • 1 luge leng limoni
  • djath kackavall dele i grire
  • gjethe sherebele per zbukurim

Per te pregatitur raviolit me kungull, fillimisht pregatisim Brumin me veze sipas recetes qe do ta gjeni ketu. E leme te pushoje per 1 ore nderkohe qe pregatisim mbushjen:

E presim kungullin portokalli ne copa mesatare pak a shume te te njejtes madhesi, e cpojme me dhembet e nje piruni ne menyre qe gjate pjekies te eleminohet lageshtia, e sperkasim me kripe, farat e kopres lehtesisht te shtypura, dhe vaj ulliri dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200C per 30 minuta duke e kthyer nje here nga ana tjeter.

Kur kungulli te jete i vaket, eleminojme me dore lekuren dhe shtypim tulin me dhembet e nje piruni derisa te reduktohet ne pure’.  shtojme te verdhen e vezes, pak kripe e piper, djathin e grire, arren moskate dhe galete derisa masa te rezultoje e njetrajtshme, as shume e lengshme as shume e thate. E leme mbushjen menjane.

Kur brumi te jete gati, e ndajme ne kater pjese te barabarta, e punojme secilen pjese per pak minuta me dore dhe e hapim me okllai ne tavolinen e punes te lyer me miell. Me ndihmen e nje thike me maje te mprehte, e presim brumin ne drejtekendesha pak a shume me permasa 6cmx3cm. Vendosim nje luge te vogel mbushje me kungull ne mes, i lyejme anet me uje dhe e palosim raviolin duke i shtypur mire anet ne menyre qe te eleminojme ajrin ne brendesi dhe mbushja te mos dal gjate gatimit. I rregullojme anet secilit ravioli duke perdorur nje rrote te dhembezuar per makarona (ose nje thike te mprehte). Me nje pjese brume duhet te dalin 8-10 ravioli. Procedojme ne te njejten menyre edhe me pjeset e tjera te brumit.

Nderkohe, ne nje tigan shkrijme gjalpin ne zjarr te ulet dhe skuqim per 3-4 minuta gjethet e sherebeles. E heqim tiganin nga zjarri, shtojme lengun e limonit dhe pak kripe e piper per shije.

Pasi te kemi pregatitur te gjithe raviolit, i ziejme ne uje te bollshem me kripe per 4 minuta, i kullojme mire dhe i vendosim neper pjata. Siper i sperkasim me gjalpin e aromatizuar me sherebele dhe pak djath kackavall dele te grire. I sherbejme menjehere.

Supë krem me kungull dhe karrota

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Supe krem me kungull dhe karrota

Supa krem qe po ju sugjerojme me poshte, eshte nje nga recetat karakteristike te vjeshtes, stine ne te cilen kungulli arrin shijen e tij maksimale.

Perberesit

  • 600gr tul kungulli portokalli
  • 4 karrota mesatare
  • 1 qepe mesatare
  • 600ml leng perimesh (ose leng te pregatitur nga koncentrate perimesh)
  • gjalp
  • piper te zi te sapobluar
  • per shoqerim: kubik buke te skuqur ne gjalp ose pançete te prere ne shirita te skuqur ne pak yndyre derisa te rezultoje krokante ose fara kungulli te pjekura

Grijme shume holle qepen dhe e kaverdisim ne pak gjalp ne zjarr mesatar derisa te rezultoje transparente duke e perziere shpesh.

Lajme karrotat dhe kungullin, i qerojme dhe i presim ne copa (forma apo madhesia nuk ka rendesi, pasi ne fund supen do ta kalojme te gjithen ne mikser), ja shtojme qepes dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per pak sekonda. Shtojme lengun e perimeve te nxehte, i vendosim kapakun dhe e ziejme te gjithen per rreth gjysme ore. E kalojme masen ne mikser derisa ta reduktojme ne krem te bute dhe pa copeza perimesh.

E sherbejme supen te ngrohte sperkatur me pak piper te zi te sapobluar dhe shoqeruar me kubiket e bukes te skuqur ne gjalp ose pançeten krokante.

*Ruajtja: Ne frigorifer ne nje tas te mbyllur hermetikisht per 2-3 dite.

Makarona flutur me salçiçe, kungull dhe djath bebe

makarona me kungull dhe salcice

Sot po iu paraqesim nje recete te thjeshte dhe shume te shijshme te cilen mund ta pregatisni edhe ne momentin e fundit. Behet fjale pikerisht per makaronat flutur, nje forme kaq e dashur per femijet, te cilat nen shijen e salçiçes dhe te djathit bebe do te shnderrohen ne nje pjate te preferuar prej tyre.

Perberesit

  • 300gr makarona flutur
  • 400gr kungull, ne kubik te vegjel
  • 100gr salçiçe te fresket, te ndare ne copa
  • 4 djath bebe
  • 1 luge gjelle gjalp
  • sherebel te freket ose te thate (ose borzilok)
  • kripe
  • piper
  • djath te grire per sperkatje

Ne nje tigan te vogel, kaverdisim pa yndyre copezat e salçiçes se fresket derisa te marrin ngjyre nga te gjitha anet. (salçiçet do te skuqen ne yndyren qe ato vet leshojne).

Ne nje tjeter tigan, kaverdisim kungullin me gjalpin dhe pak sherebele. Nese shija e sherebeles ju duket shume e forte (im bir nuk e pelqen fare) mund ta zevendesojme me borzilok. E rregullojme me kripe, piper, shtojme pak uje dhe e leme te zbutet per disa minuta.

Nderkohe, ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen qe tregohet ne konfeksion.

Kur kungulli te jete gatuar plotesisht, e shtypim pak me pirun derisa te formohet nje lloje pureje, i shtojme salçiçen, djathin bebe dhe se fundi makaronat qe i kemi kulluar. I perziejme mire te gjithe perberesit dhe e sherbejme kete pjate duke e sperkatur me djath te grire apo sherebel/borzilok.

*Keshille: Ne vend te makaronave flutur, mund te perdorni forma te tjera makaronash mjafton qe ato te jene te shkurtra si guaska, kacurrela etj.

Foto nga: https://themeathouseblog.files.wordpress.com

Supë krem me kungull

Supa me kungull eshte nje pjate e pare antike, tipike e qytetit te Milanos ne Itali. E pregatitur me pak perberes, bashkon nen shijen e saj edhe makaronat e vogla te cilat gatuhen ne qumesht dhe ne puren e kungullit. E sperkasim me pak djath grana te grire, i shtojme pak gjalp dhe vakti yne do te jete delikat dhe i shendetshem.
Perberesit per 4 persona

  • 600gr tul kungulli
  • 600ml qumesht
  • 100gr makarona per supe
  • 100gr djath grana te grire
  • 40gr gjalp
  • kripe

Presim ne copa te vogla tulin e kungullit dhe e ziejme ne uje pak te kripur derisa te zbutet plotesisht, e kullojme dhe e grijme te gjithe perberjen ne mikser.

Ne nje tenxhere hedhim qumeshtin dhe e cojme ne zierje, shtojme puren e kungullit, i perziejme mire dhe e rregullojme me kripe. Shtojme ne kete moment edhe makaronat per supe te cilat do te ziejne ne zjarr te moderuar duke i perziere here pas here derisa te jene te buta. Ne momentin e fundit shtojme gjalpin, gjysmen e djathit grana te grire (me gjysmen tjeter sperkasim supen ne momentin e servirjes) i perziejme dhe e sherbejme akoma te ngrohte.

*Keshille: Per ta bere kete pjate akoma me te shijshme, provoni te shtoni edhe copeza buke te skuqura ne gjalp (si ne foto).