Arkiva Etiketash: Squid recipes

Sepie me bizele

Sepiet me bizele perbejne nje pjate te dyte shume te perhapur sidomos ne Itali, te cilat pregatiten me domate dhe vere te bardhe.  Ne receten origjinale perdoren domate te fresketa dhe te qeruara nga lekura, ose dy apo tre luge salce domatesh sa per ti dhene pjates nje ngjyre te kuqe. Kjo recete eshte e lehte dhe preferohet nga ata persona qe nuk deshirojne te konsumojne shume yndyre, por ne te njejten kohe nuk heqin dore nga shija dhe aroma.
Perberesit per 4 persona

  • 1kg sepie te pastruara
  • 500gr bizele te fresketa apo te ngrira
  • 1 qepe
  • ½ liter leng te pregatitur nga koncentrate perimesh
  • ½ gote vere te bardhe
  • 4 luge vaj ulliri
  • 2 luge salce domatesh
  • 2 luge majdanoz te grire
  • kripe
  • piper

Sepiet e pastruara me pare i presim ne unaza nese jane te medha, apo i leme te paprera nese jane te vogla. Ne nje tigan hedhim vajin e ullirit, shtojme qepen e grire holle dhe e leme derisa te marre ngjyre te arte. Pas kesaj shtojme sepiet , i kriposi, i piperosim dhe i shuajme me gjysme gote vere te bardhe. Kur kjo e fundit te kete avulluar plotesisht, shtojme pak nga pak lengun e perimeve dhe i leme perberesit te ziejne per rreth 15 minuta te mbuluar me kapak.

Pasi ka kaluar kjo kohe, shtojme majdanozin e grire holle, bizelet e fresketa (ose te ngrira), 2 luge salce domatesh dhe i leme te gatuhen perseri edhe per 30 minuta ne tjera ne zjarr te avashem duke i shtuar nese eshte e nevojshme leng tjeter perimesh. Perpara se te fikim zjarrim i rregullojme me kripe dhe piper dhe i sherbejme menjehe

Advertisements

Rizoto me fruta deti

Rizoto me fruta deti eshte nje pjate tipike italiane, e perhapur gjeresisht edhe ne restorantet e vendit tone.  Mund te shijohet si ne stinen e veres ashtu dhe ne ate te dimrit, sidomos ne raste te vecanta te nje  darke/dreke ku jane te ftuar shume miq. Pregatitja e saj nuk eshte e komplikuar, ndryshe nga c’mund te duket; mjafton qe peshku te jete i fresket, te keni pak kohe ne dispozicion dhe mbi te gjitha te keni pak durim. Rizoto me fruta deti qe ju propozojme ne kete recete pregatitet me midhje, vongole, kallamare dhe karkaleca. Por gjithcka varet nga pelqimi juaj dhe nga ajo se cfare arrini te gjeni te fresket ne treg!
Perberesit per 4 persona

  • 1liter leng i pregatitur me peshk ose me koncentrate peshku apo perimesh
  • 1 gote vere te bardhe
  • 400gr oriz per rizoto (tipi Arborio)
  • 200gr karkaleca
  • 400gr midhje
  • 400gr vongole
  • 400gr kallamar
  • 1 karrote te vogel
  • 1 kembe selinò
  • 1 luge gjelle majdanoz
  • 1 thelb hudher
  • 1 qepe mesatare
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Gjeja e pare qe duhet bere per pregatitjen e rizotos me fruta deti eshte te pastrojme peshkun. Midhjet: i pastrojme duke i ferkuar me nje tel enesh per ti hequr papastertite apo “fijet” qe permbajne ne siperfaqe. Vongolet: i zgjedhim nje nga nje duke eleminuar ato te thyerat dhe i vendosim ne nje tas plot me uje te ftohte (me mire nese i vendosim 1 nate perpara). Kallamaret: i pastrojme, i heqim lekuren dhe i lajme nen uje te rrjedhshem, me pas i presim ne unaza. Karkalecat: i qerojme, i lajme dhe i leme ne nje ane.

Tavë balte me sepie (ose kallamarë)

Tavat e baltes me sepie dhe kallamare jane shume te kerkuara sidomos ne vendin tone ne restorantet e peshkut. Eshte kthyer tashme ne nje tradite, sepse kane nje shije vertete te vecante dhe i pershtaten pothuajse cdo kerkese. Duke pare edhe interesin tuaj per kete pjate kaq te shijshme, ja ku po jua servirim, mjafton deshira per te gatuar!
Perberesit per 4 persona

  • 800gr kallamare te vegjel (ose sepie) te pastruara
  • 1 qepe mesatare
  • 1 karrote
  • 2 kembe selinoje
  • 2 thelpinje hudher
  • 50gr gjalp
  • 1 gote vere te bardhe
  • 4 luge salce domatesh
  • majdanoz
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Si fillim presim shume holle qepen, karroten dhe kembet e selinose bashke me hudhren dhe majdanozin (ose I grijme ne mikser). I vendosim te gjitha te kaverdisen ne nje tigan me pak vaj ulliri dhe gjalp per 2-3 minuta. Pas kesaj, i shuajme me vere te bardhe dhe presim derisa kjo e fundit te avulloje plotesisht.

Sepie të mbushura me djath të fortë dele (pecorino)

Sot do te pregatisim sepiet e mbushura me djath te forte dele, apo sic quhet italisht pecorino. Kjo eshte nje menyre alternative per te shijuar kete peshk te shijshem, receta te tjera te te cilit do ti gjeni ketu. Mos zgjidhni rrugen me te thjeshte duke i skuqur ato, te alternosh ushqimin do te thote shije dhe ciliesi ne te ngrene!
Perberesit per 4 persona

  • 1kg sepie
  • 2 simite te thara
  • 2 veze
  • 1 luge kaperi
  • 1 luge acuge
  • 1 thelb hudher
  • 1 luge majdanoz
  • djath te forte dele (pecorino)
  • kripe
  • piper
  • salce domatesh
  • ndonje domate qershize per zbukurim

Pregatisim si fillim mbushjen e sepieve duke lagur simitet ne uje dhe duke i copetuar me dore. Ketij perberesi i shtojme vezet, majdanozin, acuget e ndara ne copeza, kaperit, hudhren e grire holle, kripen, piperin dhe pecorino-n e grire.