0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
4 (ose 8 të vogla) pite gruri
200 gr djathë guda i grirë
2-3 domate
pak sallatë jeshile
...për salcën me mish të grirë:
500 gr mish i grirë viçi
1 qepë e kuqe ose e bardhë
1 thelpi hudhër
1 spec i kuq djegës
1 spec i kuq
300 gr fasule të kuqe të ziera
200 gr misër i zierë
200 gr salcë domatesh
250 ml lëng mishi
1 lugë çaji koriandër pluhur
1 lugë çaji kumin
1/2 luge çaji piper i zi i sapobluar
disa gjethe koriandër e freskët
1 lugë çaji sheqer
vaj ulliri
kripë
vaj ulliri

Nutritional information

44 gr
Proteina
35 gr
Yndyrna
39 gr
Karbohidrate
640
Kalori për person
Burrito

Burrito

një recetë e kuzhinës Tex-Mex (në kufirin midis Teksasit dhe Meksikës)

Cuisine:

Burrito përbëhet nga një petë misri ose gruri e mbushur me një salcë me mish të grirë, fasule, misër, speca, djathë, domate e çdo gjë tjetër që mund të preferoni! Më poshtë po ju sjell recetën që ne preferojmë më shumë, që i ngjason pak a shumë asaj klasikes.

  • 60 min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

  • ...për salcën me mish të grirë:

Directions

Share
(Visited 164 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Kavërdisim mishin e grirë në pak vaj ulliri, e kriposim dhe e gatuajmë në zjarr mesatar-të lartë për rreth 10 minuta derisa të ketë ndryshuar ngjyrë. E lëmë mënjanë të mbuluar në mënyrë që të mos thahet.

2
Done

Presim hollë qepën, hudhrën, specin e kuq dhe specin djegës dhe i kavërdisim në të njëjtin tigan në vaj ulliri derisa të zbuten, por jo të marrin ngjyrë. I japim shije me kripë, sheqer, piperin e zi, koriandër dhe kumin. Hedhim një garuzhde lëng mishi (ose lëng të pregatitur me koncentratë, apo thjeshtë ujë) dhe presim derisa të avullojë uji i tepërt. Shtojmë mishi e grirë, salcën e domateve, lëngun e mbetur dhe e gatuajmë salcën në zjarr të ulët për 50 minuta - 1 orë duke e përzierë herë pas here. Nëse salcat thahet tepër, shtojmë edhe pak lëng mishi apo ujë.

3
Done

Shtojmë së fundi edhe fasulet dhe misrat të kulluar nga lëngu i konservimit dhe e përziejmë mirë. I japim shije me pak koriandër të freskët të grirë hollë dhe e lëmë mënjanë të ftohet për disa minuta.

4
Done

Pregatisim burritot

Vendosim në tavolinën e punës pitet dhe i mbushim me pak salcë me mish të grirë, djathë të grirë, domate dhe pak sallatë. Mbyllim fillimisht anësoret e pites, më pas pjesën poshtë e sipër duke formuar kështu një katror. Duhet të kemi kujdes që mbushja të qëndrojë plotësisht brenda.

E vendosim burriton në një tigan (me pjesën e palosur poshtë) në zjarr të ulët dhe e lëmë per 3-4 minuta. Ky proçes shërben që anët e burritos të ngjiten e mbushja të mos dali jashtë. E kthejmë nga ana tjetër edhe për disa minuta të tjera. E lëmë të ftohet pak dhe e presim përgjysmë.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Tartë e kripur me shparguj dhe salmon
next
Makarona me karkaleca, shparguj dhe pana
previous
Tartë e kripur me shparguj dhe salmon
next
Makarona me karkaleca, shparguj dhe pana

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here