
Perberesit
- 1kg lepur te ndare ne pjese (ose shpatull viçi te ndare ne 6 pjese)
- 2kg qepe te vogla te qeruara dhe te plota
- 2 luge gjelle salce domatesh
- 4 luge gjelle uthull vere te kuqe
- 1 gote te vogel vere te kuqe
- 2 thelpinje hudhra te qeruara
- 2 gjethe dafine
- arre moskate te grire
- kripe
- piper te zi te sapobluar
- vaj ulliri
Shplajme copat e lepurit dhe i vendosim ne nje tas te madh bashke me gjethet e dafines dhe uthullen. I perziejme mire, i mbulojme me leter celofoni dhe i leme ne frigorifer te marinohen gjithe naten.
I heqim copat e mishit nga marinata (te cilen e ruajme), i thajme me letra kuzhine dhe i leme menjane.
Ne nje tigan, skuqim copat e lepurit nje nga nje per 5 minuta, apo derisa te kene marre ngjyre te arte ne siperfaqe.
Kur te gjitha copat e mishit te jene skuqur, i vendosim serisht ne tigan, shtojme hudhrat, marinaten, arren moskate, kripe, piper te zi, veren, salcen e domateve dhe uje te nxehte. I gatuajme ne kete menyre per rreth 1 ore.
Nderkohe, ne vajin e mbetur, skuqim qepet e vogla ne zjarr mesatar derisa te marrin ngjyre te arte dhe ja shtojme mishit, e mbulojme tenxheren dhe i gatuajme edhe per gjysme ore tjeter.
E sherbejme çomlekun me patate te skuqura, pilaf te bardhe dhe nje sallate jeshile.
Keshille: Per ta bere kete pjate akoma me te shijshme, shtojme edhe 5-6 kumbulla te thata.
Foto nga: http://cookinginplaingreek.com