Tag Archives: Orange recipe

Kek me portokall dhe feta portokalli të karamelizuara

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

kek me portokall

Ky kek me portokall eshte shume i bute, me nje arome fantastike agrumesh e cila vjen si rezultat i perdorimit te lengut dhe lekures se portokallit. Mund te zbukurohet sipas deshires me sheqer pluhur, me ganash çokollate te zeze, apo me feta portokalli te karamelizuara si me poshte.

Perberesit per nje forme keku

  • 200gr miell 00
  • 50gr niseshte patatesh ose misri
  • 150gr sheqer
  • 80ml vaj misri
  • 150ml leng portokalli
  • 2 veze
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira (me vanilje ose jo)
  • lekuren e grire te dy portokalleve

…per fetat e portokallit te karamelizuara

  • 6 feta portokalli
  • 1 filxhan kafe sheqer
  • 2 filxhan kafe uje

Rrahim vezet me sheqerin derisa perberja te rezultoje kremoze dhe ta rrise vellimin. Shtojme vajin e misrit, lekuren dhe lengun e portokallit, miellin, niseshten dhe pluhurin pjekes per embelsira duke i perziere shume mire.

Lyejme me vaj dhe pak miell nje forme per kek (une kam zgjedhur te perdor formen per plumcake me gjatesi 26cm), hedhim ne te brumin dhe e nivelojme mire me ndihmen e nje spatule silikoni. E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C  per 35 minuta, duke bere gjithesesi proven e pirunit per te pare nese eshte pjekur edhe brenda. E leme te ftohet paksa ne temperature ambjenti dhe e nxjerrim nga forma duke e vendosur bukur ne nje pjate.

Nderkohe qe keku ftohet, pregatisim fetat e portokallit te karamelizuara. Vendosim ne nje tigan fetat e portokallit, i sperkasim me sheqer, shtojme ujin dhe i leme te ziejne ne sherbet per rreth 5 minuta duke i kthyer nga ana tjeter. I vendosim bukur siper kekut dhe e sherbejme te prere ne feta.

Advertisements

Kek me portokall dhe kanellë

kek me portokall dhe kanelleSot po ju paraqesim nje recete teper te pershtatshme si per mengjes ashtu dhe per zemer, kekun me portokall dhe kanelle, nje kombinim fantastik midis agrumeve dhe erezave!

Perberesit

  • 300gr miell 00
  • 150ml vaj luledielli
  • 200gr sheqer
  • 3 veze
  • 1 gote leng portokalli
  • lekuren e nje portokalli
  • 1 pako pluhur pjekes
  • 1 luge te vogel plot me kanelle
  • pak kripe
  • sheqer pluhur per sperkatje

Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik per rreth 5 minuta vezet me sheqerin derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme pak kripe, kanellen dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa sekonda. Shtojme edhe lengun e portokallit dhe lekuren e tij duke vazhduar rrahjen.

Ne nje tas te madh, sitim miellin bashke me pluhurin pjekes dhe ja shtrojme pak nga pak perberjes se mesiperme duke e alternuar edhe me vajin e lulediellit.

Lyejme me gjalp dhe miell nje forme per kek, hedhim ne te brumin e perftuar dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta (bejme gjithmone proven e pirunit). E leme te ftohet plotesisht dhe e sperkasim me pak sheqer pluhur ne siperfaqe.

*Keshille: Per ti dhene kekut nje shije akoma me te veçante, pasi kemi shtuar lengun e portokallit, shtojme edhe 2 apo 3 amareta te copetuara apo 1 luge pije Grand Marnier.

Sallatë me finok dhe portokall

Sallate me finok dhe portokallReceta per sallaten me finok dhe portokall qe po ju paraqesim me poshte, eshte teper e thjeshte dhe sjell atmosferen festive nepermjet kombinimit te ketyre perberesve tipik dimeror.

Perberesit

  • 2 finok mesatar
  • 1 portokall
  • disa kokrra ullinj pa berthame
  • pak rrush te thate
  • fruta te thata: arra, stika pishe, fara kungulli etj

…per dressing (salcen qe do sperkasim sallaten)

  • lengun e 1 portokalli
  • 5-6 luge vaj ulliri
  • 1 luge te vogel uthull balsamike ose uthull molle
  • kripe

Vendosim rrushin e thate per tu zbutur ne nje ene te vogel me uje te ngrohte per rreth 10 minuta.

Lajme shume mire finoket, i heqim 2 apo 3 gjethet e jashtme qe jane me te forta, eleminojme edhe pjesen e kercellit, i presim shume holle ne feta dhe i vendosim ne nje tas.

Qerojme portokallin me ndihmen e nje thike te mprehte duke mos lene asnje pjese te bardhe, e presim edhe kete ne feta te holla dhe ja shtojme finokut. Shtojme gjithashtu edhe rrushin e thate te shtrydhur nga uji i tepert, frutat e thata, ullinjte dhe i bashkojme te gjitha me delikatese.

Pregatisim dressing duke rrahur me pirun lengun e portokallit me vajin e ullirit, uthullen dhe pak kripe derisa te formohet nje salce homogjene te cilen e hedhim mbi sallate. I perziejme te gjitha bashke dhe e sherbejme sallaten te zbukuruar me fruta te thata apo ullinj.

Rosë me salcë portokalli

Rose me portokallRosa me salce portokalli eshte nje recete tipike e kuzhines franceze, teper e sofistikuar dhe qe kerkon kohe ne pregatitje. Per kete arsye, rekomandohet te gatuhet kryesisht ne raste festash apo okazionesh ne te cilat i kushtohet nje vemendje e veçante ushqimit.
Perberesit

  • 1 rose e pastruar rreth 2kg
  • 5 portokalle
  • 2 shkopa kanelle
  • 5-7 gjethe mente
    100gr sheqer kane (ngjyre kafe)
  • 125ml uthull cedri (mund te perdorni edhe uthull balsamike ne mungese te tij)
  • 80ml Grand Marnier
  • 30gr gjalp

Marrim si fillim dy nga portokallet, i ndajme ne dy pjese dhe me to ferkojme rosen nga te gjitha anet, me pas te katerta gjysmat i fusim ne zgavren e roses se bashku me kanellen dhe gjethet e mentes. Lidhim bashke kembet e roses me spango kuzhine dhe krahet. E çpojme rosen nga te gjitha anet me dhembet e nje piruni ne menyre qe te dali yndyra e tepert gjate gatimit, e vendosim ne nje tave te ceket me pjesen e gjoksit poshte dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 150 °C per 45 minuta duke e kthyer nga ana tjeter pas rreth 22 minutash.

Nderkohe qe rosa piqet, presim ne fije lekuren e 3 portokalleve te mbetur (duke patur kujdes te eleminojme pjesen e bardhe te lekures e cila eshte e hidhur) dhe shtrydhim lengun e tyre. Ne nje tenxhere te vogel vendosim sheqerin ne zjarr te ulet derisa te filloje te karamelizohet (mos e perzjeni asnjehere!). Kur karameli te kete marre ngjyre, shtojme uthullen dhe e ziejme per rreth 3 minuta. Shtojme lengun e portokallit dhe Grand Marnier dhe e ziejme edhe per 2 minuta te tjera.

Zhysim lekurat e portokallit per 1 minute 3 here ne nje ene me uje qe zjen, duke nderruar ujin pas cdo here. I shplajme nen uje te ftohte, i thajme me letra kuzhine dhe i leme menjane.

Pasi ka kaluar koha e pjekjes se roses, e nxjerrim nga furra dhe i kullojme lengun qe ka leshuar (qe eshte kryesisht yndyre). E lyejme me pak salce portokalli ne siperfaqe dhe e pjekim serisht per 45 minuta te tjera ne temperature 180°C, duke e nxjerre nga furra cdo 10 minuta dhe duke e lyer me leng portokalli nga te gjitha anet.

E nxjerrim rosen nga furra, e mbulojme taven me leter alumini dhe e kullojme lengun qe ajo ka leshuar ne nje tenxhere te vogel ne te cilen shtojme lekuren e portokallit dhe gjalpin, duke e perziere derisa gjalpi te kete shkrire. E sherbejme rosen te prere ne copa shoqeruar me salcen e portokallit ne siperfaqe.

Pulë e marinuar me fara suzami

Kjo pjate ka nje shije mjaft te veçante dhe delikate njekohesisht e cila te kujton kuzhinen orientale. Ne vend te sallates jeshile, mund ta shoqeroni edhe me orizi te ziere, kus kus, purè patatesh etj.
Perberesit

  • 600gr fileto pule
  • 4 portokall
  • 1 limon
  • 1 luge mjalte
  • 1 luge salce soje
  • 1 luge fara suzami
  • 2 thelpinje hudher
  • 2 finoke
  • 1 tufe sallate jeshile
  • 2 luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Bashkojme ne nje tas lengun e dy portokalleve dhe te limonit se bashku me mjaltin, salcen e sojes, thelpinjte e hudhrave te qeruar dhe te shtypur dhe farat e susamit. Shtojme filetot e pules, e mbulojme tasin me qese celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per tu marinuar per rreth 1 ore.

Nderkohe pastrojme finoket, i presim ne feta shume te holla dhe i vendosim ne uje me akull per 5 minuta. Qerojme 2 portokallet e mbetur dhe i presim ne feta. Lajme dhe thajme sallaten jeshile dhe e copetojme me duar.

Kur pula te jete marinuar, e kullojme nga marinata (te cilen e ruajme per me vone) dhe e skuqim nga te dyja ane me pak vaj ulliri per rreth 5 minuta. E rregullojme me kripe, piper, shtojme lengun e marinates te filtruar dhe e leme te gjithen te trashet per disa çaste.

Vendosim ne fundin e cdo pjate sallaten jeshile, finoket dhe fetat e portokallit, dhe siper shtojme pulen e marinuar sperkatur me salcen e saj.

Sallatë me portokall dhe ullinj

Kombinimi midis portokallit, ullinjve dhe qepes mund te duket paksa i cuditshem ne fillim, por nese e keni provuar njehere ju siguroj qe do ta gatuani gjithmone kete sallate. Eshte nje recete elementare, prandaj i pershtatet dhe atyre jo shume eksperte ne kuzhine.

Perberesit

  • 4 portokaj te kuq ose te verdhe
  • 1/2 qepe te kuqe, te verdhe, te bardhe ose 1 qepe te njome
  • 10-15 ullinj te zinj pa berthame
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Per pregatitjen e kesaj sallate, fillimisht lajme portokajt, i qerojme me kujdes me ndihmen e nje thike te mprehte duke eleminuar edhe pjesen e bardhe dhe i presim ne feta te holla rreth 1cm (ose ne thela) te cilave i heqim berthamat dhe i vendosim ne nje tas. Shtojme ketu edhe qepen e grire holle dhe ne kete moment pregatisim nje perzierje me vaj ulliri, kripe dhe piper me te cilen sperkasim sallaten. Shtojme ne fund edhe ullinjt e plote ose te prere ne feta, e perziejme mire dhe e leme te pushoje per rreth 10 minuta ne temperature ambjenti derisa shijet te bashkohen me njera tjetren perpara se ta servirim.

*Keshille: Nese deshironi te zbusni sado pak shijen djegese te qepes, mund ta vendosni ne uje te ftohte per rreth 10 minuta duke patur kujdes ta fshini mire perpara se te pregatisni sallaten. Gjithashtu, per ta shendrruar kete pjate nga nje sallate e thjeshte, ne dicka te vecante, provoni te shtoni edhe copeza salmoni te tymosur ose natyral.

Kek me portokall

Keku me portokall eshte nje recete e thjeshte ne pregatitje, por mjaft e shijshme sidomos per ata qe adhurojne shijen e agrumeve. Lengu i portokallit dhe lekura e tij, i japin nje arome te vecante duke e bere kete embelsire te sherbehet fare mire dhe ne ditet e nxehta te veres shoqeruar me pak akullore me vanilje.
Perberesit per nje torte mesatare

  • 180gr miell
  • 100gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 120gr sheqer
  • 3 veze
  • 4 portokaj
  • 1 bustine pluhur pjekes
  • pak kripe

Si fillim, grijme holle ne rende lekuren e 2 portokajve dhe shtrydhim lengun e te katerve duke i lene menjane.

Rrahim me ndihmen e nje mikseri gjalpin tashme te zbutur derisa te behet kremoz, shtojme sheqerin dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa caste. Shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve, duke patur kujdes qe te mos shtojme te verdhen e dyte nese e para nuk eshte “thithur” plotesisht nga perberja. Shtojme lekuren e portokallit, gjysmen e lengut te tij dhe se fundi shtojme edhe miellin dhe pluhurin pjekes duke e perziere mire brumin me nje spatul.

Ne kete moment rrahim me mikser edhe te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje mase e qendrueshme te cilen ia shtojme brumit te mesiperm.

E hedhim perberjen e perftuar ne nje tortiere te lyer me pak gjalp dhe miell dhe e pjekim kekun me portokall ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40-45 minuta. Gjithesesi bejme proven e pirunit per te vertetuar qe keku eshte pjekur edhe ne brendesi.

Ne momentin qe torta eshte gati, e nxjerrim nga furra dhe me ndihmen e nje luge e sperkasim me lengun e mbetur te portokallit duke patur kujdes qe ta kete thithur lugen e pare perpara se ti shtojme te dyten. E sherbejme te ftohte

Marmalatë me portokaj

Po iu prezantojme nje recete te thjeshte per te pregatitur nje marmalate te shkelqyer portokajsh. Akoma me mire nese keto te fundit jane te keputur nga kopshti juaj, pra super te fresketa. Mund ta perdorni per te lyer buken apo per te pregatitur embelsira nga me te ndryshmet. Duhen patur kujdes vetem disa pika kyçe te cilat jane thelbesore ne realizimin e nje marmalate te mire. Gjithashtu pijet alkoolike (rum apo uiski) perdorini vetem nese nuk e konsumojne femijet apo juve ju pelqen shija a tyre.
Perberesit:

  • 12 portokaj
  • 800gr sheqer per cdo kg frute
  • lengun e 1 limoni
  • rum ose uiski (sipas deshires)

Qerojme me shume kujdes lekuren e portokajve me nje thike te mprehte duke mos prekur ne asnje menyre pjesen e bardhe (e cila eshte e hidhur). I presim lekurat ne rripa te holle, i vendosim ne nje ene me kapak dhe i leme ne frigorifer per t’i perdorur ne nje faze tjeter.

Portokajt i çpojme me dhembet e pirunit ne 6-7 vende dhe i vendosim ne nje ene te thelle me uje te ftohte te cilin do ta nderrojme cdo 24 ore per tre dite me rradhe. Diten e trete i heqim frutave pjesen e bardhe qe i ka mbetur, i presim ne copa jo shume te medha dhe i vendosim per t’u zier ne zjarr te forte ne nje tenxhere te larte (nuk duhet te jete material alumini) duke i perziere here pas here per rreth 5 minuta. Pas kesaj kohe shtojme lekurat qe kishim ne frigorifer gjithmone duke i perziere dhe ne momentin qe rifillon zierja shtojme sheqerin duke e perzier shpesh ne menyre qe te shkrihet plotesisht. Kjo eshte faza me delikate e pregatitjes se marmalates: nese sheqeri ngjitet ne anet e enes, atehere marmalata do te marre ngjyre te erret. Ne momentin qe rifillon zierja duhen nga 45-60 minuta per te perftuar nje marmalate kompakte. Nese gjate gatimit formohet shkume e bardhe ne siperfaqe, e heqim me ndihmen e nje luge.

Gjuhë mace me portokall

Gjuhet e maces jane biskota krokante shume te thjeshta per tu pregatitur; mjafton te keni ne kuzhinen tuaj miell, gjalp, veze dhe sheqer. Emri i tyre derivon nga forma e gjate dhe e ngushte, qe te kujton pikerisht gjuhen e maces. Jane perfekte per te shoqeruar akulloren apo per tu konsumuar bashke me nje filxhan caj ose cokollate te ngrohte. Varianti qe po iu paraqesim me poshte eshte me i shijshem se origjinali, per shkak se brumit i shtohet lekure portokalli e grire holle dhe esence nga lulet e portokallit.
Perberesit per rreth 25 biskota

  • 50gr miell
  • 50gr gjalp
  • 50gr sheqer pluhur
  • 1 te bardhe veze mesatare
  • lekuren e gjysme portokalli
  • pak arome lule portokalli

Parapregatitje: Nxjerrim gjalpin dhe vezen nga frigoriferi dhe i leme ne temperature ambjenti per afer 3 ore.

Ne nje ene bashkojme gjalpin e zbutur me sheqerin pluhur dhe i punojme me nje luge druri (ose me dore) derisa te formohet nje mase kremoze. Shtojme pak nga pak miellin e situr, te bardhen e vezes, aromen e luleve te portokallit dhe lekuren e gjysme portokalli te grire holle (ne lekuren e portokallit nuk duhet te kete pjese te bardha e cila i jep hidherim biskotave). Te gjithe keta perberes i perziejme shume mire me luge druri ose me ndihmen e nje mikseri duke formuar ne kete menyre nje brum homogjen.

E vendosim brumin ne nje xhep pasticerie dhe mbi nje tave te shtruar me leter furre, formojme shirita te gjate rreth 1.5 cm dhe te barazlarguar nga njeri tjetri (gjate pjekjes, biskotat hapen dhe mund te bashkohen me njera tjetren). I pjekim ne furre te parangrohur ne 160grade per rreth 20 minuta derisa te marrin nje ngjyre te arte ne anet e tyre. Kur pjekja te kete perfunduar, akoma te nxehta i heqim nga letra e furres me ndihmen e nje spatule dhe i vendosim te ftohen ne nje pjatance apo pjate te madhe. Keto biskota mund te ruhen shume mire ne nje kuti alumini me kapak.

*Keshille: Ne momentin qe gjuhet e maces sapo kane dale nga furra, jane shume te lakueshme prandaj mund ti punojme me dore per ti dhene formen qe deshirojme; te nje spirale, te nje patkoi etj. Nese doni te pregatisni biskotat origjinale, shtoni nje bustine vanilje ne vend te lekures se portokallit dhe aromes se luleve te portokallit.