Arkiva Etiketash: Apple recipes

Prevedè (salcë) me mollë

Nuk ka asgje me te shijshme sesa nje prevedè me molle per te shoqeruar akulloren apo ndonje embelsire tjeter te fresket! Sasia e sheqerit ne kete recete eshte thjesht rekomanduese; mund te shtoni me shume ose me pak ne varesi te embelsise se molleve apo preferencave personale.
Perberesit

  • 1kg molle te nje cilesie shume te mire (Golden, Smith etj)
  • 60gr sheqer kallamsheqeri (ngjyre kaf)
  • 50gr sheqer te bardhe
  • 250ml uje
  • lengun e 1 limoni
  • lekuren e 1/2 limoni (2-3 shirita)
  • 1 shkop te vogel kanelle
  • 1/2 luge te vogel kripe

Vendosim ne nje tenxhere te madhe mollet te cilat i kemi qeruar, i kemi hequr zemren dhe i kemi ndare ne kater pjese bashke me te gjithe perberesit e tjere dhe i ziejme per rreth 20-30 minuta.

E heqim nga zjarri, eleminojme shkopin e kanelles dhe lekurat e limonit dhe e kalojme te gjithe perberjen tjeter ne mikser per ta reduktuar ne purè.

E sherbejme prevedene me molle shoqeruar me akullore me vanilje apo me kos dhe mund ta ruajme ne akull per me shume se 1 vit.

Tortë me mollë (Apple pie)

Kur flasim per kuzhinen Amerikane, gjeja e pare qe na vjen ndermend eshte Torta me molle (Apple Pie) dhe Torta me djath (Cheescake). Pregatitja e Tortes me molle nuk eshte e veshtire; kerkon vetem pak vemendje dhe kujdes ne hapjen e brumit dhe gjate pjekjes se saj.
Perberesit per brumin

  • 300gr miell 00
  • 150gr gjalp
  • 50ml uje shume te ftohte
  • pak kripe

Perberesit per mbushjen

  • 1kg molle te verdha (Golden) ose jeshile (Smith)
  • 100gr sheqer
  • 1 luge miell
  • 1 luge te vogel kanelle
  • pak arre moskat
  • pak kripe
  • lekuren dhe lengun e 1 limoni

Per lyerje: pak qumesht

Per zbukurim: e verdha e nje veze
Fillimisht pregatisim brumin e tortes me molle duke vendosur ne nje tas miellin me pak kripe, gjalpin dhe ujin e akullt, i bashkojme te gjitha se bashku derisa te formojme nje brum homogjen te cilin e mbeshtjellim me leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per te pakten 30 minuta.