Arkiva Etiketash: Hard-boiled egg recipes

Sallatë spanjolle (Amanida)

Kushdo qe ka qene ne Spanje, dhe sidomos ne Barcelone, nuk mund te kete lene pa provuar kete sallate te shijshme e cila mund te konsumohet fare mire edhe si pjate e vetme. Pervec kesaj, ajo mund te shoqeroje fare mire tapas te ndryshme apo antipasta.
Perberesit

  • 1 tufe sallate marule (ose sallate jeshile ne mungese te saj)
  • 2 veze te ziera fort (per rreth 7 minuta)
  • 2 dege selino
  • 2 qepe te njoma
  • 100gr salçiçe e pjekur (ne Spanje e gjeni nen emrin “Butifarra”)
  • 50gr proshute te pjekur
  • 3 açuge nen vaj
  • uthull
  • kripe
  • salce aioli per shoqerim

Lajme mire te gjitha perimet, pra sallaten marule (ose jeshile), deget e selinose dhe qepet e njoma. Ne nje tas te madh vendosim sallaten e prere holle (ose te ndare me dore), qepet e njoma te prera ne rrathe, deget e selinose te prera per se gjati ne shirita te holle dhe proshuten e pjekur ne kubik te vegjel. E rregullojme sallaten me pak kripe dhe uthull dhe e perziejme mire.

Shtojme edhe açuget e salçiçen te prera ne copeza shume te vogla dhe vezet e ziera te prera ne feta. Prane sallates vendosim edhe nje tas te vogel me salcen aioli me te cilen e shoqerojme.

(recete marre nga: La cocina Catalana)

Reklama

Makarona furre siçiliane (me patëllxhan)

Kjo pjate tipike siciliane eshte vertete shume e shijshme, por gjithashu edhe e rende nga pikepamja kalorike. Prandaj nese mendoni ta servirni per ndonje vakt, ose reduktoni sasine per cdo person, ose sherbeheni si pjate te vetme pa u ndjekur nga nje pjate e dyte. Megjithate… shija eshte sublime!

Perberesit

  • 400gr makarona te shkurtra
  • 300gr djath mocarela
  • 150gr djath parmixhano (ose djath kackavall)
  • 200gr bizele
  • 8 patellxhane te vegjel
  • 1 qepe te vogel
  • 4 veze te ziera
  • 1l salce domatesh
  • 1 thelpi hudher
  • 1 tufe borzilok
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Pregatisim fillimisht salcen e makaronave duke kaverdisur per pak minuta ne vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira holle, shtojme bizelet, salcen e domateve, pak uje dhe e ziejme te gjithe perberjen per rreth 15 minuta ne menyre qe bizelet te zbuten (do te gatuhen edhe ne furre). Ne fund e rregullojme me borzilokun e grire holle.

Nderkohe presim ne kubik patellxhanet dhe i skuqim ne vaj te nxehte duke i vendosur me pas ne leter kuzhine per t’i thithur vajin e tepert.

Ziejme makaronat ne uje me kripe per trecerekun e kohes qe tregohet ne konfeksion, i shplajme dhe i bashkojme me salcen me bizele qe tashme duhet te jete gati.

Ne taven qe do te pregatisim makaronat siciliane formojme fillimisht nje shtrese makarona, me pas shtojme patellxhanet e skuqur, djathin mocarela ne feta, vezet e ziera ne feta, djathin parmixhano te grire dhe vazhdojme ne kete menyre derisa te gjithe perberesit te kene mbaruar (duhet te formohen 2-3 shtresa) duke e perfunduar me djathin parmixhano ne siperfaqe.

E vendosim taven ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, apo derisa te kete marre ngjyre te arte dhe e sherbejme te ngrohte

Vezë të ziera të mbushura me peshk salmon

Vezë të ziera të mbushura me peshk salmon

Ashtu si mishi i qengjit, as vezet e ziera nuk duhet te mungojne ne tavolinen e drekes se Pashkeve. Sot po iu propozojme nje antipaste me baze salmoni e cila i pershtatet mrekullisht kesaj feste! Por, gjithashtu mund ta vendosni ne fillim te menu-se suaj me baze peshku; do te beni nje figure te shkelqyer!

Perberesit per 4 persona

  • 6 veze te ziera
  • 100gr peshk salmon te tymosur
  • 3 luge majoneze
  • 1 luge mustarde
  • lekuren e 1/2 limoni
  • pak vaj ulliri
  • pak spec te kuq te embel (paprika)

Ziejme vezet ne uje me kripe per rreth 7 minuta, i ftohim nen uje te ftohte, i qerojme, i ndajme ne dy pjese dhe vecojme te bardhat nga te verdhat te cilat i vendosim ne nje ene. I shtojme te verdhave salmonin e tymosur te prere ne copa te vogla, lekuren e limonit, majonezen, mustarden dhe pak spec te kuq te embel. I perziejme shume mire me ndihmen e nje luge dhe shtojme pak vaj ulliri nese masa rezulton e thate.Me kete salce me salmon mbushim zgavrat e te bardhave te vezeve, i vendosim ne nje pjate te ceket dhe i sperkasim me pak paprika ne momentin e servirjes. Mund ti zbukurojme gjithashtu edhe me copeza te vogla salmoni ne siperfaqe dhe me pak koper.

Sallatë me peshk ton dhe vezë të ziera

Ne vere deshira per te shijuar nje sallate te mire mbizoteron mbi gjithcka, sidomos per ata qe adhurojne vezet e ziera apo peshkun ton. E fresket, e lehte dhe e shijshme, kete sallate mund ta konsumojme ne cdo vakt te dites, dreke apo darke qofte!
Perberesit per 2 persona

  • 4 domate te pjekura mire
  • 2 kuti ton nen vaj
  • 2 veze te ziera
  • 1 qepe te njome
  • disa gjethe sallate jeshile
  • 2 luge vaj ulliri
  • 2 thelpinje hudher
  • kripe

Lajme mire domatet dhe i presim ne kubik. I vendosim ne nje kulluese makaronash ne menyre qe te humbasin lengun e tyre duke i sperkatur me pak kripe, me gjethet e borzilokut dhe thelpinjt e hudhrave te grira. I leme te pushojne per 10 minuta duke i perziere hera pas here.

Lulelakër me vezë të zierë

Sot po ju propozojme nje garniture shume te shijshme dhe te shendetshme. Duke qene qe disa personave nuk i pelqen shija e lulelakres, ja nje sugjerim per ta gatuar ndryshe.
Perberesit per 4 persona

  • 1kg lulelaker
  • 3 veze
  • 80gr gjalp
  • 2 luge galete
  • majdanoz
  • kripe

Lajme dhe pastrojme mire lulelakren te cilen e ndajme ne dege mesatare (jo shume te vogla) dhe e ziejme ne uje me pak kripe.

Nderkohe ziejme vezet, i qerojme dhe ndajme te bardhat nga te verdhat. Therrmojme te verdhat e vezeve dhe i shtojme majdanozin e grire dhe galeten.

Kur lulelakrat te jene ziere, i kullojme nga uji i tepert dhe i vendosim ne nje pjate te ceket duke i hedhur siper gjalp te shkrire dhe perberjen me veze, majdanoz dhe galete.