Arkiva Etiketash: Savoy cabbage recipes

Japrak me gjethe lakre Savoi

japrak-me-laker-savoiNje alternative e shkelqyer e japrakeve tradicional me gjethe rrushi, por kesaj rradhe duke perdorur gjethet e lakres Savoi.

Perberesit

  • 12 gjethe te medha lakre savoi
  • 1 presh i madh
  • 400gr mish viçi te grire
  • 150gr gjize
  • 1 qepe
  • 1 karrote
  • 300ml vere te kuqe
  • 5 luge vaj ulliri
  • 7-8 fije hudher gjarpri
  • kripe
  • piper

Ziejme si fillim gjethet e lakres savoi per rreth 3 minuta ne uje te valuar me kripe dhe i leme mbi nje pecete te paster per te kulluar.

Ne te njejten tenxhere, ziejme edhe 3-4 flete preshi dhe i leme edhe keto te kullojne.

Pregatisim mbushjen duke grire ne mikser qepen, karroten dhe i kaverdisim ne zjarr te avashem me 2 luge vaj ulliri derisa te zbuten. Shtojme mishin e grire dhe e kaverdisim derisa masa te rezultoje e thate. E shuajme te gjithe perberjen me 100ml vere, ngreme zjarrin ne maksimum dhe presim derisa vera te avulloje. E rregullojme masen me kripe dhe e hedhim ne nje tas ne te cilin shtojme gjizen dhe hudhren e gjarprit te grire holle.

Marrim nje gjethe lakre savoi, vendosim ne mes te saj nje luge mbushje dhe e rrotullojme rreth vetes (ne te njejten menyre qe veprojme me japraket tradicional) duke e lidhur me pas me fletet e preshit te prere ne shirita.

Presim shume holle preshin e mbetur dhe e kaverdisim me 3 luge vaj ulliri ne nje tigan te madh derisa te zbutet. Shtojme japraket me laker dhe i kaverdisim ne zjarr te larte per rreth 3 minuta. E shuajme te gjithe perberjen me veren e kuqe te mbetur dhe presim derisa kjo e fundit te avulloje. E rregullojme me kripe e piper dhe ulim zjarrin ne minimum duke i lene te gatuhen ne kete menyre per rreth 15 minuta me kapak te mbyllur.

E sherbejme kete pjate shoqeruar me purè patatesh.

Advertisements

Supë Borsh ruse

Supa Borsh, eshte nje pjate tradicionale e kuzhines ruse (faktikisht e te gjitha vendeve ish-Sovjetike) e cila dallohet per ngjyren e kuqe qe merr fale panxharit te kuq, domates dhe salces se domateve. Pregatitja e saj eshte pak e zgjatur ne kohe, por ja vlen te gatuhet nese deshironi nje pjate te vecante apo po organizoni nje darke tradicionale te ketyre vendeve.

Perberesit

  • 500gr mish vici, pule apo derri
  • 2 patate mesatare
  • 1 panxhar i kuq mesatar
  • 2 karrota te vogla
  • 250gr laker savoi (laker jeshile me gjethe pak te rrudhosura)
  • 2 qepe mesatare
  • 3 domate mesatare
  • 2 luge salce domatesh
  • 2 gjethe dafine
  • 2 thelpinj hudher
  • kripe
  • majdanoz
  • koper
  • vaj ulliri
  • pak pana per kuzhine

Si fillim, i lajme te gjitha perimet dhe i presim ne copeza te vogla.

Ne nje tigan te thelle, kaverdisim ne vaj ulliri per rreth 10 minuta qepet e grira derisa te behen transparente, shtojme karrotat dhe panxharin e kuq te cilet i kaverdisim edhe per 10 minuta te tjera duke i perziere vazhdimisht ne zjarr mesatar. Shtojme domatet, salcen e domateve dhe i leme akoma dhe per 5 minuta te kaverdisen.

Ne nje tenxhere, ziejme mishin e prere ne thela ne afersisht 3 liter uje me kripe dhe me 2 gjethet e dafines per rreth 40 minuta, ose e ziejme ne presion per 20 minuta ne menyre qe te kursejme kohe.

Ziejme ne nje ene tjeter patatet per rreth 5 minuta dhe lakren savoi per rreth 10 minuta.

Kur mishi te jete gati, shtojme te gjitha perimet e mesiperme dhe i ziejme akoma dhe per 10 minuta derisa te marrin shijen e njera tjetres. Ne fund, shtojme edhe thelpinjt e hudhres te prera ne copeza te vogla, kopren, majdanozin dhe e leme supen te pushoje ne zjarr te fikur per rreth 10 minuta.

Ne momentin e servirjes ne tavoline, e sperkasim me pak pana kuzhine ne siperfaqe.