0 0
Makarona me domate të freskët dhe borzilok

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
350 gr makarona të gjata me vezë psh Papardelle
5 domate të pjekura mirë
10 gjethe borzilok i freskët
1 thelpi hudhër
1 majë luge sheqer
vaj ulliri
kripë
djathë kaçkavall të grirë

Vlerat ushqyese të recetës

14 gr
Proteina
18 gr
Yndyrna
68 gr
Karbohidrate
483
Kalori për racion

Makarona me domate të freskët dhe borzilok

Karakteristikat::
  • Vegane
Kuzhina::

Kjo eshte nje nga pjatat simbol te kuzhines italiane! Mund te gozhdoheni gjithe diten ne kuzhine per te pergatitur recetat me te rafinuara, sofistikuara, me perberesit me te shtrenjte, por asgje... ASGJE nuk krahasohet me shijen e makaronave me domate te fresket te bahçes me borzilokun e sapokeputur. Aciditeti i domateve bashkohet mrekullisht me freskine e borzilokut!

  • 40 min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Pregatisim fillimisht salcen me domate te fresketa: ne nje tigan kaverdisim ne vaj ulliri ekstra te virgjer hudhren e grire holle, shtojme domatet e kaluare ne mikser, e rregullojme me pak kripe, nje maje luge sheqer, i vendosim kapakun dhe e leme ne zjarr shume te ulet te gatuhet derisa salca te trashet, per rreth 30 minuta.
Shtojme gjethet e borzilokut te copetuara me dore dhe e leme salcen menjane.

2
Kryer

Ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion, i kullojme dhe i hedhim ne tiganin ku kemi pergatitur salcen. I perziejme mire dhe i sherbejme neper pjata duke i dhene shije me pak djathe kaçkavalle te grire dhe zbukuruar me ndonje gjethe borzilok te fresket.

Kinoa me lule kungulli
previous
Kinoa me lule kungulli
Djathë Tomino i mbështjellë me proshutë Speck
next
Djathë Tomino i mbështjellë me proshutë Speck
Kinoa me lule kungulli
previous
Kinoa me lule kungulli
Djathë Tomino i mbështjellë me proshutë Speck
next
Djathë Tomino i mbështjellë me proshutë Speck

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here