Udhëzimet
Me vetem 5 perberes, ju mund te pregatisni salcen e kosit me arra me te mire dhe me te shijshme. Kremoze, ideale per te shoqeruar pjata me baze mishi, ato te kuzhines Meksikane, apo patate te furres.
Perberesit
- 250gr salce kosi
- 50gr arra te qeruara
- 3 thelpinje hudhra
- 2 luge gjelle vaj ulliri
- hudher gjarpri
Vendosim ne mikser elektrik arrat, thelpinjte e hudhrave dhe hudhren e gjarprit duke i grire imet. Ne nje ene bashkojme kete perberje me salcen e kosit, shtojme vajin e ullirit dhe i perziejme mire derisa te formohet nje salce homogjene. E vendosim salcen ne frigorifer deri ne momentin e servirjes. E vendosim bukur ne pjate dhe e zbukurojme ne siperfaqe me copeza arrash te grira dhe vaj ulliri.