Arkiva Etiketash: Heavy cream recipes

Granitë me kafe

Granita eshte nje alternative shume e fresket dhe origjinale e akullores me origjine siciliane e perbere nga uje, sheqer dhe limon (granita me limon). Ne po iu japim receten e granita-s me kafe, teper e shijshme per t’u shijuar ne mengjes bashke me nje briosh ose disa biskota.
Perberesit per 4 persona

  • 250ml uje
  • 70gr sheqer
  • 250ml kafe moka
  • 200gr pana e fresket per tu rrahur
  • 1/2 bustine vanilje

Vendosim sheqerin, ujin dhe vaniljen ne nje tenxhere dhe e ziejme per rreth 3 minuta. E heqim shurupin nga zjarri dhe kur te jete ftohur shtojme kafen duke e perziere mire. E hedhim perberjen ne nje ene qelqi ose alumini dhe e fusim ne akull per t’u ngrire per 2-3 ore duke e perziere cdo 30 minuta derisa te formohen kristale akulli te medha.

Reklama

Pastë e ftohtë me bajame

Kjo paste e ftohte eshte nje embelsire shume e fresket dhe e rafinuar, por mbi te gjitha e lehte ne pregatitje. Ne keto dite te nxehta, ku te shijosh dicka te ftohte eshte bere gati e detyrueshme, receta me poshte eshte nje zgjidhje e shijshme dhe e zgjuar. Mund ta pregatisni per raste festash, ne dreka te rendesishme apo thjesht diten e diele per te shijuar dicka ndryshe.
Perberesit per 8 persona

  • 400gr pana per t’u rrahur
  • 5 veze
  • 12 luge uje
  • 8 luge sheqer
  • 2 luge fruta te sheqerosura (ose 10 qershi te sheqerosura)
  • 2 luge bajame ose lajthi te grira
  • 30gr cokollate te zeze
  • pak kripe

Zhysim bajamet ne uje te nxehte per t’i hequr lekuren dhe i presim holle.

Ne nje tas rrahim te verdhat e vezeve derisa perberja te marre nje ngjyre te hapur. Ne nje ane leme dy nga te bardhat e vezeve te cilat do t’i perdorim me vone.