0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
600 gr patate vjollcë
1 (pjesa e bardhë) presh (pjesa e bardhë)
500 ml lëng perimesh
1 filxhan çaji qumësht
4 lugë gjelle Schmand (krem i athët)
kripë
piper i zi i sapobluar
arrë moskatë e grirë
vaj ulliri

Nutritional information

7 gr
Proteina
12 gr
Yndyrna
38 gr
Karbohidrate
279
Kalori për racion
Supë krem me patate vjollcë

Supë krem me patate vjollcë

Features:
  • Vegjetariane

Nëse ju pëlqejnë supat krem, nuk duhet të lini pa e gatuar këtë recetë me patate vjollcë (lejla). Jo vetëm është shumë e shijshme, por karakterizohet edhe nga një ngjyrë tepër e veçantë që do të bëj për vete të gjithë familjen. Pregatitja është elementare, gjëja më e vështirë është gjetja e këtyre patateve në treg!

  • 20 min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share
(Visited 33 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Qërojmë patatet, i lajmë dhe i presim në feta. Pastrojmë preshin, e lajmë dhe e presim hollë.

Vendosim në zjarr të ulët një tenxhere me pak vaj ulliri dhe kavërdisim preshin derisa të zbutet, për rreth 5 minuta. Shtojmë patatet, lëngun e perimeve dhe i gatuajmë derisa të zbuten, rreth 15 minuta.

2
Done

Me ndihmën e një mikseri me zhytje, e reduktojmë supën në krem dhe i shtojmë qumështin, kripë, piper dhe pak arrë moskatë.

E ndajmë supën nëpër pjata dhe e shoqërojmë me nga një lugë krem të athët për të balancuar ëmbëlsinë e patateve.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Ëmbëlsirë me mollë dhe reçel
next
Petulla patatesh (Rösti)
previous
Ëmbëlsirë me mollë dhe reçel
next
Petulla patatesh (Rösti)

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here