Tag Archives: Receta me lule kungulli

Kinoa me lule kungulli

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Kinoa me lule kungulli

Kinoa me lule kungulli eshte nje recete 100% e shendetshme, vegane dhe pa permbajtje gluteni. Lulet e kungullit jane nje perberes i shkelqyer te cilat perveç vlerave te tyre ushqimore, e bejne çdo pjate me te sofistikuar duke i dhene nje shije te veçante.

Perberesit

  • 150gr kinoa
  • 300ml uje
  • 2 kunguj mesatar, te prere ne kubik
  • 2 karrota mesatare, te prera ne kubik
  • 10-15 lule kungulli, te pastruara nga pistili dhe te prera ne menyre gjatesore
  • 1 dege trumez te fresket
  • lekuren e grire te 1 limoni
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Kinoa me lule kungulli1

Lajme shume mire kinoan nen uje te ftohte te rrjedhshem derisa uji te rezultoje plotesisht transparent. Kjo proçedure eshte e domosdoshme per te eleminuar shijen e hidhur qe kane farat e kinoas ne siperfaqe. E vendosim te zieje ne zjarr mesatar me kapak mbyllur duke i shtuar nje maje luge kripe dhe 1 luge gjelle vaj ulliri derisa kinoa ta kete thithur plotesisht ujin. E heqim nga zjarri dhe e leme me kapak mbyllur per te pakten 15 minuta. Pas kesaj, e transferojme ne nje tas dhe e leme te ftohet.

Kaverdisim ne vaj ulliri karrotat duke shtuar nje filxhan kafe uje. Shtojme kungullin dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per pak minuta. Perimet duhet te rezultojne krokante, jo plotesisht te buta. Shtojme ne fund edhe lulet e kungullit te prera ne menyre gjatesore, i kriposim, piperosim dhe i leme edhe per maksimumi 1 minute tjeter me kapak mbyllur. I shtojme perimet tek tasi me kinoa, e rregullojme me pak vaj ulliri, lekuren e limonit te grire, trumezen e fresket dhe i perziejme mire. E sherbejme ne temperature ambjenti ose te ftohte.

Advertisements

Lule kungulli të skuqura

  • Racione: 4-5 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Lule kungulli te skuqura

Kerkoni nje antipaste te veçante per te filluar dreken apo darken me shije? Lulet e kungullit jane perfekte dhe shume te thjeshta per tu realizuar. Ta shohim bashke sesi pregatiten:

Perberesit

  • 300gr lule kungulli
  • 100gr miell
  • 1 te verdhe veze
  • 200ml uje i gazuar
  • kuba akulli
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj luledielli per skuqje

I lajme mire lulet e kungullit duke i zhytur ne menyre delikate ne uje te ftohte, i shkundim me dore per ti hequr pjesen me te madhe te ujit dhe i vendosim siper nje pecete te paster me ane te se ciles mundohemi ti thithim sa me shume uje te mundemi. Heqim bishtin, hapim me kujdes petalet e lues dhe me gishta heqim pistilin. I leme menjane nderkohe qe pregatisim brumin ne te cilin do ti zhysim per ti skuqur:

Mbushim nje tas te madh me uje te ftohte dhe kuba akulli dhe vendosim siper saj nje tenxhere alumini (apo nje tas tjeter metalik). Rrahim brenda tasit metalik te verdhen e vezes, shtojme ujin e gazuar shume te ftohte dhe pak nga pak miellin e situr duke e perziere, por jo shume; nuk eshte problem nese formohen kokerriza te vogla.

Vendosim nje tigan te thelle me vaj luledielli ne zjarr. Zhysim me kujdes nje nga nje lulet e kungullit ne brume dhe i hedhim ne vajin e nxehte duke i skuqur nga 2 ose 3 ne menyre qe te mos ngjiten me njera tjetren dhe te mos i prishet forma. Sapo te kene marre ngjyre te arte te bukur, i heqim nga vaji me ndihmen e nje luge me vrima dhe i vendosim mbi letra kuzhine per ti thithur vajin e tepert. I sperkasim me kripe dhe piper te zi te sapobluar dhe i sherbejme te nxehte.

Foto nga: http://killingtimebetweenmeals.com