Arkiva Etiketash: Receta me ullinj

Kanapè me kaperi dhe ullinj

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype
Kanapè me kaperi dhe ullinj

 

Kanapète jane nje antipaste ideale nese ju duhet te pregatisni nje darke me shume persona, por nuk keni shume kohe ne dispozicion. Ne fakt, per te realizuar receten qe po iu servirim me poshte, nevojiten vetem 15 minuta dhe pak fantazi!

Perberesit

  • 9 feta buke tosti (pancarrè)
  • 100gr gjize pa kripe (rikota)
  • 50gr kaperi
  • 50gr ullinj jeshil pa berthame
  • 2 luge vaj ulliri
  • 1 thelpi hudher
  • pak manxurane (erze e familjes se rigonit)
  • pak spec te kuq turshi per zbukurim
  • pak sallate jeshile per zbukurim
  • piper

Shplajme mire kaperit dhe i vendosim per rreth 10 minuta ne nje ene te vogel me uje te ftohte ne menyre qe shija e tyre te zbutet pakez.

Ne mikser, vendosim ullinjt, kaperit qe i kemi shtrydhur nga uji i tepert, pak manxurane, hudhren e qeruar, gjizen pa kripe, vajin e ullirit dhe pak piper. I grijme te gjitha bashke derisa te na formohet nje krem homogjen dhe pa kokrriza.

I heqim koren fetave te bukes se tostit dhe ndajme 8 prej tyre ne 4 pjese ne forme rombi, dhe feten e fundit e ndajme ne shume rombe te vegjel. I lyejme me kremin e perftuar, vendosim ne mes te tyre nje romb te vogel dhe siper tij nje cope te vogel speci te kuq.

I rendisim bukur kanapète ne nje pjatance te madhe dhe i vendosim ne frigorifer deri ne momentin e servirjes. Pjaten sipas deshires e dekorojme me pak sallate jeshile.

(recete marre nga: 365 giorni a tavola-Paola Loaldi)

Reklama

Lulelakër me ullinj dhe domate në furrë

Nje nga perimet me te perhapura ne dimer eshte lulelakra, te ciles nese i shtojme disa perberes dytesor kthehet ne nje pjate plot shije dhe vlera ushqimore.

Perberesit

  • 1 lulelaker mesatare
  • 2 domate
  • 10-15 ullinj te zinj
  • disa kaperi
  • galete
  • djath kaçkavall te grire
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Lajme dhe ndajme ne dege te vogla lulelakren te cilen e ziejme ne uje me pak kripe per rreth 10 minuta. E kullojme nga uji i tepert, e vendosim ne nje ene te thelle ne te cilen shtojme domatet e prera ne copa te vogla, ullinjte pa berthame te ndare ne dy pjese, kaperit te cilet i kemi shplare nga kripa, pak kripe dhe pak piper. I perziejme shume mire te gjitha dhe e hedhim kete mase ne nje tave te lyer me pak vaj ulliri, e sperkasim ne siperfaqe me galete dhe djath kaçkavall te grire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20-25 minuta, apo derisa ne siperfaqe te jete krijuar nje kore e arte.

Sallatë me portokall dhe ullinj

Sallate me portokaj dhe ullinj

Kombinimi midis portokallit, ullinjve dhe qepes mund te duket paksa i cuditshem ne fillim, por nese e keni provuar njehere ju siguroj qe do ta gatuani gjithmone kete sallate. Eshte nje recete elementare, prandaj i pershtatet dhe atyre jo shume eksperte ne kuzhine.

Perberesit

  • 4 portokaj te kuq ose te verdhe
  • 1/2 qepe te kuqe, te verdhe, te bardhe ose 1 qepe te njome
  • 10-15 ullinj te zinj pa berthame
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Per pregatitjen e kesaj sallate, fillimisht lajme portokajt, i qerojme me kujdes me ndihmen e nje thike te mprehte duke eleminuar edhe pjesen e bardhe dhe i presim ne feta te holla rreth 1cm (ose ne thela) te cilave i heqim berthamat dhe i vendosim ne nje tas. Shtojme ketu edhe qepen e grire holle dhe ne kete moment pregatisim nje perzierje me vaj ulliri, kripe dhe piper me te cilen sperkasim sallaten. Shtojme ne fund edhe ullinjt e plote ose te prere ne feta, e perziejme mire dhe e leme te pushoje per rreth 10 minuta ne temperature ambjenti derisa shijet te bashkohen me njera tjetren perpara se ta servirim.

*Keshille: Nese deshironi te zbusni sado pak shijen djegese te qepes, mund ta vendosni ne uje te ftohte per rreth 10 minuta duke patur kujdes ta fshini mire perpara se te pregatisni sallaten. Gjithashtu, per ta shendrruar kete pjate nga nje sallate e thjeshte, ne dicka te vecante, provoni te shtoni edhe copeza salmoni te tymosur ose natyral.

Merluc në furrë me patate, domate qershizë dhe ullinj

Fileto-merluci-me-patateMerluci eshte nje peshk shume i shijshem dhe teper i ushqyeshem sidomos per femijet pasi permban shume proteina dhe omega 3. Ndryshe nga menyra sesi gatuhet tradicionalisht si psh skuqja ne tigan me miell, provoni kete recete e cila ruan te gjitha vlerat ushqimore te tij dhe e ben me te lehte nga pikpamja dietike.

Perberesit per 4 persona

  • 4 fileto merluci ose 4 merluc te pastruar nga 200gr secili
  • 4 patate mesatare
  • 10 domate qershize
  • ullinj te zinj pa berthame
  • lengun e 1 limoni
  • 4 luge vaj ulliri
  • borzilok
  • kripe
  • piper te zi

Vendosim per tu marinuar filetot e merlucit ne nje ene ne te cilen kemi shtuar lengun e limonit, pak kripe, pak piper te zi dhe 2 luge vaj ulliri. I rrotullojme here pas here ne menyre qe te marrin shije dhe i leme ne kete menyre per rreth 30 minuta.

Nderkohe lajme mire patatet dhe i veme per tu ziere ne uje te ftohte me kripe per rreth 20 minuta nga fillimi i zierjes se ujit. I shplajme, i qerojme lekuren dhe i presim ne feta (mundesisht te rrumbullakta).

Lajme dhe thajme mire edhe domatet qershize.

Vendosim ne tave qelqi filetot e merlucit duke lene pak hapesire nga nje fileto tek tjetra, shperndajme ne menyre uniforme patatet, domatet e vogla dhe ullinjt, i rregullojme me kripe, piper dhe i sperkasim me 2 luge te tjera vaj ulliri. E pjekim taven ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 20-25 minuta, apo derisa patatet te kene marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E nxjerrim nga furra, e sperkasim me pak borzilok te grire dhe e sherbejme te ngrohte.
Vera e keshilluar: Menfi chardonnay

Sallatë mesdhetare me makarona

Sallata me makarona mesdhetare eshte nje pjate e fresket e pregatitur me perberes te thjeshte, por qe mbi te gjitha mund te ruhet ne frigorifer per disa dite. Sidomos ne stinen e vere, aroma e borzilokut bashke me shijen e domateve perbejne nje cift te pandashem te cilat arrijne kulmi nese i shtohen edhe pak mocarela e fresket dhe peshk ton.
Perberesit per 4 persona

  • 200gr makarona
  • 15 gjethe borzilok
  • 15 kokrra ullinj te zinj pa berthame
  • 150gr mocerala
  • 100gr peshk ton nen vaj ulliri
  • 250gr domate qershize
  • kripe

Ziejme makaronat ne nje tenxhere me uje te kripur dhe i kullojme ne momentin qe jane al-dente (pak te forta).

Ne nje tas te madh dhe te thelle hedhim makaronat, shtojme peshkun ton bashke me vajin e tij, (nese eshte vaj ulliri i virgjer, ne rast te kundert i heqim vajin dhe shtojme 2-3 luge vaj ulliri) i perziejme mire dhe i leme te ftohen.

Lajme dhe presim ne kater pjese domatet qershize, ndajme ne copa te vogla mocarelen e ullinjt e zinj, coptojme me dore borzilokun dhe te gjitha ia hedhim tasit me makarona dhe ton. E perziejme mire te gjithe perberjen duke e rregulluar me kripe dhe piper (nese ju pelqen) dhe e leme te pushoje ne frigorifere per te pakten 1 ore. Me pas e servirim ne pjata te zbukuruara me gjethe borziloku.

*Shenim: Nese vendosni ta konsumoni sallaten mesdhetare edhe pas disa ditesh, kujtohuni t’i shtoni domatet vetem ne momentin e konsumit, sepse duke leshuar aciditetin e tyre makaronat do te marrin nje shije te tharte.

-[if gte mso 9]> Normal 0 14 false false false IT X-NONE X-NONE -[if gte mso 9]> -[if gte mso 10]> -[endif]–>

Sallata me makarona mesdhetare eshte nje pjate e fresket e pregatitur me perberes te thjeshte, por qe mbi te gjitha mund te ruhet ne frigorifer per disa dite. Sidomos ne stinen e vere, aroma e borzilokut bashke me shijen e domateve perbejne nje cift te pandashem te cilat arrijne kulmi nese i shtohen edhe pak mocarela e fresket dhe peshk ton.

Perberesit per 4 persona

200gr makarona

15 gjethe borzilok

15 kokrra ullinj te zinj pa berthame

150gr mocerala

100gr peshk ton nen vaj ulliri

250gr domate qershize

kripe

piper te zi sipas deshires

Ziejme makaronat ne nje tenxhere me uje te kripur dhe i kullojme ne momentin qe jane al-dente (pak te forta).

Ne nje tas te madh dhe te thelle hedhim makaronat, shtojme peshkun ton bashke me vajin e tij, (nese eshte vaj ulliri i virgjer, ne rast te kundert i heqim vajin dhe shtojme 2-3 luge vaj ulliri) i perziejme mire dhe i leme te ftohen.

Lajme dhe presim ne kater pjese domatet qershize, ndajme ne copa te vogla mocarelen e ullinjt e zinj, coptojme me dore borzilokun dhe te gjitha ia hedhim tasit me makarona dhe ton. E perziejme mire te gjithe perberjen duke e rregulluar me kripe dhe piper (nese ju pelqen) dhe e leme te pushoje ne frigorifere per te pakten 1 ore. Me pas e servirim ne pjata te zbukuruara me gjethe borziloku.

*Shenim: Nese vendosni ta konsumoni sallaten mesdhetare edhe pas disa ditesh, kujtohuni t’i shtoni domatet vetem ne momentin e konsumit, sepse duke leshuar aciditetin e tyre makaronat do te marrin nje shije te th

</di

Sallatë greke (Koriatiki salada)

Sallate greke

Sallata greke eshte nje pjate tradicionale e Greqise e cila gjendet gjeresishte edhe ne restorantet e vendit tone. Perbehet nga speca jeshil, domate, kastraveca, ullinj, qepe dhe djath Feta apo djath tjeter me origjine greke. Ajo mund te shoqeroje shume mire nje pjate te dyte apo mund te sherbeje edhe si pjate e veçante nqs doni te shijoni nje vakt te lehte dhe te fresket.

Perberesit

  • 2 domate te vogla per sallate
  • 2 kastraveca te vegjel
  • 1 qepe e kuqe 
  • 1 spec jeshil
  • 200gr djath Feta
  • 8 ullinj te zinj
  • 4 luge vaj ulliri
  • rigon
  • kripe
  • uthull vere te kuqe

Lajme dhe presim holle specin jeshil, qerojme qepen e kuqe dhe e presim ne rrathe te holle, lajme domatet dhe i ndajme ne 8 pjese te barabarta, qerojme kastravecat dhe i presim ne rrathe. Presim ne kubik djathin Feta.

Ne nje pjate te ceket vendosim domatet, qepen, kastravecat, kubiket e djathit te bardhe, specin jeshil dhe ne fund ullinjt e zinj. Te njejten gje bejme edhe me pjaten tjeter (racionin tjeter te sallates) duke i rregulluar me vaj ulliri, kripe dhe sipas deshires me uthull.

*Keshille: Sallata greke mund te pregatitet edhe me qepe te bardha ne vend te qepeve te kuqe, gjithashtu kastravecat mund te priten pa u qeruar.

Foto nga: http://www.honeygheeandme.com/

Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi

Sallate me lulelaker, ullinj dhe kaperiKjo pjate sherben si shoqeruese mjaft e mire e recetave me baze mishi apo peshku. Eshte e thjeshte per tu pregatitur, e shendetshme, e shijshme dhe mund te konsumohet edhe si pjate kryesore per ata qe duan te ruajne linjat, por nuk heqin dore nga ushqimi i mire (reduktoni sasine e vajit te ullirit!). Duhet kujtuar gjithashtu se lulelakra ka veti  te forta kunder tumorit.

Perberesit

  • 1 lulelaker mesatare
  • 2 luge te vogla kaperi
  • 2 thelpinj hudher
  • 12 ullinj te zinj
  • 4 luge vaj ulliri
  • 2 luge uthull te bardhe rrushi
  • majdanoz
  • kripe
  • piper

Fillimisht, pastrojme lulelakren duke e ndare ne pjese te vogla dhe duke menjanuar koçanin kryesor. E lajme nen uje te rrjedhshem dhe e veme te zieje ne uje me kripe per 15 minuta (apo ne avull 30 minuta). Per te evituar eren e keqe qe mund te shkaktoj ky perim gjate zierjes, shtojme edhe nje kore buke te zhytur ne uthull.

Ne nje tas qelqi hedhim lulelakren e ziere, shtojme majdanozin dhe hudhrat te grira holle, kaperit te shplare nga kripa, ullinjt e plote, vajin e ullirit, uthullen, e rregullojme me pak kripe dhe piper dhe i perziejme te gjithe perberesit mire me njeri tjetrin. E leme ne kete menyre sallaten te marinohet per te pakten 30 minuta perpara se ta sherbejme ne tavoline. Mund te konsumohet e ngrohte, e ftohte apo ne temperature ambjenti.

*Keshille: Kete sallate mund ta ruani ne frigorifer edhe per 5 dite me rradhe. Vetem kujtohuni te shtoni majdanozin ne momentin e konsumimit.