Arkiva Etiketash: Receta për akullore

Akullore me kos dhe salcë mjedre

  • Racione: 12 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Akullore me kos dhe salce mjedre

Kete akullore mund ta shijojme ne mengjes kur nuk kemi kohe te pregatisim asgje dhe duam dicka te shpejt dhe te ushqyeshme apo ne darke, kur kemi deshire per dicka te embel. Pervecse e bukur ne pamje, eshte dhe tejet e shendetshme dhe e shijshme, femijet tuaj do ta dashurojne!

Perberesit

  • 300gr mjeder te ngrire ose te fresket (ose luleshtrydhe, boronica apo cfare fruti deshironi)
  • 2 luge sheqer
  • 250gr kos grek me % te larte yndyre
  • 2 luge mjalt shumelulesh
  • ½ gote qumesht (rreth 50ml)
  • 40gr oriz i fryre (ose corn flakes, musli, tershere etj)

Marinojme mjedren me dy luge sheqer ne nje ene per minimum 10 minuta duke I perziere here pas here derisa frutat te leshojne lengun e tyre. I vendosim ne zjarr mesatar dhe I gatuajme derisa ti avulloje uji I tepert. I leme te ftohen ne temperature ambjenti.

Ne nje tas, perziejme kosin me qumesht dhe mjalt, e hedhim gjysmen e tij ne nje ene tjeter dhe I shtojme orizin e fryre.

Ne format e akullores hedhim si fillim nje luge te vogel kos, shtojme nje luge te vogel kos me oriz te fryre, nje luge te vogel salce mjedre dhe vazhdojme ne kete menyre derisa te mbushet e gjithe forma. I vendosim bishtin dhe i ngrijme ne akull per minimumi 6 ore perpara se ti konsumojme.

Per ta hequr akulloren nga forma e saj, e kalojme kete te fundit disa sekonda ne uje te nxehte.

Ruajtja: ne akull per dy jave

Reklama

Banana split

Banan splitBanana split eshte nje recete teper e thjeshte e kuzhines amerikane e cila perbehet nga banane dhe akullore zbukuruar me shurup çokollate, lajthi te copetuara dhe krem pana te rrahur.
Perberesit

  • 1 banane e forte
  • 1 top akullore me vanilje
  • 1 top akullore me çokollate
  • 1 top akullore me luleshtrydhe
  • shurp çokollate ose 50gr çokollate te shkrire
  • 2 luge reçel luleshtrydhe
  • krem pana i rrahur
  • copeza çokollate
  • copeza lajthie, arra, bajame etj

Presim bananen per se gjati, por pa e ndare deri ne fund ne menyre qe te dy gjysmat te jene te bashkuara dhe vendosim mbi te nga nje top akullore me çokollate, vanilje dhe luleshtrydhe. I japim akoma me shume shije duke hedhur mbi akulloren me vanilje dhe luleshtrydhe pak shurup çokollate dhe mbi akulloren me çokollate pak reçel luleshtrydhe. 

E zbukurojme me krem pana te rrahur dhe i hedhim siper copeza çokollate dhe lajthie. Sipas deshires mund te vendosim siper cdo akullore nga nje qershi. E sherbejme menjehere.

Akullore me Nutella

Akullore-me-nutellaAkullorja me Nutella eshte absolutisht nje nga me te mirat per te gjithe ata qe adhurojne shijen e çokollates bashkuar me ate te lajthise. Provoni ta servirni ne nje kaush ku fundin e keni mbushur me pak Nutella te shkrire, ose ti shtoni copeza lajthie siper!

Perberesit per rreth 700gr akullore

  • 450ml qumesht te plote (me 3.5% yndyre)
  • 200ml pana per embelsira
  • 350gr Nutella
  • 70gr sheqer
  • 50gr mjalte
  • 1 luge plot niseshte misri ose patatesh

Vendosim nje tenxhere ne zjarr ne te cilen shtojme qumeshtin, niseshten, sheqerin dhe Nutellen duke i perziere mire. Sapo te arrije piken e vlimit dhe perberja te trashet paksa, fikim zjarrin dhe e leme ne temperature ambjenti. Shtojme ne fund edhe mjaltin duke e perziere mire dhe e leme te gjithe masen te ftohet perpara se ta fusim ne akull.

Ne nje tas te madh, rrahim me ndihmen e nje mikser elektrik panen per embelsira, dhe kur kjo te jete plotesisht e qendrueshme, ia shtojme perberjes se mesiperme tashme te ftohur duke e perziere me kujdes nga poshte lart ne menyre qe perberja te mos humbi volumin. E vendosim akulloren ne akull derisa te ngrije plotesisht per 6-8  ore.

Akullore e bërë në shtëpi me luleshtrydhe

Me afrimin e diteve te nxehta te veres, edhe deshira per akullore shtohet ndjeshem. Prandaj, pse te mos pregatisim nje akullore shtepie me perberes te thjeshte dhe te shijshem? Mund ta konsumoni ne cfaredo momenti: per mengjes, bashke me dritherat tuaja te preferuar, pas nje vakti te plote apo t’ia shtoni frutave te fresketa.

Perberesit

  • 300gr luleshtrydhe + per dekorim
  • 300ml qumesht i plote (me perqindje te larte yndyre)
  • 200ml pana per embelsira
  • 100gr sheqer
  • lengun e 1/2 limoni

Parapregatitje: Perpara se te fillojme pregatitjen e recetes, vendosim panen per embelsira ne frigorifer per te pakten 2 ore. Vendosim gjithashtu edhe nje tave qelqi ne akull e cila do te na nevojitet ne nje faze te mevonshme.

Lajme mire luleshtrydhet, i thajme dhe i grijme ne mikser elektrik bashke me lengun e limonit. Shtojme pak nga pak qumeshtin dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa sekonda derisa e gjithe masa te reduktohet ne purè.

Ne nje ene te thelle rrahim panen e ftohte bashke me sheqerin, nese pana eshte e pasheqerosur, ose rrahim thjesht panen duke eleminuar sheqerin, nese ajo eshte e sheqerosur. I shtojme edhe purène e luleshtrydheve duke e perziere me kujdes me levizje rrethore te ngadalta ne menyre qe pana te mos bjere.

E hedhim perberjen ne taven qe kemi vendosur ne akull dhe e leme te ngrije per rreth 30-40 minuta. Pas kesaj kohe e nxjerrim nga akulli dhe e perziejme me ndihmen e nje luge ose teli vezesh ne menyre qe te coptojme kristalet e akullit qe formohen. E perserisim kete procedure 5-6 here (dmth per rreth 3 ore rresht) dhe pas kesaj kohe akullorja jone me luleshtrydhe eshte gati. E vendosim ne nje tas me kapak ne te cilin do ta ruajme ne akull dhe e konsumojme shoqeruar me ndonje luleshtrydhe te fresket apo pana te rrahur ne siperfaqe.

Akullore e bërë në shtëpi me çokollatë

Akullore-e-bere-ne-shtepi-me-cokollateKur vjen stina e veres, akulli yne i frigoriferit fillon te mbushet me akullore dhe sorbeto nga te gjitha shijet te blera ne supermarket. Pse te mos provojme ta realizojme vete akulloren ne shtepi pa ndihmen e makines per akullore? Nuk eshte shume e veshtire; me perberesit e zgjedhur me kujdes dhe me pak durim, mund te perftojme akullore me te gjitha shijet dhe ngjyrat e preferuara prej nesh. Me poshte po iu paraqesim receten e akullores me te dashur, asaj me cokollate!

Per gjysme kg akullore me cokollate

  • 250ml qumesht
  • 250ml pana per embelsira
  • 100gr cokollate te zeze
  • 100gr sheqer
  • 2 te verdha vezesh
  • 1 luge miell

Parapregatitje: Vendosim nje tenxhere celiku (jo alumini!) ne akull.

Si fillim, veme cokollaten e zeze per tu shkrire ne banjomari.

Nderkohe ziejme qumeshtin bashke me miellin per disa minuta duke i perziere vazhdimisht derisa te formohet nje perberje kremoze jo shume e trashe. E heqim nga zjarri, shtojme dalengadale cokollaten e shkrire duke vazhduar perzierjen me kujdes, mbulojme siperfaqen me leter celofoni ne menyre qe te mos zere nje shtrese te holla dhe e leme perberjen te ftohet ne temperature ambjenti.

Rrahim me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin per disa minuta derisa te perftojme nje mase me ngjyre te hapur.

Kur perberja me cokollate te jete ftohur, shtojme ne tenxhere edhe vezet me sheqerin duke i perziere mire dhe i vendosim te gjitha ne zjarr shume te avashem (ose ne banjomari).