0 0
Biskota me çokollatë dhe lajthi

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
150 gr miell 00
150 gr çokollatë e zezë
100 gr sheqer
100 gr gjalpë i ftohtë
100 gr lajthi të bluara
1 e verdhë veze
1 majë luge kripë

Vlerat ushqyese të recetës

1 gr
Proteina
6 gr
Yndyrna
9 gr
Karbohidrate
91
Kalori për biskotë

Biskota me çokollatë dhe lajthi

Si thoni ta ëmbëlsojmë pak ditën me këto biskota shumë të shijshme me lajthi të bluar dhe çokollatë? Ju sigurojmë që sdo mbesi asnjë brenda ditës, kështu që për të qenë të sigurt, dyfishoni dozat!

Përbërësit

Udhëzimet

Share
(Visited 132 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Grijmë në mikser 50 gr çokollatë derisa të bëhet pluhur. E bashkojmë me miellin, lajthitë, sheqerin, kripën, të verdhën e vezës dhe gjalpin e ftohtë të prerë në copa të vogla. E punojmë brumin mirë me dorë. Në fillim duket sikur nuk lidhet, por ngrohtësia e duarve e shkrin gjalpin dhe të gjithë përbërësit bashkohen shumë mirë me njëri tjetrin.

2
Kryer

Formojmë një sferë të madhe me brumin dhe e mbledhim me qese transparente. E vendosim në frigorifer për 30 minuta. Pas kësaj, e hapim me okllai duke formuar kështu një petë me trashësi rreth 3mm. E presim me forma sipas dëshirës dhe i pjekim biskotat në 180°C për 7-10 minuta. I lëmë të ftohen plotësisht përpara se ti zbukurojmë me çokollatë të shkrirë (100 gr).

Burani në tavë me presh dhe oriz
previous
Burani në tavë me presh dhe oriz
Burani në tavë me presh dhe oriz
next
Makarona me pesto borziloku
Burani në tavë me presh dhe oriz
previous
Burani në tavë me presh dhe oriz
Burani në tavë me presh dhe oriz
next
Makarona me pesto borziloku

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here