Arkiva Etiketash: Receta me kungull të njomë

Makarona me tul gaforre dhe kungulleshka

Kjo pjate ka nje shije teper delikate, te cilen ia jep vecanerisht tuli i gaforres. Ky i fundit eshte pak i shtrenjte dhe i veshtire per tu gjendur (ne Shqiperi e gjeni ne rrjetin e supermarketeve Conad), por ne pamundesi te tij mund te perdorni surimi, qe ndryshe nga tuli i gaforres, eshte tul peshku merluc i Oqeanit Paqesor te cilit i eshte shtuar niseshte dhe paketohet ne forme cilindrash me ngjyre te jashtme portokalli. Per informacione te metejshme mbi kete produkt mund te lexoni ketu. Nderkohe shijoni receten: Perberesit

  • 400gr makarona te gjata (spageti, linguine etj)
  • 150gr tul gaforre (ose surimi)
  • 1 kungulleshke
  • 100ml pana kuzhine
  • 1 thelpi hudher
  • 1 gote vere te bardhe
  • pak konjak
  • pak djath parmixhano te grire (ose djath tjeter kaçkavall)
  • disa kokrra piper te kuq per zbukurim
  • kripe
  • vaj ulliri

Ziejme makaronat ne uje me kripe per kohen e treguar ne konfeksion.

Ne nje tigan qe nuk ngjit, kaverdisim ne pak vaj ulliri hudhren e shtypur, shtojme kungulleshken e lare dhe te prere ne rrathe dhe e leme te marre ngjyre per pak minuta. I shuajme kungulleshkat me vere te bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te fort, i kriposim, shtojme pak uje te nxehte dhe i leme te gatuhen per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet.

Ne nje tigan tjeter me te madh, shtojme tulin e gaforres te prere holle dhe e shuajme me konjak ne zjarr te ulet. Shtojme panen e kuzhines, djathin kaçkavall te grire dhe e leme disa minuta derisa te marrin shije. Se fundi, shtojme edhe kungulleshkat, makaronat e ziera dhe te kulluara dhe i perziejme shume mire.

E sherbejme pjaten te zbukuruar me ndonje kokerr piper te kuq.

Supë me patate dhe kungulleshka

Me afrimin e ketyre diteve te ftohta, deshira per te konsumuar pjata te nxehta me leng, si gjelle apo supa te ndryshme shtohet se tepermi. Sot po ju propozojme kete supe te shijshme e cila perben nje vakt te plote: karbohidrate dhe vitamina ne te njejte kohe.
Perberesit

  • 150gr makarona per supe
  • 250gr patate (1 e madhe)
  • 250gr kungulleshka
  • 1 qepe te vogel
  • 1 thelpi hudher
  • pak majdanoz te grire
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Kaverdisim ne nje tenxhere ne pak vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira holle (ose te kaluar ne mikser) derisa te zbuten, por te mos marrin ngjyre. Shtojme patatet dhe kungulleshkat e prera ne kubik mesatar, i kaverdisim per pak minuta , i rregullojme me kripe dhe piper dhe shtojme rreth 1 liter uje (akoma me mire leng mishi) duke e gatuar supen ne zjarr mesatar per rreth 30-35 minuta.

Heqim disa perime nga supa, i kalojme ne mikser derisa te perftojme nje purè dhe ia shtojme serisht supes. Shtojme edhe makaronat e vogla dhe i ziejme akoma edhe per 10 minuta derisa supa te trashet. E sperkasim me pak majdanoz te grire dhe e sherbejme te ngrohte.

Makarona me kungulleshka dhe pana

Makaronat me pana dhe kungulleshka, jane nje pjate e pare teper e shijshme dhe e shpejt ne pregatitje e cila mund te serviret ne cdo lloj rasti.

Perberesit

  • 400gr makarona te shkurtra
  • 200ml pana kuzhine
  • 2 kungulleshka mesatare
  • 2 thelpinj hudher
  • djath parmixhano te grire (ose djath tjeter kackavall)
  • pak vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Lajme kungulleshkat nen uje te rrjedhshem, i pastrojme dhe i presim ne kubik ose ne rrathe pa i qeruar (lekura e kungulleshkave, pervecse i jep nje shije akoma me te mire pjates, sherben edhe qe tuli te mos shperbehet gjate gatimit).

Ne nje tigan, kaverdisim ne pak vaj ulliri thelpinjt e hudhres te prera holle, shtojme kungulleshkat, i rregullojme me kripe dhe piper dhe vazhdojme gatimin ne zjarr te ulet me kapak; ne kete menyre ato do te gatuhen ne avullin e tyre dhe do te zbuten.

Nderkohe, ziejme makaronat ne uje me kripe per kohen e treguar ne konfeksion.

Kur kungulleshkat te jene zbutur, shtojme panen dhe i perziejme akoma dhe per pak minuta derisa salca te trashet. I shtojme gjysmen e djathit parmixhano te grire, shtojme makaronat tashme te kulluara dhe i perziejme shume mire.

Ne momentin e servirjes i sperkasim me pak djath parmixhano te grire dhe i sherbejme te ngrohta.

*Keshille: Nje variant tjeter i kesaj pjate eshte qe gjysma e kungulleshkave te kalohet ne mikser me pak pana; keshtu do te perftohet nje salce akoma dhe me e shijshme. Sipas deshires, kesaj salce mund ti shtoni edhe ndonje thelpi arre apo stika pishe.
Gjithashtu, per ta bere pjaten me te lehte nga pikepamja kalorike, pana e kuzhines mund te zevendesohet me rikota (gjize pa kripe) qe ka me pak yndyre.

Tortë e kripur me kungulleshka dhe proshutë

Nese per nje arsye ose tjetren nuk keni kohe te gatuani neser, por gjithashtu nuk doni te hiqni dore nga kuzhina e mire, ne ju rekomandojme kete torte te kripur te cilen mund ta pregatisni nje nate me pare dhe ta vendosni ne frigorifer. Diten tjeter do te jete po aq e shijshme, per te mos thene me shume!

Perberesit per 1 torte mesatare

  • 1 pako pete sfoljat te gatshme (ose mund ta pregatisni vete sipas recetes ketu)
  • 300gr kungulleshka (2 mesatare)
  • 100gr proshute te pjekur
  • 150gr djath guda (ose djath tjeter qe shkrin)
  • 2 luge djath kackavall te grire
  • 1 thelpi hudher
  • borzilok
  • pak vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Kaverdisim ne zjarr te ulet me pak vaj ulliri kungulleshkat e prera ne copa jo shume te vogla bashke me hudhren e grire holle dhe pak kripe. I leme ne kete menyre me kapak mbyllur per rreth 15 minuta derisa te zbuten.

Ne nje tas perziejme shume mire proshuten dhe djathin guda te prere ne kubik te vegjel, kungulleshkat, djathin kackavall, pak kripe, piper, borzilok dhe 1 luge vaj ulliri.

Ne taven qe do te pregatisim torten e kripur, shtrojme nje leter furre dhe mbi te peten sfoljat duke çpuar me pirun disa here fundin e saj. Palosim anet nga brenda dhe hedhim perberjen qe pregatitem me siper duke e niveluar mire. E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 25-30 minuta. E nxjerrim nga furra, e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti dhe e servirim te prere ne feta.

Makarona te ftohta me pulë dhe kungulleshka

Makaronat e ftohta, ne cilindo variant qofshin, jane shume te thjeshta dhe praktike per tu konsumuar ne vere pasi ne momentin qe pregatiten mund te ruhen ne frigorifer edhe 2 dite rresht. Receta e meposhtme eshte shume e vecante, per shkak te shijes se pules e cila kombinohet mrekullisht me kungulleshkat e pjekura.
Perberesit

  • 320gr makarona te shkurtra
  • 1 gjoks pule
  • 2-3 kungulleshka mesatare
  • 100gr djath filadelfia
  • 1 thelpi hudher
  • lengun e 1/2 limoni
  • vaj ulliri
  • pak rigon
  • kripe
  • piper

Per pregatitjen e kesaj pjate, si fillim ndajme gjoksin e pules ne feta te holla te cilat i vendosim per tu marinuar per rreth 30 minuta ne nje ene me vaj ulliri, lengun e limonit, pak kripe, piper dhe rigon, dhe thelbin e hudhres te shtypur.

Nderkohe pjekim ne grile (ose ne furre) kungulleshkat e prera per se gjati ne feta jo shume te holla (gjate gatimit, perberja e tyre nuk duhet te shperbehet), duke i rregulluar me pak kripe.

Kur filetot e pules te jene marinuar, i pjekim edhe keto ne grile nga te dyja anet derisa te marrin ngjyre te arte.

Ziejme makaronat per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion, dhe i shplajme menjehere nen uje te ftohte te rrjedhshem ne menyre qe te bllokohet gatimi.

Ne nje ene te madhe hedhim makaronat te cilat i rregullojme me pak vaj ulliri, shtojme filetot e pules dhe kungulleshkat te prera ne rripa te holle, ose ne copa te vogla dhe i perziejme shume mire. Shtojme ne fund edhe djathin filadelfia ne kubik dhe e vendosim te gjithe perberjen ne frigorifer per rreth 1 ore ne menyre qe shijet te bashkohen me njera tjetren. E sherbejme te ftohte.

Supë krem me kungulleshka

Kungulleshkat jane nje nga perimet qe mund te hyjne kudo, per shkak te shijes se tyre teper delikate dhe vitaminave e mineraleve. Sot po iu propozojme nje supe krem teper te thjeshte dhe te shijshme, e pershtatshme edhe ne ditet e nxehta te veres; mund ta shijoni ne temperature ambjenti apo edhe te ftohte shoqeruar me copeza buke te skuqura ne gjalp (ose thjesht te thekura).

Perberesit

  • 2 kungulleshka mesatare
  • 1 patate mesatare
  • 1 karrote
  • 1 qepe e madhe
  • 2 thelpinj hudhra
  • 1 gjethe dafine
  • 1.5l leng perimesh ose pule te pregatitur me koncentrate
  • 4 luge pana kuzhine
  • pak majdanoz te fresket
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri
  • gjalp

Si fillim, vendosim nje tenxhere ne zjarr mesatar ne te cilen shkrijme plotesisht gjalpin bashke me vajin e ullirit. Shtojme qepen e grire holle dhe e leme te kaverdiset per rreth 5 minuta derisa te rezultoje transparente. Shtojme thelpinjt e hudhrave te copetuara, pataten, karroten dhe kungulleshkat te prera ne copeza te vogla dhe se fundi erezat. I rregullojme te gjitha perimet me pak kripe dhe piper dhe i kaverdisim per rreth 5 minuta te tjera derisa te zbuten dhe te marrin nje ngjyre te lehte.

Shtojme lengun e perimeve apo te pules dhe e ziejme supen ne zjarr mesatar per 10-15 minuta. Pas kesaj kohe, e heqim nga zjarri, eleminojme gjethen e dafines dhe me ndihmen e nje mikseri e reduktojme ne krem te gjithe perberjen duke lene sipas deshires disa perime te plota. Shtojme panen e kuzhines, e rregullojme me kripe dhe piper sipas deshires dhe e servirim te sperkatur me pak majdanoz te grire.

*Keshille: Duke qene se supa do te reduktohet ne purè, mos u shqetesoni per rregullsine e copezave te perimeve. Per me teper, sa me te vogla te jene perimet, aq me shpejt gatuhet supa.

Kungulleshka te mbushura me ton

Sot po iu propozojme kungulleshkat e mbushura me ton, nje recete shume verore e cila bashkon ne nje pjate te vetme peshkun dhe perimet.
Perberesit per 4 persona

  • 6 kungulleshka mesatare
  • 400gr domate te qeruara nga lekura
  • 150gr ton nen vaj ulliri te virgjer
  • 2 luge majdanoz te grire
  • 1 thelb hudher
  • 1 veze
  • 2 luge djath kackavall te grire
  • 1 luge galete
  • disa gjethe borzilok
  • vaj ulliri

Se pari, eleminojme dy skajet e kungulleshkave, i lajme dhe i ndajme ne dy pjese sipas gjatesise se tyre. Me ndihmen e nje luge te vogel, heqim zemren e brendeshme dhe e bashkojme me tonin dhe me thelbin e hudhres te prere holle.

Ne nje tas te vogel rrahim vezen dhe ia shtojme perberjes se mesiperme me ton, shtojme galeten, djathin e grire, majdanozin dhe pak kripe. I perziejme mire derisa te gjithe perberesit te jene lidhur me njeri tjetrin. Kjo mase do te na sherbeje per te mbushur kungulleshkat.

Hedhim pak vaj ulliri ne nje tave qelqi dhe vendosim kungulleshkat e mbushura, i lagim ne siperfaqe me pak vaj ulliri, shtojme pak uje ne fund te taves dhe i leme te piqen ne kete menyre per rreth 20 minuta ne 180 grade celcius. Ne fund te gatimit e sperkasim pjaten me borzilok te grire dhe e servirim.

Sallatë me patate, kungulleshka dhe salcë borziloku

Kete sallate teper te shijshme mund ta shijoni si ne dreke, si shoqeruese e pjatave kryesore, ashtu edhe ne darke per te mos u renduar duke qene se plazhi tashme eshte tek porta. Patatet ne vetvete nuk kane shume kalori, sidomos te ziera… jane pikerisht perberesit e tjere ata ia shtojne kalorite pjates sone. Mundohuni te zgjidhni ton natyral dhe vetem nje luge kafe vaj ulliri mjafton per te marre te gjitha vlerat ushqyese.
Perberesit per 2 persona

  • 2 kuti ton nen vaj ulliri prej 80gr secila
  • 2 kungulleshka
  • 2 patate te vogla te ziera
  • 10 flete borzilok
  • 4-6 luge vaj ulliri
  • kripe

Pastrojme kungulleshkat duke i hequr dy ekstremitetet dhe i presim ne feta te holla ne menyre gjatesore. Veme ne zjarr nje tigan qe nuk ngjit dhe skuqim me pak vaj fetat e kungulleshkave nga te dyja anet. Mund edhe ti pjekim ne zgare, varet sesa kalori deshironi te konsumoni!

Tortë e kripur me kungulleshka

Kjo torte kaq e shijishme dhe e thjeshte ne pregatitje, i pershtatet fare mire festave me shume njerez duke e prere ne kubik te vegjel apo nje dreke/darke te zakonshme ne familje. Gjithashtu perberesit mund t’i hiqni apo t’i shtoni sipas preferences suaj. Nje gje eshte e sigurt: shija do te jete e perkryer!
Perberesit per nje torte mesatare

  • 1 pete sfoljate ose brume te shkrifet
  • 4-5 kungulleshka (ne feta te rrumbullakta)
  • 1/2 qepe (te prere holle)
  • 3 veze
  • 2 karrota (ne kubik te vegjel)
  • 1 pako filadelfia ose 100gr rikota (gjize pa kripe)
  • 100gr proshute e pjekur (ne kubik te vegjel)
  • 125 ml pana kuzhine (fakultative)
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri

Si fillim, presim qepen shume holle (ose perdorim mikserin) dhe e kaurdisim ne pak vaj ulliri. Shtojme karrotat e prera ne kubik dhe pas 2-3 minutash shtojme proshuten ne kubik dhe fetat e kungulleshkave. I leme te gjithe perberesit te gatuhen sebashku per disa minuta, por duke mbajtur gjithmone parasysh qe kungulleshkat dhe karrotat te jene pak krokant (gjysme te gatuar). Ne kete moment i rregullojme me kripe dhe piper. Heqim menjane disa feta kungulleshkash te cilat do t’i perdorim per zbukurim.