Arkiva Etiketash: Receta me mish derri

Rolè derri klasike me patate

Rosto derri me patateRolèja e derrit me patate, eshte nje pjate e dyte klasike e cila serviret si ne raste festash, ashtu dhe kur keni miq per darke dhe doni te pregatisni diçka ndryshe nga e zakonshmja.
Perberesit

  • 1kg fileto derri
  • 100gr feta te holla pançete
  • 800gr patate
  • 2 dege rozmarine
  • pak sherebele
  • 1 qepe
  • 1 thelpi hudher
  • 200ml vere te bardhe
  • 100ml leng mishi (ose leng i pregatitur nga koncentrate viçi)
  • 4 luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Vendosim fetat e holla te pançetes njera pas tjetres duke i mbivendosur lehtesisht, vendosim siper tyre fileton e mishit te derrit, e sperkasim me pak kripe dhe piper dhe e rrotullojme rreth vetes duke formuar nje rolè. E lidhim rolène me spango kuzhine dhe e veme ne nje tave bashke me erezat (sherebelin dhe 1 dege rozmarine), 2 luge vaj ulliri, hudhren e prere holle dhe qepen ne feta te holla. Shtojme veren e bardhe dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 220°C per rreth 20 minuta. E mbulojme taven me leter alumini, ulim temperaturen e furres ne 180°C dhe e pjekim edhe per 1 ore tjeter duke shtuar pak leng mishi nese eshte e nevojshme.

Rreth gjysme ore perpara perfundimit te gatimit te rostos, shtrojme me leter furre nje tave pak me te vogel, dhe vendosim per tu pjekur patatet e qeruara dhe te prera ne kubik. I sperkasim me 2 luge vaj ulliri, pak kripe dhe degen e rozmarines per ti dhene arome.

Heqim patatet nga furra dhe i leme menjane. Heqim edhe letren e aluminit nga tava e rostos dhe e pjekim edhe per 10 minuta te tjera derisa te marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E leme te pushoje roston per rreth 15 minuta perpara se ta presim ne feta dhe ta shoqerojme me patatet e furres.

Reklama

Paella Valenciane

Origjina e Paellas, daton qe nga popujt e lashte te fshatrave te Valencias ne Spanje. Kur vinte ora e drekes, fshataret sillnin cdo gje qe kishin ne shtepi: oriz, mish, perime te ndryshme, dhe kur gjenin edhe fruta deti dhe pregatisnin kete pjate te shijshme. Emri i saj vjen pikerist nga ena ne te cilen gatuhet “Patella” e cila duhet te jete patjeter e perbere nga material hekuri!
Perberesit

  • 700gr oriz per rizoto
  • 1 pule rreth 1.2kg
  • 1l leng pule
  • 250gr mish derri pa dhjam
  • 500gr midhje te pastruara
  • 6-8 karkaleca te medhenj
  • 300gr bizele
  • 4-5 domate te pjekura
  • 2 speca
  • 1 qepe
  • 4-5 thelpinje hudhra
  • 1 gjethe dafine
  • 1 pako te vogel shafran
  • 1 limon
  • pak spec djeges pluhur
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri

Pjekim fillimisht specat ne furre ne temperature shume te larte rreth 250°C derisa lekura te marre ngjyre te erret, i vendosim ashtu te nxehta siç jane ne nje qese te cilen e mbyllim mire. Ne kete menyre, avulli qe ato do te leshojne do te bej qe lekura e specave te hiqet fare lehtesisht. I qerojme, eleminojme fijet e brendshme dhe farat dhe i presim ne shirita te holle. (per te evituar kete proçedure, mund ti blejme specat e pjekur te gatshem).

Qerojme domatet, i heqim farat e brendshme dhe i presim ne copa te vogla. Qerojme edhe qepen e hudhrat dhe i grijme shume holle.

Pulen e pastruar e ndajme ne copa (rreth 12) dhe e kaverdisim ne nje tigan te madh (akoma me mire ne tiganin enkas per Paella) me 7 luge vaj ulliri dhe pak kripe e piper derisa te kete marre ngjyre te arte. E heqim nga tigani dhe e vendosim ne nje ene te mbuluar per ta mbajtur te ngrohte.

Ne vajin e mbetur ne tigan, kaverdisim mishin e derrit te prere ne kubik te vegjel se bashku me midhjet dhe karkalecat e plote te lare, por jo te thare. Kur keta te fundit te kene marre nje ngjyre roze, i heqim te gjithe perberesit, eleminojme midhjet qe nuk jane hapur dhe i leme edhe keta perberes ne nje vend te ngrohte.

Kaverdisim hudhren dhe qepen ne yndyren e mbetur, shtojme domatet dhe bizelet dhe i leme te marrin shije ne zjarr te ulet per rreth 5 minuta. Shtojme nje gjethe dafine, shafranin e shkrire ne pak uje, pak spec te kuq djegs, kripe, piper dhe i perziejme mire duke i lene edhe per disa minuta te tjera ne zjarr. Shtojme orizin, e kaverdisim per pak sekonda derisa te kete thithur te gjithe lengun dhe shtojme lengun e pules te ngrohte. Kur te kete arritur piken e vlimit, ulim zjarrin dhe e gatuajme ne kete menyre per rreth 20 minuta apo derisa orizi te jete zbutur plotesisht. Shtojme specat, copat e pules, mishin e derrit, karkalecat, midhjet dhe i perziejme mire. E mbulojme tiganin me leter alumini dhe e fusim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 15 minuta. E sherbejme me feta limoni.

Fileto derri me patëllxhan

Fileto e derrit me patellxhan, eshte nje pjate e dyte me nje shije mjaft te veçante, duke qene se ky lloj mishi dhe patellxhanet kombinohen ne menyre perfekte midis tyre.
Perberesit

  • 700-800gr fileto derri ne nje cope te vetme
  • 1 patellxhan i madh
  • 2 domate
  • 2 thelpinj hudher
  • pak sherebele (1-2 gjethe) + per zbukurim
  • 4 luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Qerojme thelpinjt e hudhrave dhe i ndajme ne dy pjese nga ana gjatesore. Lajme nen uje te rrjedhshem dhe thajme mire gjethet e sherebeles dhe i ndajme edhe keto per se gjati. E çpojme fileton e derrit ne 4 pjese te ndryshme duke vendosur brenda seciles gjysmen e hudhres ose sherebeles.

Ne nje tigan, hedhim gjysmen e vajit te ullirit dhe kur ky te jete i nxehte, kaverdisim fileton e mishit  per rreth 5 minuta duke e rrotulluar shpesh. E rregullojme me kripe, piper dhe e gatuajme ne zjarr te ulet per rreth 50 minuta duke e kthyer here pas here nga ana tjeter dhe duke e laguar me pak uje te ngrohte.

U heqim lekuren domateve dhe i presim ne copa te medha, pastrojme patellxhanin dhe e presim ne kubik. Ngrohim vajin e mbetur ne nje tigan tjeter, shtojme kubiket e patellxhaneve, i kriposim e piperosim dhe i gatuajme per rreth 5 minuta ne zjarr te ulet duke i perziere here pas here. Shtojme edhe domatet dhe vazhdojme gatimin edhe per rreth 10 minuta te tjera. E hedhim salcen e perftuar ne tiganin ku po gatuajme mishin dhe e leme te gjithe perberjen ne zjarr te ulet per 20 minuta ne menyre qe te marri shije.

Perpara se ta presim mishin ne fileto te holla, e leme te pushoje per rreth 10 minuta me temperature ambjenti.

E servirim me salcen me patellxhan duke e zbukuruar me ndonje gjethe sherebele.

Fileto derri alla Strogonoff

Kjo pjate kaq e veçante dhe e shijshme, eshte nje recete tipike e kuzhines ruse e krijuar nga nje mjek, emri i te cilit ishte pikerisht Strogonoff, qe ka jetuar ne epoken e Marias se Rusise. Ai ishte mjeku i gjuetareve te balenave dhe thuhet se gjate nje gjuetie, te gjithe gjuetaret e Shen Peterburgut u helmuan per shkak te nje haringe polare (lloj peshku). Per kete arsye, Strogonoff e vendosi te gjithe ekuipazhin e tij nen nje diete shume strikte te perbere vetem nga orizi i ziere dhe mishi i lopes i marinuar ne pana dhe leng qepesh.

Perberesit

  • 600-700gr fileto derri pa kocke
  • 1 qepe mesatare
  • 1 thelpi hudher
  • 200gr salce domatesh
  • 200gr pana kuzhine
  • 2 luge te vogla mustarde Digione (ose mustarde tjeter te zakonshme)
  • 4 luge konjak
  • lengun e 1 koncentrate perimesh ose viçi
  • 40gr gjalp
  • pak vaj ulliri
  • 1 gjethe dafine
  • kripe
  • piper
  • pak miell

Presim filetot e derrit ne shirita rreth 2cm, i lyejme me pak miell dhe i skuqim nga te dyja anet ne gjalp dhe pak vaj ulliri derisa te kene marre ngjyre te arte. I heqim nga tigani duke lene aty yndyren e mbetur, i vendosim ne nje pjate, i kriposim dhe i mbulojme me kapak (ose me nje pjate tjeter) nderkohe qe pregatisim salcen.

Ne te njejtin tigan, kaverdisim qepen dhe hudhren te grira holla (ose te kaluara ne mikser) duke shtuar edhe pak leng koncentrate dhe gjethen e dafines. Pasi jane zbutur, i shuajme me konjak te cilin e leme te avulloje ne zjarr te larte. Shtojme salcen e domateve dhe e leme salcen te trashet per pak minuta.

Shtojme mustarden, panen e kuzhines, e rregullojme me kripe dhe piper dhe shtojme se fundi edhe mishin e lene menjane duke i perziere mire ne zjarr te ulet derisa salca te jete trashur. E leme te pushoje per disa minuta perpara se ta servirim.

Kjo pjate rekomandohet te shoqerohet me pilaf te bardhe.

Bërxollë derri me pana dhe mustardë

Sot po iu propozojme nje recete te thjeshte dhe te shijshme per te gatuar berxollen e derrit; embelsia e panes dhe shija e tharte e mustardes i japin ketij lloj mishi nje shije te perkryer.
Perberesit per 4 persona

  • 4 berxolla derri
  • 1 kuti te vogel pana kuzhine
  • 2 luge mustarde
  • 1 dege rozmarine
  • kripe
  • vaj

Rrahim lehtesisht berxollat dhe i sperkasim me pak kripe dhe rozmarine nga te dyja anet, nderkohe qe vetem nga njera ane i lyejme me mustarde. Ne nje tigan me pak vaj, kaverdisim berxollat ne zjarr te forte derisa te marrin ngjyre dhe kur te jene gati i vendosim ne nje pjate te cilen e leme menjane. Ne te njejtin tigan shtojme panen e kuzhines me 1 luge mustarde duke i perziere me kujdes derisa te formohet nje salce e lidhur. Rivendosim berxollat per rreth 1 minute ne tigan ne menyre qe shijet te bashkohen njera me tjetren dhe e servirim receten ne nje pjate te cilen e kemi shtruar me patate te ziera te prera ne rrathe apo spinaq te zier.

Bërxolla derri me pançetë

Nese doni te gatuani berxollat e derrit jo ne menyren tradicionale (te skuqura apo te pjekura ne furre), mund te provoni kete pjate e cila fale pancetes dhe veres se bardhe merr nje shije te perkryer. Perberesit qe iu nevojiten jane te paket dhe gjenden ne pothuajse cdo familje… prandaj e vetmja gje qe vertete ju nevojitet eshte deshira dhe pak kohe ne dispozicion!
Perberesit per 4 persona

  • 4 berxolla derri
  • 100gr pancete te tymosur
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • rozmarine ose sherebele
  • 1 gote vere te bardhe
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Ne nje tigan te madh skuqim me pak vaj ulliri ne zjarr te avashet thelpinjt e hudhres te shtypur derisa te leshojne aromen e tyre. I heqim nga vaji dhe shtojme panceten e prere ne rripa te holle ose ne kubik, sherebelen ose deget e rozmarines dhe berxollat e derrit. I rregullojme me pak kripe, me pak piper dhe i leme te skuqen nga te dyja anet derisa te marrin nje ngjyre te arte ne siperfaqe, shtojme nje gote vere te bardhe dhe vendosim kapakun duke i lene te gatuhen derisa vera te kete avulluar plotesisht. E servirim kete pjate te nxehte zbukuruar me ndonje dege rozmarine ose pak sherebel.

Rosto derri e mbushur me kërpudha

rosto derri me kerpudhaRosto derri e mbushur me kerpudha perben nje pjate te dyte shume te shijshme per darken/dreken e Krishtlindjeve apo te Vitit te Ri. Kjo recete mund te pregatitet edhe me mish vici, por preferohet ai i derrit pasi piqet shpejt dhe i shkon me teper mbushjes me kerpudha. Ne kete rast pjesa me e mire eshte ajo e kofshes te cilen nese e keni te paprere, mund te formoni vete fileto me trashesi rreth 2cm qe duke u rrahur do te hollohen akoma dhe me shume. Si garniture mund te sherbejne patatet me rigon receten e se cilave do ta gjeni ketu.

Perberesit per 3 rosto

  • 3 fileto derri
  • 400gr kerpudha (tipi Porcini apo Champignon)
  • 12 feta te holla panceta te tymosur
  • 3 thelpinje hudhra
  • 1 tufe majdanoz
  • 50gr gjalp
  • 4 luge vaj ulliri
  • rozmarine
  • gjethe dafine
  • kripe
  • piper
  • spango kuzhine

Fillimisht, rrahim filetot e derrit me nje rrahese mishi, i leme menjane dhe vazhdojme me pregatitjen e mbushjes me kerpudha.

Kaverdisim ne zjarr mesatar per rreth 15 minuta kerpudhat e pastruara dhe te prera ne feta me dy luge vaj ulliri, majdanozin e grire holle, pak kripe dhe pak piper.

Mbushim cdo fileto me masen e perftuar me siper, e rrotullojme ne formen e nje rolè-je, e rrethojme me feta pancete te tymosur dhe e lidhim me spango kuzhine. Keto rosto i vendosim ne tave te lyer me 2 luge vaj ulliri dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 150°C per rreth 1 ore e 30 minuta duke vendosur edhe disa gjethe dafine dhe rozmarine per arome. Duhet te kemi kujdes ti rrotullojme here pas here duke shtuar ndonje gote leng mishi apo uje nese eshte e nevojshme (per te mos u ngjitur). Ne momentin e fundit, e gradojme furren ne 300°C (apo ne maksimum) dhe i leme rostot te marrin nje faqe te kuqerremte nga te gjitha anet.

Kur receta te jete gati, i vendosim ne nje pjatance te madhe dhe i presim ne feta.

Foto nga: http://www.reveriesandsoliloquies.com/