Arkiva Etiketash: Receta me proshutë krudo

Shportëza proshute krokante me krem djathi dhe dardha

SHporteza proshute krokanteKjo recete eshte nje antipaste shume e shijshme dhe e rafinuar e cila i pershtatet shume mire si nje feste, ashtu dhe nje darke midis miqsh.
Perberesit per 10 shporteza proshute

  • 20 feta proshute krudo (rreth 200gr) ose feta pançete
  • 10 luge djath kremoz (i tipit filadelfia, robiola, stracchino, gorgonxola, krem maskarpone etj)
  • 3 dardha (kesaj recete i shkojne me shume ato te tipit Abate ose Williams)
  • 30gr arra ne copeza te vogla
  • pak leng limoni
  • disa gjethe rukola per zbukurim
  • piper te zi te sapobluar

Veshim 10 forma per muffin me nga dy feta proshute krudo duke i kryqezuar midis tyre dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 15 minuta, apo derisa proshuta te rezultoje krokante.

Lajme mire dardhat, i qerojme, i presim ne shkopinj ose ne kubik te vegjel dhe i lagim me pak leng limoni qe te mos nxihen duke i lene menjane.

Nderkohe nxjerrim nga furra shportezat e proshutes dhe i leme te ftohen ne temperature ambjenti.

Mbushim çdo shportez me nga nje luge djath kremoz, disa shkopa dardha dhe disa arra ne copeza te vogla. E sperkasim te gjithen me pak piper te zi te sapobluar dhe i servirim te zbukuruara me pak rukola.

Foto nga: http://www.candycake.it/

Fileto pule alla Valdostana

Kjo pjate eshte tipike e zones se Val d’Aosta ne veri te Italise, dhe kombinon ne menyre perfekte perberesit e ketij vendi: veren e bardhe, proshuten dhe djathin fontina. Nese dita qe po kaloni eshte e ftohte dhe keni pak kohe ne dispozicion per te gatuar,  atehere kjo recete eshte posacerisht per ju!

Perberesit

  • 4 fileto pule
  • 4 luge gjalp pa kripe
  • 1/4 gote vere te bardhe
  • 4 feta proshute krudo (ose spek, ose proshute te pjekur)
  • 4 feta te holla djath fontina (ose djath tjeter qe shkrin)
  • 4 thelpi hudher te paqeruara
  • miell per lyerje
  • kripe
  • piper

Rrahim si fillim filetot e pules te vendosura midis dy letrave celofoni ne menyre qe te behen sa me te holla (1-2 cm). Ne nje pjate te thelle, bashkojme miellin, kripen dhe piperin duke i perziere se bashku.

Ne nje tigan te gjere, shkrijme gjalpin, kaverdisim lehtesisht thelpinjte e hudhres dhe shtojme filetot e pules te kaluara ne miell dhe te shkundura mira derisa te marrin ngjyre te arte nga te dyja anet (rreth 4 minuta per cdo ane). I shuajme me veren e bardhe dhe i leme ne kete menyre derisa lengu te trashet duke i kthyer here pas here nga ana tjeter. Nese lengu trashet se tepermi, shtojme disa luge uje te nxehte.

E ulim zjarrim ne maksimum dhe vendosim mbi cdo fileto pule proshuten krudo dhe djathin fontina, i veme kapakun dhe i leme ne kete menyre derisa djathi te shkrihet (rreth 3 minuta). Perpara servirjes, e sperkasim me pak piper te zi ne siperfaqe dhe e sherbejme.
Vera e keshilluar: Kjo pjate do te shkonte shume mire me nje vere te bardhe Pinot Grigio e vitit 2005 e prodhuar ne Alto Adige.
*Keshille: Nese tigani juaj nuk ka kapak, mund ti vendosni filetot ne pjesen e siperme te furres derisa djathi te shkrije

Shkopinj me proshutë krudo

Nese deshironi qe ne tavolinen tuaj festive te kete gatime te vecanta, atehere kjo eshte nje nga recetat e duhura. Provoni keta shkopinj te shijshem me proshute krudo, te cilat shoqeruar me salcen tuaj te preferuar do ta bejne atmosferen me te gezueshme.
Perberesit per rreth 12 shkopinj

  • 250gr miell 00
  • 200ml qumesht
  • 50gr ullinj te zinj te prere ne copa te vogla
  • 6 feta proshute krudo
  • 1 luge te vogel maja birre
  • 2 luge vaj ulliri
  • 2 luge te vogla rozmarine te grire (ose 2 gjethe rozmarine te prera holle)
  • salce per shoqerim

Vendosim qumeshtin dhe vajin e ullirit per t’u ngrohur, por pa marre vale.

Ne nje ene te thelle perziejme miellin me majane e birres dhe shtojme pak nga qumeshti i ngrohte derisa te formohet nje brum i bute dhe qe nuk ngjit ne duar. E transferojme kete brum ne tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe e punojme per rreth 5 minuta ne menyre qe te behet elastik. E leme te vije ne nje ambjent larg korrenteve te ajrit per 30 minuta.