Arkiva Etiketash: Receta me salce soje

Fileto pule me salcë soje

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Fileto pule me salce soje

Fileto e pules me salce soje eshte nje pjate e dyte shume shijshme, e shpejte per tu gatuar dhe teper e thjeshte. Nese keni menduar nje darke me shije orientale, perfshini ne menune tuaj edhe kete recete dhe rezultati do te jete fantastik! Ka nje shije paksa te embel e cila eshte tipike e kuzhines kineze. Shkon mrekullisht me pilafin, me perime te ziera ose me sallate jeshile.

Perberesit

  • 4 fileto pule
  • 6 luge gjelle salce soje
  • 1 filxhan çaji uje
  • 1 luge gjelle sheqer kaf
  • 1 luge çaji xhinxher pluhur
  • 1 luge çaji hudher pluhur
  • fara speci te kuq djeges
  • fara susami
  • bishta qepesh te njoma, vetem pjesa e gjelber
  • pilaf per shoqerim
  • vaj ulliri

Fileto pule me salce soje1

Kaverdisim filetot e pules ne pak vaj ulliri derisa te marrin ngjyre nga te dyja anet. I vendosim ne nje pjate duke i lene menjane nderkohe qe pergatisim salcen:
ne te njejtin tigan perziejme ne zjarr te ulet salcen e sojes, ujin, sheqerin kaf, xhinxherin pluhur, hudhren pluhur dhe pak spec te kuq djeges derisa sheqeri te shkrije. Nuk ka nevoje te shtojme kripe pasi salca e sojes eshte vet e kripur.
Kur sheqerit te kete shkrire plotesisht, shtojme filetot e pules dhe i leme te marrin shije duke i kthyer nga ana tjeter.

E shoqerojme fileton e pules me salce soje me pilaf tradicional (si ne rastin tim) ose me sallate jeshile, purè patatesh, perime te ziera etj. E sperkasim ne siperfaqe me bishta qepesh te njoma, fara susami dhe fara speci djeges.

Reklama