0 0
Kinoa me lule kungulli

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
150 gr kinoa
300 ml ujë
2 kungull i njomë
2 karrota
10-15 lule kungulli
1 degë trumëz
1 lëkurën e grirë limoni
4 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

6 gr
Proteina
16 gr
Yndyrna
27 gr
Karbohidrate
271
Kalori për racion

Kinoa me lule kungulli

Karakteristikat::
  • Vegane

Kinoa me lule kungulli eshte nje recete 100% e shendetshme, vegane dhe pa permbajtje gluteni. Lulet e kungullit jane nje perberes i shkelqyer te cilat perveç vlerave te tyre ushqimore, e bejne çdo pjate me te sofistikuar duke i dhene nje shije te veçante.

  • 30 min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share
(Visited 65 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Lajme shume mire kinoan nen uje te ftohte te rrjedhshem derisa uji te rezultoje plotesisht transparent. Kjo proçedure eshte e domosdoshme per te eleminuar shijen e hidhur qe kane farat e kinoas ne siperfaqe. E vendosim te zieje ne zjarr mesatar me kapak mbyllur duke i shtuar nje maje luge kripe dhe 1 luge gjelle vaj ulliri derisa kinoa ta kete thithur plotesisht ujin. E heqim nga zjarri dhe e leme me kapak mbyllur per te pakten 15 minuta. Pas kesaj, e transferojme ne nje tas dhe e leme te ftohet.

2
Kryer

Kaverdisim ne vaj ulliri karrotat e prera ne kubik te vegjel duke shtuar nje filxhan kafe uje. Shtojme kungullin e prere ne te njejten madhesi dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per pak minuta. Perimet duhet te rezultojne krokante, jo plotesisht te buta. Shtojme ne fund edhe lulet e kungullit te prera ne menyre gjatesore pasi i kemi hequr pistilin, i kriposim, piperosim dhe i leme edhe per maksimumi 1 minute tjeter me kapak mbyllur. I shtojme perimet tek kinoa, e rregullojme me pak vaj ulliri, lekuren e limonit te grire, trumezen e fresket dhe i perziejme mire. E sherbejme ne temperature ambjenti ose te ftohte.

Akullore me lajthi
previous
Akullore me lajthi
Makarona me domate të freskët dhe borzilok
next
Makarona me domate të freskët dhe borzilok
Akullore me lajthi
previous
Akullore me lajthi
Makarona me domate të freskët dhe borzilok
next
Makarona me domate të freskët dhe borzilok

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here