Tag Archives: Receta me proshute

Byrek i hapur me kungull të njomë

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Byrek i hapur me kunguj te njome2

Kemi hyre zyrtarisht ne sezonin veror, atehere kur buka me vete ne plazh te shijon me shume se çdo gje tjeter. Eshte koha te shlodhemi nen hijen e pishave te gjithe bashke duke organizuar nje piknik ne ajer te paster me ato qe pergatisim me duart tona. Receta qe do tju prezantoj me poshte, i pershtatet mrekullisht kesaj kohe: kungulli i njome eshte ne kulmin e shijes se tij ndersa borziloku i jep freski. Jeni gati te perveshni menget?

Perberesit per nje tave me diameter 26cm

  • 1 pete sfoljate e gatshme (ose pergatiteni sipas recetes tone ketu)
  • 1kg kunguj te njome, ne feta te rrumbullakta
  • 1 qepe e vogel, e grire holle
  • 3 feta proshute, ne copeza te vogla
  • 4 veze
  • 200ml pana kuzhine
  • 100gr djathe guda, ne kubik
  • disa gjethe borzilok
  • vaj ulliri ekstra i virgjer
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Pergatisim fillimisht mbushjen duke kaverdisur ne vaj ulliri ekstra te virgjer qepen derisa te rezultoje transparente. Shtojme kungujt e njome, proshuten dhe vazhdojme gatimin edhe per pak minuta ne zjarr mesatar. Shtojme pak uje (rreth 1 filxhan kafe) dhe i gatuajme kungujt me kapak te mbyllur derisa te zbuten duke i rregulluar ne fund me kripe, piper te zi te sapobluar dhe borzilok te fresket. E leme masen te ftohet.

Ne nje tas, rrahim vezet, shtojme panen e kuzhines dhe vazhdojme rrahjen.

Shtrojme ne tave peten sfoljate dhe e çpojme lehtesisht me dhembet e nje piruni ne fundin e saj. Shtojme perberjen me kunguj, qepe dhe proshute dhe siper hedhim kremin me veze dhe pana. Shperndajme ne siperfaqe kubiket e djathit dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth gjysme ore. Presim te ftohet plotesisht perpara se ta presim dhe ta sherbejme.

Byrek i hapur me kunguj te njome1

Ruajtja: Byreku i hapur me kunguj te njome mund te ruhet ne frigorifer per maksimumi 2 dite mbuluar me qese transparente ose mund te ruhet ne ngrirje i ndare ne feta.

Byrek i hapur me kunguj te njome3

Advertisements

Role buke me proshute dhe djath filadelfia

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Role buke

Rolète e bukes jane nje antipaste shume e thjesht per tu pregatitur dhe mjaft dekorative te cilat mund te serviren ne çdo feste, per shembull ne ditelindjen e femijeve tuaj. Mund ti mbushni brenda me çfare te deshironi duke realizuar keshtu si versionin e kripur ashtu dhe ate te embel. Perberesit per 40 rolè

  • 5 feta buke tosti (veçanerisht kesaj recete i pershtatet buke per tramezzini)
  • 10 feta proshute te pjekur (ose çfare proshute/sallami qe deshironi)
  • 10 feta djath
  • 1/2kuti djathi filadelfia.Vendosim nje fete buke tramezzini ne nje leter celofoni dhe e hapim me okllai derisa te ngjeshet. E lyejme me djath filadelfia, vendosim dy feta proshute siper, 2 feta djathi dhe e mbeshtjellim ne forme rolèje nga ana me e shkurter. E mbeshtjellim rolène e bukes me leter alumini dhe e vendosim ne frigorifer per 2-3 ore. Te njejten proçedure ndjekim edhe me fetat e tjera te bukes. Pasi ka kaluar koha e qendrimit ne frigorifer, e presim çdo rolè ne 8 pjese dhe e servirim bukur.

Per nje version me baze peshku: gjalp + salmon te tymosur ose majoneze + peshk ton + copeza te vogla ullinjsh

Per nje version vegjetarian: djath filadelfia + rukola.

Per nje version te embel: krem nutela + copeza lajthie.

Foto nga: http://www.cookingforbusymums.com/