0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
Për një tavë me madhësi 17x20cm
...për pandispanjën:
4 vezë
115gr miell
4 lugë gjelle rrafsh sheqer
një majë luge kripë
1 pako e vogël pluhur pjekës
...tjetër:
500ml qumësht
100ml krem pana për ëmbëlsira
200gr qumësht të kondesuar (Panda)
400gr salcë karameli

Vlerat ushqyese të recetës

11 gr
Proteina
15 gr
Yndyrna
73 gr
Karbohidrate
460
Kalori për racion
Trileçe

Trileçe

Kuzhina::

Përbërësit

  • Për një tavë me madhësi 17x20cm

  • ...për pandispanjën:

  • ...tjetër:

Udhëzimet

Share

Torta e ftohte Trilece ose ne gjuhen origjinale “Pastel de Tres Leches” e ka marre kete emer pikerisht nga 3 llojet e qumeshtit qe ajo perdor (leche ne spanjisht do te thote qumesht). Egziston akoma konflikti se cili vend e krijoi i pari qe ne vitet 1900. Mendohet te kete ardhur nga vendasit e Nikaraguas apo te Meksikes, por versioni i dyte ka themele me te forta. Kjo embelsire shijohet shume edhe ne Kube, Porto Riko, Guatemale dhe… sigurisht ne Shqiperi!

Hapat

1
Kryer

Fillimisht ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve. Duhet te kemi shume kujdes qe te dyja te jene ndare ne menyre perfekte, por mbi te gjitha asnje pike nga e verdha te mos jete tek e bardha.
Rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te na formohet nje krem i qendrueshem qe nuk bie nga ena, 30 sekonda deri ne 1 minute.

2
Kryer

Shtojme sheqerin dhe te verdhat e vezeve duke e rrahur edhe per maksimumi 5 sekonda.

Shtojme miellin dhe pluhurin pjekes te situr dhe e perziejme masen me kujdes me ndihmen e nje spatule ne menyre qe volumi te mos bjere.

3
Kryer

Vendosim nje leter furre vetem ne bazen e taves dhe shtojme brumin duke e niveluar mire.

E pjekim pandispanjen ne 180°C per 25-30 minuta, apo derisa te kete marre ngjyre te arte te lehte ne siperfaqe.

4
Kryer

Pasi pandispanja eshte pjekur, e nxjerrim nga furra dhe e leme te pushoje 10 minuta.

5
Kryer

Nderkohe bashkojme qumeshtin me panen dhe qumeshtin e kondesuar duke i perziere mire me njeri tjetrin.

6
Kryer

Nxjerrim pandispanjen me kujdes nga tava dhe e kthejme permbyse, pra pjesa e siperme duhet te jete poshte. Kjo behet per shkak se kjo pjese eshte me e forte dhe duhet te regjet per nje kohe me te gjate ne qumesht. Nese nuk do ta kthenim pandispanjen, atehere do te na rezultonte pjesa e siperme e forte dhe pjesa e poshtme e qullet.

7
Kryer

E çpojme siperfaqen e pandispanjes ne disa vende me ndihmen e nje shkopi dhe shtojme 3 llojet e qumeshtit. Ne fillim mund te duket sikur ka shume qumesht, por me kalimin e kohes pandispanja do ta thithi qumeshtin, do fryhet dhe masa do te rezultoje perfekte.

8
Kryer

Hedhim siper salcen e karamelit duke e shperndare njetrajtesisht. Sipas deshires mund te bejme dekorin karakteristik te trileçes me pak çokollate te bardhe te shkrire.

Youtube Video

Makarona me pana dhe karkaleca
previous
Makarona me pana dhe karkaleca
Salmon furre në salcë kremoze
next
Salmon furre në salcë kremoze
Makarona me pana dhe karkaleca
previous
Makarona me pana dhe karkaleca
Salmon furre në salcë kremoze
next
Salmon furre në salcë kremoze

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here