Arkiva Etiketash: Receta afrodiziake

Luleshtrydhe në uthull balsamike

Ky kombinim mund te duket paksa i cuditshem ne fillim, por mjafton ta provoni vetem nje here dhe do te kthehet ne nje nga mini recetat tuaja te preferuara. Perberesit jane teper te thjeshte dhe pregatitja eshte elementare.
Perberesit per 4 persona

  • 500gr luleshtrydhe
  • 3 luge te vogla sheqer pluhur
  • 1 luge te vogel uthull balsamike

Lajme dhe pastrojme luleshtrydhet duke i ndare ne dy pjese, ne kater pjese apo nese jane te vogla i leme te plota. Shtojme sheqerin pluhur dhe uthullen balsamike duke i perziere shume mire dhe me kujdes. I leme ne kete menyre te marinohen per 30-60 minuta duke i perziere here pas here. I sherbejme ne nje tas te vogel sperkatur me lengun e tyre, ose shoqeruara me akullore.

Reklama

Pulë me kerri

Pula me kerri eshte nje pjate tipike e kuzhines lindore, sidomos e Indise ku konsumohet me nje garniture orizi (pilaf) apo purè patatesh te cilat zevendesojne buken. Kerri ne vetvete nuk eshte nje lloj ereze sic shpesh mund te mendohet, por nje perzierje e tyre: spec i kuq i embel, piper, karafil, shafran, kanelle, spec djeges etj. Duke qene se ne Indi per arsye fetare nuk lejohet konsumimi i mishit te derrit apo te vicit, per ti bere me te shijshme recetat me pule, perdorin shpesh kete perzierje erezash.
Perberesit per 4 persona

  • 4 gjokse pule (ose 1 pule te ndare ne copeza) rreth 800gr
  • 2 qepe
  • 4 karrota
  • 2 kunguj
  • 3 domate te pjekura mire
  • 1 spec jeshil
  • 1 molle te verdhe (Golden)
  • 2 thelpinj hudhra
  • 2 luge kerri pluhur
  • vaj ulliri
  • kripe

Si fillim, ndajme ne copa te vogla pulen, ose ne kubik gjokset e pules te cilat i kaverdisim me pak vaj ulliri per rreth 5 minuta ne zjarr te forte. I sperkasim siper me kripe dhe me 1 luge kerri pluhur dhe i leme ne kete menyre derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet. I heqim nga zjarri dhe i leme menjane.

Ne te njejtin tigan shtojme edhe pak vaj ulliri ne te cilin kaverdisim qepet e thelpinjte e hudhrave te grira holle dhe domatet e prera ne copa te vogla per rreth 10 minuta. Shtojme copezat e pules dhe i leme te stufohen edhe per 10 minuta te tjera duke shtuar ndonje garuzhde uje te nxehte apo leng perimesh.

Nderkohe pregatisim perimet: presim ne feta te rrumbullakta karrotat dhe kungujt, ne copa katrore specin jeshil dhe ne copa te vogla mollet. Kur te kene kaluar 10 minuta, shtojme perimet, gjysme luge kerri, pak kripe dhe i gatuajme per 20 minuta te tjera duke shtuar serisht leng perimesh. Pak minuta perpara se ta heqim nga zjarri, shtojme gjysme luge kerri duke e perziere mire dhe e sherbejme pjaten tone te ngrohte me nje garniture orizi pilaf apo purè patatesh.

*Keshille: Nje tjeter variant i kesaj recete eshte te shtojme 300gr kos te bardhe me pak yndyre apo 300ml qumesht arre kokosi pasi kemi kaverdisur copezat e pules. Apo nese duam t’i japim nje shije me ekzotike, mund te zevendesojme mollet me copeza ananasi, te cilat do ti japin nje shije me te embel.
Vera e keshilluar: Pinot Nero dell’ Alto Adige, e sherbyer ne 16°C.

Sallatë me avokado dhe peshk ton

Avokado eshte nje nga frutat me te pershtatshme per te shoqeruar pjata te sofistikuara peshku, apo edhe thjesht per te realizuar nje sallate me peshk ton, karkaleca, salmon te tymosur etj. Pervec kesaj, ne ju keshillojme ta perdorni si nje nga perberesit kryesore per darken e Shen Valentinit, per shkak te vetive te tij te forta afrodiziake.
Perberesit per 4 persona

  • 2 avokado te pjekur
  • 2 kuti peshk ton nen vaj (ose 300gr fileto peshku ton)
  • 10 domate qershize
  • lengun e 1 limoni
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Ndajme avokadot ne dy pjese ne menyre gjatesore duke i hequr berthamen e brendshme, ndersa tulin e presim ne copeza kubike dhe e vendosim ne nje tas qelqi.

Shtojme ne enen mesiper edhe domatet e prera ne kater pjese dhe peshkun ton te cilit i kemi hequr vajin e tepert dhe e kemi copetuar me dhembet e nje piruni.

E rregullojme sallaten me kripe, piper, vaj ulliri dhe lengun e limonit, e perziejme shume mire dhe e vendosim ne frigorifer per rreth gjysme ore perpara se ta servirim.

*Keshille: Ne vend te peshkut ton nen vaj mund te perdorim edhe peshk ton te fresket, karkaleca te te ziere 3-4 minuta apo fileto salmoni te tymosur.

Rizoto me luleshtrydhe

Nje tjeter recete afrodiziake per festen e Shen Valentinit; rizoto me luleshtrydhe, nje pjate ideale ne nje darke midis dy personave te dashuruar. Mos u shqetesoni per shijen, do te jete e mrekullueshme edhe pse mund te mos e keni provuar me pare…
Perberesit per 4 persona

  • 400gr oriz per rizoto (psh Carnaroli)
  • 300gr luleshtrydhe
  • 200ml vere te bardhe
  • 1/2 qepe te vogel
  • leng perimesh i pregatitur me koncentrate perimesh
  • vaj ulliri

Pregatisim si fillim lengun e perimeve duke shkrire plotesisht koncentratat e perimeve ne uje te cilin e mbajme gjithmone ne vlim; ne kete menyre nuk do te bllokohet zierja kur t’ia shtojme rizotos ne nje faze te mevonshme.

Kaverdisim me pak vaj ulliri qepen e grire shume holle dhe orizin ne zjarr te avashem duke i perziere me luge druri derisa masa te thahet, pra ta kete thithur komplet vajin. E shuajme me veren e bardhe te cilen e leme te avulloje per disa minuta ne zjarr te forte dhe ne kete moment shtojme 2-3 garuzhde leng perimesh. Duhet patur kujdes qe rizoton ta perziejme sa me shpesh te jete e mundur; ne kete menyre orizi do te gatuhet uniforme dhe nuk do te ngjitet ne anet e enes! Kur orizi ta kete thithur komplet lengun e perimeve, shtojme dy garuzhde te tjera leng duke vazhduar me kete procedure derisa rizoto te jete gati (zakonisht nevojiten 16-18 minuta).

Nderkohe lajme dhe thajme me letra kuzhine luleshtrydhet, heqim disa ne nje ane per zbukurim dhe pjesen tjeter e grijme ne mikser. Kur rizoto te jete pothuajse gati, shtojme purène e luleshtrydheve dhe e leme te gatuhen se bashku edhe per pak minuta.

E heqim tiganin nga zjarri dhe e leme te pushoje per 10 minuta me kapak mbyllur perpara se ta servirim. E dekorojme pjaten me luleshtrydhet e plota dhe e sherbejme te ngrohte.

Xhelatinë me luleshtrydhe

Xhelatine-me-luleshtrydhe

Po iu prezantojme nje embelsire te lehte dhe te shijshme me luleshtrydhe te fresketa, te cilat gjenden shume lehte ne kete periudhe. Ngjyra e kuqe, qe perfaqson dashurine, e ben akoma dhe me te pershtatshme per festen e te dashuruarve.

Perberesit per 6 persona

  • 500gr luleshtrydhe te fresketa
  • 150gr sheqer pluhur
  • 6 flete xhelatine (pjeshke)
  • lengun e 1 limoni
  • 1 luge sheqer
  • 2 te bardha vezesh

Per kremin Shantili

  • 250ml pana per embelsira
  • 30gr sheqer pluhur
  • pak vanilje

Vendosim ne nje ene te vogel me uje te ftohte fletet e xhelatines se pjeshkes per 15 minuta, i shtrydhim mire me dore dhe i shkrijme ne banjomari me gjysme gote uje.

Grijme ne mikser luleshtrydhet e pastruara, i kullojme me ndihmen e nje nape apo te nje kulluese me vrima te vogla dhe lengut te perftuar i shtojme sheqerin pluhur, lengun e limonit dhe fletet e xhelatines te shkrira.

Lagim me pak uje te ftohte 6 stampa te vogla dhe i mbushim ne menyre te barabarte me masen e perftuar me siper, i mbulojme me leter alumini dhe i vendosim ne frigorifer per te pakten 3 ore.

Kanapè me karkaleca

Ne menune e Shen Valentinit nuk mund te mungoje antipasta ku perberesi kryesor jane karkalecat; nje ushqim totalisht afrodiziak. Pervec kesaj, kjo recete ka nje shije mjaft delikate dhe kerkon vetem pak minuta per tu pregatitur.
Perberesit per 4 persona

  • 150gr karkaleca te vegjel
  • 16 karkaleca te medhenj
  • 150gr majoneze
  • 50ml pana per kuzhine
  • 8 feta buke tosti
  • 1 veze te ziere
  • lengun e 1/2 limoni

Si fillim, ziejme karkalecat ne uje te nxehte per 3-4 minuta, heqim levozhgen qe i mbeshtjell dhe i leme ne nje ane.

Presim fetat e bukes se tostit ne disqe te medhenj me ndihmen e nje gote.

Presim vezen e ziere ne feta te rrumbullakta.

Vendosim majonezen ne nje ene te vogel, i shtojme panen, karkalecat e vegjel te prere ne copa shume te vogla dhe lengun e limonit. I perziejme te gjitha bashke dhe me kete perberje lyejme cdo fete buke te rrumbullaket (mund ti skuqim paraprakisht me pak gjalp nese preferojme), vendosim nje disk veze te zier ne siperfaqe, e zbukurojme me dy karkaleca te medhenj te qeruar dhe i servirim kanapète menjehere ne tavoline.