Tag Archives: Sausage recipes

Takos të shpejtë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

takos te shpejte

Nese ju pelqen kuzhina meksikane apo ajo tex-mex, mos e lini pa provuar kete recete te shijshme dhe shume te thjesht per tu pregatitur. Tako (taco) eshte nje pjate tipike meksikane e perbere nga nje lloj pite misri e cila mund te jete krokante ose e bute (soft shell/hard shell). Ndryshe nga tortija (tortilla) e cila ka nje dimension me te madh, tako eshte me vogel ne diameter, afersisht 20cm. Mbushja mund te behet me mish, pule, peshk, fruta deti apo vegjetariane. Zgjidhni perberesit qe i pershtateten me se miri shijes se familjes suaj. Me poshte po ju tregoj variantin tim:

Perberesit per 10 takos

  • 10 pite misri te forta
  • 500gr salçiçe e fresket puljeze (mund te perdorni edhe salçiçe normale, mjafton te jete e fresket)
  • 3 luge gjelle salce domatesh
  • piper i zi i sapobluar
  • spec i kuq i embel (paprika)
  • spec i kuq djeges

..per salcen me avokado (guakamole)

  • 1 avokado e pjekur mire (e bute)
  • 5 domate qershize, te prera holle
  • 1 qepe e njome, e prere holle
  • lengun e 1/2 limoni jeshil
  • 1/2 tufe majdanoz (nese gjeni koriander akoma me mire), e grire imet
  • vaj ulliri

…per salcen me kos

  • 3 luge gjelle salce kosi
  • 1 luge gjelle kos
  • lekuren e 1 limoni jeshil te grire

Pregatisim perberjen me salçiçe duke eleminuar lekuren e holle qe i rrethon dhe duke i ndare ne copa te vogla. I vendosim ne tigan ne zjarr te larte pa vaj dhe fillojme ti shtypim me dhembet e nje piruni derisa te ndryshojne ngjyre, te leshojne yndyren e tyre dhe te skuqen. Shtojme salcen e domateve, specin e kuq djeges, specin e kuq te embel, piperin e zi dhe i heqim nga zjarri duke i vendosur ne nje tas.

Pregatisim salcen me avokado: shtypim avokadon me dhembet e nje piruni, shtojme domatet qershize, qepen e njome, lengun e limonit jeshil, majdanozin dhe pak vaj ulliri duke i perziere shume mire.

Pregatisim salcen me kos: perziejme ne nje ene salcen e kosit me kosin dhe lekuren e limonit jeshil.

Marrim pitet e misrit te gatshme dhe i mbushim ne fillim e nje luge gjelle salçiçe, nje luge çaji salce me avokado dhe pak salce me kos.

Advertisements

Tortë e kripur me brokoli dhe salçiçe

Torte e kripur me brokoli dhe salciceJemi ne fundin e stines se brokolit, prandaj pse te mos e perdorim kete perim te pasur me vitamin C dhe antioksidant? Receta e meposhtme, eshte nje nderthurje midis tortes se kripur dhe pices, te ciles nuk i eshte shtuar djath mocarela per te mos e renduar me shume. Perberesit per nje tave 25cmx30cm

  • 500gr brume pice (receten e gjeni ketu)
  • 300gr lule brokoli
  • 100gr salçiçe te fresketa
  • 1 thelpi hudher
  • 1 luge te vogel paprika (spec te kuq te embel)
  • pak djath kaçkavall te grire
  • vaj ulliri
  • kripe

Ziejme ne uje me pak kripe per rreth 5 minuta lulet e brokolit, i kullojme dhe i leme menjane. Ne nje tigan, kaverdisim me nje luge vaj ulliri hudhren e prere ne feta te holla, shtojme salçiçet te cilave u kemi hequr lekuren dhe i kemi ndare ne copa te vogla dhe i kaverdisim derisa te marrin ngjyre nga te gjitha anet. Shtojme lulet e brokolit, i sperkasim me pak paprika dhe e ngreme zjarrin ne maksimum ne menyre qe te marrin shije dhe te avulloje uji i tepert, per rreth 2 minuta. Lyejme me vaj ulliri taven ne te cilen do te pregatisim torten e kripur dhe hapim mbi te brumin e pices. Hedhim siper perberjen me brokoli dhe salçiçe, e sperkasim me pak vaj ulliri dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 20 minuta, 5 minutat e fundit e sperkasim edhe me djathin kaçkavall te grire. E presim ne copa dhe e sherbejme menjehere.

Lakër e bardhë me salçiçe

Kete pjate mund ta sherbeni si garniture per mishin e kuq apo mund ta servini edhe si pjate te vetme nese shtoni sasine e perberesve. Falenderojme Elona Racaku per kete recete!
Perberesit

  • 1 koke laker e bardhe
  • 1/2kg salçiçe fshati te pagatuara
  • 1 qepe
  • gjysme gote vere e bardhe
  • 1/2 liter uje (ose leng perimesh)
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper i zi

Ne nje tigan te thelle skuqim qepen e grire holle ne vaj ulliri derisa te zbutet dhe te rezultoje transparente. Shtojme salçiçet te cilave i kemi hequr lekuren dhe i kaverdisim mire. E shuajme te gjithe masen me veren e bardhe dhe ngreme zjarrin ne menyre qe vera te avulloje. Shtojme lakren e prere ne copa te vogla dhe e leme ne kete menyre derisa lakra te jete vyshkur duke e perziere here pas here.

Ne kete moment shtojme gjysme liter uje (ose leng perimesh), e mbulojme me kapak dhe e leme te zieje derisa yndyra te dale ne siperfaqe. E rregullojme me kripe dhe piper te zi dhe e sherbejme te ngrohte.

Sallatë spanjolle (Amanida)

Kushdo qe ka qene ne Spanje, dhe sidomos ne Barcelone, nuk mund te kete lene pa provuar kete sallate te shijshme e cila mund te konsumohet fare mire edhe si pjate e vetme. Pervec kesaj, ajo mund te shoqeroje fare mire tapas te ndryshme apo antipasta.
Perberesit

  • 1 tufe sallate marule (ose sallate jeshile ne mungese te saj)
  • 2 veze te ziera fort (per rreth 7 minuta)
  • 2 dege selino
  • 2 qepe te njoma
  • 100gr salçiçe e pjekur (ne Spanje e gjeni nen emrin “Butifarra”)
  • 50gr proshute te pjekur
  • 3 açuge nen vaj
  • uthull
  • kripe
  • salce aioli per shoqerim

Lajme mire te gjitha perimet, pra sallaten marule (ose jeshile), deget e selinose dhe qepet e njoma. Ne nje tas te madh vendosim sallaten e prere holle (ose te ndare me dore), qepet e njoma te prera ne rrathe, deget e selinose te prera per se gjati ne shirita te holle dhe proshuten e pjekur ne kubik te vegjel. E rregullojme sallaten me pak kripe dhe uthull dhe e perziejme mire.

Shtojme edhe açuget e salçiçen te prera ne copeza shume te vogla dhe vezet e ziera te prera ne feta. Prane sallates vendosim edhe nje tas te vogel me salcen aioli me te cilen e shoqerojme.

(recete marre nga: La cocina Catalana)

Makarona me brokoli dhe salçiçe të freskëta

Perdorimi se bashku i brokolit dhe salçiçeve (atyre te fresketa) eshte nje nga ato kombinime qe askush nuk mund ta refuzoj. Kjo pjate rekomandohet te gatuhet vecanerisht ne periudhen e ftohte te vitit, pasi eshte paksa kalorike, por me nje shije teper te veçante.
Perberesit

  • 350gr makarona te shkurtra
  • 400gr lule brokoli te fresketa ose te ngrira
  • 2 salçiçe te fresketa (rreth 80gr secila)
  • 1/2 gote vere te bardhe
  • 1 qepe e vogel
  • 2 thelpinj hudher
  • kripe
  • pak spec te kuq djegs
  • vaj ulliri

Ziejme si fillim ne uje me pak kripe lulet e brokolit per rreth 10 minuta.

Nderkohe ne nje tigan te gjere, kaverdisim ne pak vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira holle (ose te kaluara ne mikser), shtojme salçiçet te cilave i kemi eleminuar lekuren dhe i kemi ndare ne copa te vogla dhe i leme ne kete menyre per rreth 5 minuta ne zjarr te avashem duke i shtypur me dhembet e nje piruni. E shuajme te gjithe perberjen me veren e bardhe, ngreme zjarrin dhe e leme veren te avulloje plotesisht.

Shtojme edhe brokolit e kulluar nga uji i tepert, e rregullojme salcen me pak kripe dhe spec te kuq djegs (nese nuk ju pelqen mund edhe ta eleminoni), shtojme disa luge uje te nxehte dhe e leme te gjithe masen te gatuhet per rreth 15 minuta ne zjarr te ulet.

Gjate kohes qe gatuhet salca, vendosim makaronat per tu ziere per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion.

Ne momentin qe te dy perberesit jane gati, hedhim makaronat tek salca me brokoli dhe salcice dhe i leme per 3-4 minuta ne zjarr te ulet duke i perziere shpesh. I servirim te ngrohta.

Makarona flutur me salçiçe, kungull dhe djath bebe

makarona me kungull dhe salcice

Sot po iu paraqesim nje recete te thjeshte dhe shume te shijshme te cilen mund ta pregatisni edhe ne momentin e fundit. Behet fjale pikerisht per makaronat flutur, nje forme kaq e dashur per femijet, te cilat nen shijen e salçiçes dhe te djathit bebe do te shnderrohen ne nje pjate te preferuar prej tyre.

Perberesit

  • 300gr makarona flutur
  • 400gr kungull, ne kubik te vegjel
  • 100gr salçiçe te fresket, te ndare ne copa
  • 4 djath bebe
  • 1 luge gjelle gjalp
  • sherebel te freket ose te thate (ose borzilok)
  • kripe
  • piper
  • djath te grire per sperkatje

Ne nje tigan te vogel, kaverdisim pa yndyre copezat e salçiçes se fresket derisa te marrin ngjyre nga te gjitha anet. (salçiçet do te skuqen ne yndyren qe ato vet leshojne).

Ne nje tjeter tigan, kaverdisim kungullin me gjalpin dhe pak sherebele. Nese shija e sherebeles ju duket shume e forte (im bir nuk e pelqen fare) mund ta zevendesojme me borzilok. E rregullojme me kripe, piper, shtojme pak uje dhe e leme te zbutet per disa minuta.

Nderkohe, ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen qe tregohet ne konfeksion.

Kur kungulli te jete gatuar plotesisht, e shtypim pak me pirun derisa te formohet nje lloje pureje, i shtojme salçiçen, djathin bebe dhe se fundi makaronat qe i kemi kulluar. I perziejme mire te gjithe perberesit dhe e sherbejme kete pjate duke e sperkatur me djath te grire apo sherebel/borzilok.

*Keshille: Ne vend te makaronave flutur, mund te perdorni forma te tjera makaronash mjafton qe ato te jene te shkurtra si guaska, kacurrela etj.

Foto nga: https://themeathouseblog.files.wordpress.com