Arkiva Etiketash: Surimi recipes

Antipastë meksikane

Nje antipaste e shijshme e ngjashme me salcen guakamole, me tipiken e kuzhines tex-mex. Paraqitja e kesaj recete eshte me e bukur, me praktike (pasi serviret ne gota te vecanta per çdo person), dhe eshte ideale per te filluar si duhet nje darke meksikane.
Perberesit

  • 1 avokado e pjekur mire
  • 1 mango pak e pjekur
  • 2 limona jeshil
  • 200gr tul gaforre
  • 2cm xhinxher te fresket
  • 3 luge vaj ulliri
  • pak spec djegs pluhur
  • kripe
  • 100gr patatina nachos per shoqerim

Qerojme avokadon, e ndajme ne dy pjese duke eleminuar berthamen, e presim ne copa dhe e kalojme ne mikser me pak kripe, dy luge vaj ulliri, lengun e gjysme lime dhe pak spec te kuq djegs duke perftuar keshtu nje salce homogjene. E shperndajme salcen ne 4 gota te shkurtra qelqi te cilat i leme menjane.

Presim tulin e gaforres ne copa, e hedhim ne nje tas dhe e sperkasim me vajin e ullirit te mbetur, pak kripe, xhinxherin e qeruar e te grire, lengun e gjysmes se mbetur te limes dhe lekuren e gjysme lime. E perziejme mire dhe e vendosim kete perberje siper salces me avokado.

Qerojme mangon, dhe me ndihmen e nje qeruesi patatesh, perftojme shirita shume te holle te cilet i rregullojme me pak kripe dhe pak spec djeges dhe i vendosim edhe keto siper kremit me avokado.

I zbukurojme gotat me feta lime dhe e sherbejme te shoqeruar me patatina nachos.

Advertisements

Makarona me tul gaforre dhe kungulleshka

Kjo pjate ka nje shije teper delikate, te cilen ia jep vecanerisht tuli i gaforres. Ky i fundit eshte pak i shtrenjte dhe i veshtire per tu gjendur (ne Shqiperi e gjeni ne rrjetin e supermarketeve Conad), por ne pamundesi te tij mund te perdorni surimi, qe ndryshe nga tuli i gaforres, eshte tul peshku merluc i Oqeanit Paqesor te cilit i eshte shtuar niseshte dhe paketohet ne forme cilindrash me ngjyre te jashtme portokalli. Per informacione te metejshme mbi kete produkt mund te lexoni ketu. Nderkohe shijoni receten: Perberesit

  • 400gr makarona te gjata (spageti, linguine etj)
  • 150gr tul gaforre (ose surimi)
  • 1 kungulleshke
  • 100ml pana kuzhine
  • 1 thelpi hudher
  • 1 gote vere te bardhe
  • pak konjak
  • pak djath parmixhano te grire (ose djath tjeter kaçkavall)
  • disa kokrra piper te kuq per zbukurim
  • kripe
  • vaj ulliri

Ziejme makaronat ne uje me kripe per kohen e treguar ne konfeksion.

Ne nje tigan qe nuk ngjit, kaverdisim ne pak vaj ulliri hudhren e shtypur, shtojme kungulleshken e lare dhe te prere ne rrathe dhe e leme te marre ngjyre per pak minuta. I shuajme kungulleshkat me vere te bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te fort, i kriposim, shtojme pak uje te nxehte dhe i leme te gatuhen per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet.

Ne nje tigan tjeter me te madh, shtojme tulin e gaforres te prere holle dhe e shuajme me konjak ne zjarr te ulet. Shtojme panen e kuzhines, djathin kaçkavall te grire dhe e leme disa minuta derisa te marrin shije. Se fundi, shtojme edhe kungulleshkat, makaronat e ziera dhe te kulluara dhe i perziejme shume mire.

E sherbejme pjaten te zbukuruar me ndonje kokerr piper te kuq.