0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
4 presh (pjesa e bardhë)
4 vezë
400 gr mish viçi tul
1 filxhan çaji oriz kokërrgjatë
6 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji piper i zi i sapobluar
1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
1 lugë çaji kripë

Nutritional information

30 gr
Proteina
31 gr
Yndyrna
44 gr
Karbohidrate
568
Kalori për racion
Burani në tavë me presh dhe oriz

Burani në tavë me presh dhe oriz

Një pjatë tradicionale shqiptare shumë e shijshme dhe tepër e pasur me vlera ushqyese

Shijon mrekullisht në stinën e dimrit, duke qenë se preshi e ka kohën atëherë. Unë e kam pregatitur me copa mishi viçi, por sigurisht që mund ta gatuani edhe pa mish, ose me mish të grirë.

Cuisine:

Ingredients

Directions

Share
(Visited 91 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

E ndajmë mishin e viçit në copa të vogla dhe e ziejmë me rreth 1 litër ujë me kripë në tenxhere me presion për 20-30 minuta.

2
Done

Pastrojmë preshët dhe i presim hollë. I kavërdisim në vaj ulliri në zjarr mesatar duke i përzierë herë pas here. Këtë proçedurë e bëjmë duke i vënë kapakun në mënyrë që edhe të zbuten me avullin që lëshojnë . Shtojmë orizin, piperin e zi, kripën, specin e kuq jo djegës dhe i përziejmë mirë. Shtojmë 5-6 filxhan çaji nga lëngu i mishit që ka zierë, copat e mishit dhe të gjithë përbërjen e transferojmë në një tavë. E pjekim në 200°C për rreth 40 minuta.

3
Done

Shtojmë në fund edhe 4 vezë të plota sipër dhe i lëmë derisa të mpiksen.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Pite për sufllaqe pa maja
next
Biskota me çokollatë dhe lajthi
previous
Pite për sufllaqe pa maja
next
Biskota me çokollatë dhe lajthi

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here