0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për 4 antipasta të vogla:
400 gr djathë i bardhë dhie ose dele
8 domate të vogla
4 thelpinjë të paqëruar hudhër
4 lugë gjelle vaj ulliri
pak rigon i thatë
kripë

Vlerat ushqyese të recetës

15 gr
Proteina
35 gr
Yndyrna
6 gr
Karbohidrate
394
Kalori për person
Djathë i bardhë i pjekur

Djathë i bardhë i pjekur

Një antipastë me shije mesdhetare e cila pregatitet në pak minuta me përbërësit më të shijshëm: djathë i bardhë, domate, hudhër të freskët, vaj ulliri dhe rigon. Shijon mrekullisht me bukë të thekur, apo edhe thjesht kështu siç është!

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Vegjetariane
Kuzhina::

Përbërësit

  • ...për 4 antipasta të vogla:

Udhëzimet

Share

Kjo është një recetë frymëzuar nga udhëtimi im i fundit në Greqi. E kam provuar në disa variente: me ullinj, qepë, speca të kuq, por kjo është mënyra që e preferoj: djathë i bardhë dhie ose dele i pjekur, kremoz dhe tepër i shijshëm.

Nëse e gatuani në tavë të madhe për disa persona, duhet të keni parasysh të përdorni domate të vogla, dhe jo domate në copa pasi përmbajnë shumë ujë dhe do tja u bëjnë tavën tepër të ujëshme.

(Visited 589 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

E ndajmë djathin e bardhë në 4 feta. Nëpër tava të vogla individuale vendosim në fillim fetën e djathit dhe anash tij domatet dhe hudhrën e paqëruar. I spërkasim me pak kripë, rigon dhe vaj ulliri.

E pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 20-25 minuta derisa djathi të shkrihet. E shërbejmë menjeherë me bukë të thekur, pite ose biskota të kripura (krekërs).

Mëngjes proteinik me vezë, pançetë dhe avokado
previous
Mëngjes proteinik me vezë, pançetë dhe avokado
Sallatë me panxhar dhe kos
next
Sallatë me panxhar dhe kos
Mëngjes proteinik me vezë, pançetë dhe avokado
previous
Mëngjes proteinik me vezë, pançetë dhe avokado
Sallatë me panxhar dhe kos
next
Sallatë me panxhar dhe kos

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here