Arkiva Etiketash: Receta me ftonj

Gliko ftoi

[recipe time=”30 min” difficulty=”e thjeshtë”]gliko ftoji

A e dini qe glikot e para jane bere me ftonj? Kjo per shkak te permbajtjes se larte te pektines ne kete frut, e cila lejon lengun te trashet.

Perberesit

  • 3 ftonj
  • nje maje luge limontoz ose leng limoni

…per sherbetin

  • 2 filxhan uje (500ml)
  • 2 filxhan sheqer (500gr)

Vendosim ne nje tenxhere ujin me sheqerin, dhe e ziejme egzaktesisht per 7 minuta nga fillimi i marrjes vale te shurupit duke e perziere ne menyre qe sheqeri te shkrihet plotesisht.

Lajme mire ftonjte, i qerojme, i presim ne copa te vogla dhe ja hedhim shurupit mesiper duke i ziere ne zjarr te avashem derisa te zbuten (mund te nevojiten 20-30 minuta) dhe te marrin ngjyre portokalli ne te kuqe. Ne fund shtojme pak leng limoni ose limontoz te tretur ne pak uje. E leme glikone te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti dhe e ruajme ne nje tas te mbyllur hermetikisht ne frigorifer per maksimumi 2 muaj.

Per receten e Reçelit te ftoit, klikoni ketu.

Kjo recete eshte autentike elbasanase, e gjyshes se Ballakumes.
Foto nga: http://ballakumeelbasani.blogspot.[/recipe]

Reklama

Reçel ftoi

Recel ftoi

Reçeli i ftoit eshte nje konserve me shije paksa te tharte, por me nje arome shume te kendeshme e cila te kujton trendafilin. Ftoi eshte nje frut i cili rritet veçanerisht ne vendet mesdhetare dhe mund ta gjeni ne treg duke filluar nga tetori deri ne nentor.

Perberesit per dy kavanoza

  • 1kg ftonj
  • 700gr sheqer
  • lengun e 1 limoni
  • 3 feta limoni
  • 1 luge te vogel vanilje

Lajme shume mire ftonjt dhe i presim ne copeza te vogla pa i hequr lekuren, por duke eleminuar vetem pjesen e tyre te brendeshme. Nderkohe qe i presim, i vendosim ne nje tas te madh me uje dhe disa feta limoni qe te mos nxihen. Kur te kemi mbaruar me prerjen e tyre, i heqim nga uji me limon dhe i vendosim ne nje tenxhere duke shtuar 2 gota uje te ftohte. I gatuajme ne zjarr mesatar derisa fruti te jete zbutur plotesisht, per 20-30 minuta.

Ne kete moment i kalojme ftonjt ne mikser per ti bere purè dhe e rivendosim masen e perftuar ne nje tenxhere tjeter te paster, i shtojme sheqerin, vaniljen dhe e leme te gatuhet serisht ne zjarr te avashem per 40 minuta duke e perziere here pas here me nje luge druri.

Kur perberja te jete homogjene, shtojme lengun e limonit dhe e gatuajme edhe per 5 minuta te tjera. Ulim zjarrin me minimum dhe e hedhim reçelin e ftonjeve akoma duke vluar ne kavanoza te sterilizuar me pare, i mbyllim menjehere dhe i kthejme permbyse ne nje platforme druri. Duke u krijuar boshlleku brenda kavanozeve, do te mundesoje qe reçeli te ruhet me gjate, ne rastin konkret deri ne 1 vit. Ngjyra e tij do te ndryshoj me kalimin e kohes, duke marre nuanca te se kuqes.

Per te sterilizuar kavanozat: I vendosim ne nje tas te madh dhe i hedhim uje te nxehte siper. I shplajme, i thajme shume mire dhe i vendosim ne furre te parangrohur ne 100C per 10 minuta.

Foto nga: http://lucidfood.com/