0 0
Byrek me spinaq

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
Për brumin:
600 gr miell 00
300-350 ml ujë i ngrohtë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë kafe kripë
për hapjen e petëve niseshte
Për harxhën:
600 gr spinaq
2 tufa qepë e njomë ose 2 qepë të thata
200 gr djathë i bardhë
1/2 tufe majdanoz i freskët
1/2 tufe kopër e freskët
kripë
piper i zi i sapobluar
vaj ulliri

Nutritional information

21 gr
Proteina
22 gr
Yndyrna
98 gr
Karbohidrate
671
Kalori për 2 copa byrek

Byrek me spinaq

Tradita kërkon që nën petët e byrekut të vendoset një monedhë e cila përfaqëson fshehjen e fëmijës Jezus nga Mbreti Herod. Çdo pjestar i familjes, duke filluar nga më i vjetri, merr një copë byrek dhe personi që gjen monedhën konsiderohet me fat vitin që vjen. Por kujdes: nëse fshihni një monedhë brenda në byrek, sigurohuni që të tjerët ta dinë përpara se ta hanë!

Features:
  • Vegjetariane
Cuisine:

Ingredients

  • Për brumin:

  • Për harxhën:

Directions

Share

Byreku me spinaq është një recetë klasike e kuzhinës shqiptare e cila pregatitet gjatë gjithë vitin, sidomos për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. 

(Visited 28 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Pregatisim brumin:

Shkrijmë kripën në ujin e ngrohtë dhe ja shtojmë miellit bashkë me vajin e ullirit. E punojmë brumin shumë mirë me dorë derisa të mblidhet dhe të rezultojë i butë. E mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë të pushojë për 30-60 minuta. Në këtë mënyrë aktivizohet gluteni dhe petët hapen më lehtësisht.

2
Done

Pregatisim harxhën:

Kavërdisim qepën në vaj ulliri derisa të zbutet. Shtojmë spinaqin dhe e mbulojmë tiganin me kapak në mënyrë që spinaqi të ulë vëllimin e tij. I japim shije me kripë, piper të zi, kopër, majdanoz dhe djathin e bardhë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë mbushjen të ftohet në temperaturë ambjenti.

3
Done

Hapim petët:

Brumin e ndajmë në 15 pjesë të barabarta dhe i hapim 8 petë poshtë dhe 7 petë sipër duke i lyer me niseshte. Nga peta në petë i lyejmë me pak vaj në mënyrë që të bëhen të shkrifta gjatë pjekies. Pjesa e poshtme duhet gjithmonë të ketë më shumë petë pasi të gjitha lëngjet e harxhës do të precipitojnë në fund.
Ne mes shtrojmë harxhën tashmë të ftohur.

4
Done

Pjekia:

E presim byrekun duke mos e cuar thikën deri në fund dhe e pjekim në 200°C për 40 minuta ose derisa shtresa e sipërme të jetë bërë kerce dhe të ketë marrë ngjyrë të artë. E kthejmë byrekun përmbysë në një tavë tjetër. Kjo bëhet për të zbutur petën e sipërme e cila është gjithmonë më e fortë. Ose mund ta lagim sipërfaqen e byrekut me pak ujë dhe ta mbulojmë me një pecetë të pastër. E lëmë të pushojë për 10 minuta përpara se ta shërbejmë

E shoqërojmë me një sallatë jeshile dhe kos grek ose salcë kosi.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Makarona me peshk ton
next
Fileto pule me salcë mustarde
previous
Makarona me peshk ton
next
Fileto pule me salcë mustarde

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here