Arkiva Etiketash: Receta me proshutë të pjekur

Tortë e kripur me kungulleshka

Kjo torte kaq e shijishme dhe e thjeshte ne pregatitje, i pershtatet fare mire festave me shume njerez duke e prere ne kubik te vegjel apo nje dreke/darke te zakonshme ne familje. Gjithashtu perberesit mund t’i hiqni apo t’i shtoni sipas preferences suaj. Nje gje eshte e sigurt: shija do te jete e perkryer!
Perberesit per nje torte mesatare

  • 1 pete sfoljate ose brume te shkrifet
  • 4-5 kungulleshka (ne feta te rrumbullakta)
  • 1/2 qepe (te prere holle)
  • 3 veze
  • 2 karrota (ne kubik te vegjel)
  • 1 pako filadelfia ose 100gr rikota (gjize pa kripe)
  • 100gr proshute e pjekur (ne kubik te vegjel)
  • 125 ml pana kuzhine (fakultative)
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri

Si fillim, presim qepen shume holle (ose perdorim mikserin) dhe e kaurdisim ne pak vaj ulliri. Shtojme karrotat e prera ne kubik dhe pas 2-3 minutash shtojme proshuten ne kubik dhe fetat e kungulleshkave. I leme te gjithe perberesit te gatuhen sebashku per disa minuta, por duke mbajtur gjithmone parasysh qe kungulleshkat dhe karrotat te jene pak krokant (gjysme te gatuar). Ne kete moment i rregullojme me kripe dhe piper. Heqim menjane disa feta kungulleshkash te cilat do t’i perdorim per zbukurim.

Rolè proshute në petë sfoljat

role proshutePo iu prezantojme nje antipaste te shijshme te cilen mund ta pregatisni shume mire ne raste festash. Nese keni kohe, provoni ta beni ne shtepi salcen beshamel, perndryshe blijeni te gatshme ne kuti; keshtu do te kurseni te pakten 15 minuta.

Perberesit per 8 byrek te vegjel

Pregatisim rreth 300ml beshamel (me 300ml qumesht) sipas recetes qe do ta gjeni ketu, ose mund te perdorim ate te gatshmen. I shtojme nje te verdhe veze, djathin kackavall te grire, kripe, pak piper dhe pak arre moskat. Me kete salce te perftuar lyejme fetat e proshutes dhe i rrotullojme ne vetvete.

Ne tavolinen e punes hapim peten sfoljat dhe e ndajme ne 8 pjese te barabarta brenda se cilave vendosim rolète e proshutave. I mbyllim mire anet me ndihmen e nje piruni dhe lyejme siperfaqen e tyre me te verdhen tjeter te vezes. I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20 minuta.

Foto nga: http://www.whitegunpowder.com/

Rolè proshute të shijshme

Keto rolè, kaq te thjeshta per tu pregatitur dhe kaq te shijshme ne te njejten kohe, jane te preferuara si nga te rriturit ashtu dhe nga femijet. Mjafton te merrni disa feta proshute te pjekur, ti lyeni me djath kremoz (tipi filadelfia) dhe shtoni cfare te deshironi: kerpudha, domate, ullinj, borzilok, majdanoz etj. Variantet jane te shumte, zgjedhja iu takon ju! Me poshte po paraqesim nje nga tipet me te perhapura te rolève, ato me ullinj dhe domate.

Perberesit

  • 8 feta proshute te pjekur
  • 200gr djath kremoz (tipi filadelfia)
  • 15 ullinj jeshil
  • ½ domate
  • 2 luge qumesht
  • disa gjethe borzilok (ose majdanoz)
  • kripe
  • piper

I heqim berthamen ullinjeve dhe i presim ne copeza te vogla; presim ne kubik te vegjel domatet dhe grijme holle borzilokun.

Ne nje ene punojme djathin kremoz me qumeshtin, shtojme pak kripe dhe piper derisa te perftojme nje krem i cili hapet shpejt mbi fetat e proshutes. Shtojme ullinjte, domatet, borzilokun dhe i perziejme te gjitha bashke.

Me kete mase lyejme fetat e proshutes te cilat i rrotullojme derisa te formohen rolète qe i fiksojme me kunja dhembesh (si ne figure).

E servirim kete antipaste ne nje pjate te madhe te zbukuruar me gjethe sallate te fresket.

Tost në furrë

Keto toste mund te sherbejne si antipaste apo si nje mini vakt ne cdo moment te dites.

Perberesit

  • 8 feta pankarrè (buke per tost)
  • 8 feta te holla proshute te pjekur
  • 1 djath mocarela mesatare
  • 1 domate mesatare
  • rigon
  • kripe
  • piper

Si fillim, ndajme buken e tostit ne dy pjese, horizontalisht ose diagonalisht.

Presim mocarelen ne 8 feta te barabarta dhe bejme te njejten gje me domaten pasi e kemi lare mire dhe i kemi hequr farat. Mbi fetat e bukes vendosim nje fete proshute, me pas domaten e ne fund mocarelen. E rregullojme te gjithen me kripe, piper dhe pak rigon.

I vendosim tostet ne tave dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 15 minuta derisa buka te kete marr ngjyre te arte e te jete bere krokante dhe mocarela te kete shkrire.