0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Nutritional information

29 gr
Proteina
27 gr
Yndyrna
66 gr
Karbohidrate
616
Kalori për racion
Makarona me karkaleca, shparguj dhe pana

Makarona me karkaleca, shparguj dhe pana

Cuisine:

Le të përfitojmë nga sezoni i një prej perimeve me të shijshëm dhe që përfaqëson më së miri pranverën: shpargujt! Sot do tju propozoj këtë kombinim fantastik me karkaleca dhe pana, një pjatë që vështirë ti thuhet jo.

  • 20 min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share
(Visited 208 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Pastrojmë shpargujt duke eleminuar 2-3 cm nga pjesa fundore, dhe e presim ne copa. Pastrojmë gjithashtu edhe karkalecat nga koka dhe trupi nëse dëshironi. Zakonisht unë trupin e lë të paqëruar sepse kështu ruan shumë mirë të gjitha lëngjet dhe nuk thahet gjatë gatimit.

2
Done

Presim hollë qepët e njoma dhe i kavërdisim në zjarr të ulët me pak vaj ulliri për 2 minuta. Shtojmë karkalecat dhe i gatuajmë për 2-3 minuta të tjera bashkë me qepën. Shtojmë copat e shpargujve, kremin pana, i vendosim kapakun dhe e lëmë në këtë mënyrë për rreth 10 minuta. I japim shije me kripë, piper të zi, trumëz dhe pak lëkurë limoni.

Ndërkohë ziejmë makarona për kohën e treguar në konfeksion.

3
Done

Shtojmë makaronat e kulluara tek salca që pregatitëm dhe i përziejmë për pak sekonda derisa të marrin shije.

I shërbejmë të ngrohta me pak lëkurë limoni të grirë në sipërfaqe.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Burrito
previous
Burrito

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here