Arkiva Etiketash: Receta me pistil

Tave me pistil

Perberesit per 4 persona

  • 500gr mish qengji
  • 4 kokrra qepe mesatare
  • 2 domate mesatare
  • 100gr oriz
  • 100gr pistil
  • kripe
  • piper

Fillimisht presim mishin e qengjit ne thela mesatare dhe e vendosim te zieje per rreth 20 minuta.

Ne nje tigan kaverdisim qepet e grira holle derisa te marrin nje ngjyre te arte, shtojme domatet e prera ne kubik te vegjel, orizin, lengun e mishit, kripe, piper dhe i leme ne kete menyre te ziejne per rreth 15 minuta. Pas perfundimit te zierjes shtojme edhe pistilin te cilin fillimisht e kemi regjur per 10 minuta ne uje te ngrohte dhe e kemi  grire ne copa shume te vogla.

Reklama

Pistil me kumbulla

Pistili eshte nje mase xhelatinoze e cila pregatitet me kumbulla shume te pjekur dhe perdoret per tava te ndryshme sidomos ato te pregatitura ne krahinen e Elbasanit. Kumbullat pastrohen nga berthamat, zihen pak derisa te shperbehen dhe lengu te trashet (rreth 20 minuta). Me pas hapen ne tave ne formen e nje pete dhe thahen ne diell. Gjate perdorimit te pistilit neper receta te ndryshme, ai fillimisht regjet ne uje te ngrohte dhe me pas pritet ne copa te vogla.