Përbërësit
-
280 gr miell
-
210 gr gjalp në temperaturë ambjenti
-
100 gr bajame të bluara
-
70 gr sheqer
-
6 lugë gjelle sheqer pluhur
-
2 pako të vogla sheqer vanilje
Udhëzimet
Shkurtimisht mbi legjenden e origjines se tyre: kur ushtria e Perandorise Austro-Hungareze mundi ushtrine turke ne Vjene ne 12 shtator 1683, bukepjekesit e qytetit festuan duke i shnderruar biskotat me te famshme me sheqer te quajtura Kipferl ne forme gjysmehene qe simbolizonin emblemen e flamurit turk. Pas disfates, turqit iken duke lene pas thesin e pare me kokrra kafeje. Eshte pikerisht kjo arsyeja pse kafenete e para ndodhen ne Vjene dhe shoqerohen gjithmone me nje biskote gjysmehene me vanilje.
Hapat
1
Kryer
|
Bashkojme miellin me sheqerin, gjalpi dhe bajamet e bluara duke formuar nje brume te cilin e punojme mire me dore. E mbeshtjellim me qese transparente dhe e leme te pushoje 30 minuta ne frigorifer. |
2
Kryer
|
Nderkohe sitim sheqerin pluhur ne nje ene dhe e bashkojme me sheqerin me vanilje. |
3
Kryer
|
E ndajme brumin ne dy pjese, dhe nderkohe qe punojme me njeren pjese, tjetren e fusim serisht ne frigorifer. I vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre me pak hapesire nga njeri tjetri. |
4
Kryer
|
I pjekim biskotat ne furre te parangrohur ne 175°C per rreth 15 minuta, derisa cepat te marrin ngjyre te arte. |
5
Kryer
|
I leme te ftohen vetem 3 minuta, dhe ashtu te ngrohta i kalojme ne sheqerin pluhur me vanilje duke i lene me pas te ftohen plotesisht. Mund te ruhen ne nje ene te mbyllur hermetikisht deri ne 6 jave. |