Arkiva Etiketash: Receta me arra

Kek me kafe dhe arra

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Kek me kafe dhe arra1

Nje kombinim fantastik i shijes se kafes me arrat, ben qe kjo embelsire te shijohet deri ne feten e fundit. Kontrasti midis kremozitetit te mbushjes me krem kafe dhe krokantes se arrave, e ben perfekt per mengjeset e vona te fundjaves, atehere kur shpesh duam te perkedhelemi me diçka te embel. Receta eshte shume e thjeshte per tu pergatitur, dhe ne me pak se 1 ore do te keni ne tavolinen tuaj nje nga embelsirat me te mira qe keni provuar ndonjehere!

Perberesit per nje torte me diameter 20cm

…per kekun

  • 200gr miell 00
  • 200gr gjalpe, ne temperature ambjenti
  • 200gr sheqer
  • 3 veze, ne temperature ambjenti
  • 1 luge çaji pluhur pjekes
  • 2 luge çaji kafe te tretshme ne uje (psh Nescafè)
  • 100gr arra te qeruara dhe te copetuara trashe

…per kremin me kafe

  • 600ml krem pana per embelsira te sheqerosur, te cilin e kemi mbajtur ne frigorifer per min 1 ore
  • 2 luge çaji kafe te tretshme ne uje

Kek me kafe dhe arra2

Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin me sheqerin derisa perberja ta kete dyfishuar vellimin e saj dhe te rezultoje kremoze. Rrahim lehtesisht vezet ne nje ene te vogel dhe i shtojme dalengadale duke vazhduar rrahjen.

Ne nje tas bashkojme miellin me pluhurin pjekes dhe ja shtojme pak nga pak gjalpit me sheqerin duke e rrahur me shpejtesi te ulet ose duke e bashkuar manualisht me ndihmen e nje spatule kuzhine.

Shkrijme kafen ne 1 luge uje te ngrohte dhe ja shtojme perberjes. Shtojme se fundi edhe copezat e arrave duke mbajtur disa menjane per zbukurim.

Lyejme me pak gjalp dhe miell (ose veshim me leter furre) dy tava te rrumbullakta me diameter 20cm. E ndajme brumin e kekut ne menyre te barabarte ne secilen prej tyre dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20-25 minuta. 

I leme te ftohen plotesisht ne temperature ambjenti nderkohe qe pergatisim mbushjen: rrahim me ndihmen e mikserit elektrik panen e ftohte per embelsira derisa te formohet nje krem qe nuk bie nga ena. Nese kremi eshte i pasheqerosur, shtojme sheqer pluhur sipas deshires. Shtojme kafen dhe vazhdojme rrahjen.

Perhapim gjysmen e kremit me kafe mbi njeren nga gjysmat e kekut dhe vendosim me kujdes gjysmen tjeter siper duke e lyer me kremin e mbetur. E zbukurojme me copeza arrash dhe pak kafe pluhur.

Advertisements

Salcë kosi me arra

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Me vetem 5 perberes, ju mund te pregatisni salcen e kosit me arra me te mire dhe me te shijshme. Kremoze, ideale per te shoqeruar pjata me baze mishi, ato te kuzhines Meksikane, apo patate te furres.

Perberesit

  • 250gr salce kosi
  • 50gr arra te qeruara
  • 3 thelpinje hudhra
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • hudher gjarpri

Vendosim ne mikser elektrik arrat, thelpinjte e hudhrave dhe hudhren e gjarprit duke i grire imet. Ne nje ene bashkojme kete perberje me salcen e kosit, shtojme vajin e ullirit dhe i perziejme mire derisa te formohet nje salce homogjene. E vendosim salcen ne frigorifer deri ne momentin e servirjes. E vendosim bukur ne pjate dhe e zbukurojme ne siperfaqe me copeza arrash te grira dhe vaj ulliri.

Gliko arre

  • Vështirësi: e vështirë
  • Shtype
Gliko arre

Glikoja e arres eshte nje recete tradicionale Shqiptare, e pregatitur kryesisht ne zonen e Permetit. Arrat e njoma jeshile mblidhen ne Qershor, sa me shpejt aq me mire. Madhesia e tyre duhet te jete pak me e madhe se nje kokerr e madhe ulliri dhe pak me e vogel se nje veze e vogel.

Perberesit

  • 50 kokrra arra jeshile te pabera
  • 1.5l uje
  • 2kg sheqer
  • 4 karafila
  • 1 shkope kanelle
  • lengun e 1 limoni
  • 3 luge gjelle gelqere
  • 1l uje

Me ndihmen e nje qeruese patatesh, qerojme arrat jeshile nga lekura e jashtme duke vendosur fillimisht doreza. Kjo sepse arrat e pabera kane vetine te leshojne nje leng transparent I cili ne kontakt me lekuren e duarve do te shnderrohet ne nje lende ngjitese ngjyre kafe e cila kerkon disa jave te hiqet natyralisht.

I fusim arrat e qeruara ne nje ene me uje te ftohte per 9 dite, duke ja nderruar ujin cdo dite. Per ti mbajtur arrat te zhytura brenda ne uje, vendosim nje pjate te rende siper tyre.

Pas nente ditesh, hollojme gelqeren ne uje te ftohte dhe e perziejme shume mire derisa te shkrij plotesisht. E kullojme ne menyre qe uji me gelqere te dale i paster, fusim ketu arrat dhe i leme per rreth 2 ore.

Pas dy oresh, i shplajme shume mire dhe çpojme siperfaqen e tyre me pirun ne menyre qe gjate zierjes ta thithin sa me mire sherbeti. I vendosim ne nje tenxhere, i mbulojme me uje te ftohte dhe i ziejme per rreth 10 minuta, kete procedure e perserisim 3-4 here. Ky proces na ndihmon qe arrave ti dale hidherimi dhe te zbuten ne menyre sa me uniforme. I kullojme dhe i leme menjane.

Pregatisim shurupin duke ziere ujin me sheqer derisa ky i fundit te kete shkrire plotesisht, hedhim arrat dhe i ziejme per rreth 30 minuta derisa ta thithin shurupin. Shtojme lengun e limonit te cilin e kemi tretur ne 1 gote uje, karafilin dhe kanellen te mbeshtjella me nape te cilet do ti eleminojme ne fund. I ziejme edhe per 30 minuta te tjera derisa te zbuten.

Kur lengu i glikose te jete trashur dhe arrat te jene zbutur, glikoja eshte gati. E fusim neper kavanoza te sterilizuar te cilet i permbysim dhe i leme te ftohen plotesisht. Glikone e konsumojme te pakten 1 jave nga pregatitja. Idealja eshte qe glikoja te ruhet ne vend te thate dhe te erret per te pakten 6 muaj.

Foto nga: http://handmadeoz.blogspot.com

Rolè me arra dhe krem kafe

Role me arra dhe krem kafeReceta e kesaj embelsire eshte relativisht e thjesht per tu realizuar dhe rezultati do te jete teper i shijshem e skenografik. Mund te sherbeje per te mbyllur per shembull menúne e nje darke mes miqsh apo festive.
Perberesit per nje rolè

…per pandispanjen

  • 100gr miell
  • 100gr arra te qeruara dhe te reduktuara ne miell me ndihmen e mikserit
  • 100gr sheqer te bardhe
  • 4 veze
  • 1 luge te vogel plot pluhur pjekes
  • pak vanilje
  • 30gr vaj ulliri ose gjalp te shkrire ne mikrovale
  • pak rum per sperkatje (eleminojeni nese ja servirni femijeve)

…per kremin me kafe

  • 250ml krem pana per embelsira te sheqerosur
  • 1 luge te vogel kafe e tretshme ne uje
  • disa arra te qeruara ne copat e vogla

…per ta mbuluar

  • sheqer pluhur

Pregatisim pandispanjen duke ndare si fillim te bardhat nga te verdhat e vezeve ne dy ene te veçanta. Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur. Shtojme arrat e reduktuara ne pluhur, miellin e situr, pluhurin pjekes, vaniljen dhe vajin e ullirit duke i perziere shume mire.

Ne enen tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te perftojme nje mase qe nuk bie nga ena. Ja shtojme kete perberjes me te verdhe veze duke e perziere me kujdes nga poshte lart. Ne kete menyre kemi perftuar brumin e pandispanjes se rolèse. E hedhim brumin ne nje tave me permasa rreth 20×30 te shtruar me leter furre, e nivelojme mire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 5-7 minuta, apo derisa pandispanja te marre ngjyre te arte ne siperfaqe.

Lyejme me sheqer pluhur nje pecete te paster te lagur me uje e te shtrydhur shume fort dhe vendosim mbi te pandispanjen duke i dhene formen e rolèse (e rrotullojme gjithmone nga ana me e shkurter). E leme te ftohet nderkohe qe pregatisim kremin.

Shkrijme ne pak uje te vaket kafen e tretshme. Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik panen per embelsira dhe shtojme dalengadale kafen duke vazhduar rrahjen.

Bejme pregatitjen perfundimtare te rolèse: marrim pandispanjen, e çrrotullojme dhe e lagim me pak rum, ose pak arome rumi te tretur ne uje. Per ata qe nuk e preferojne kete arome, mund ta lagin pandispanjen me pak kafe te tretur ne uje/qumesht duke i shtuar ose jo sheqer (sipas deshires). E lyejme me kremin e pregatitur duke e niveluar mire ne te gjithe siperfaqen, shtojme disa arra ne copeza te vogla dhe e rrotullojme serisht me shume kujdes duke e vendosur ne pjatancen ku do ta sherbejme.E sperkasim me pak sheqer pluhur, dhe ne momentin qe do ta sherbejme e presim bukur ne feta.

Salcë me patëllxhan dhe arra

p style=”text-align: left;”>salce me patellxhan dhe arraSalca me patellxhane dhe arra mund te perdoret shume mire per te lyer buken e thekur, apo per makarona duke i shtuar pak uje nga zierja e tyre.

Perberesit

  • 2-3 patellxhan mesatar
  • 2-3 thelpinj hudhra te qeruara
  • 5-6 arra te qeruara
  • djath Grana te grire (ose Parmixhano)
  • vaj ulliri ekstra i virgjer
  • kripe

Parangrohim furren ne 180°C.

Lajme shume mire patellxhanet, i vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre, i çpojme me pirun ne siperfaqe dhe i pjekim per 30-40 minuta, apo derisa te jene zbutur plotesisht.

I nxjerrim nga furra duke i lene te ftohen per disa çaste dhe i nxjerrim tulin e brendshem duke e vendosur ne enen e mikserit elektrik. Shtojme arrat e qeruara, hudhrat, pak kripe dhe i grijme shume mire te gjitha derisa te perftojme nje salce homogjene. E hedhim salcen ne nje tas dhe shtojme pak nga pak vajin e ullirit derisa perberja te rezultoje kremoze. Ne fund shtojme edhe djathin grana te grire.

E vendosim ne tasin ku do ta servirim dhe e zbukurojme me thelpinje arrash dhe pak vaj ulliri.

Foto nga: http://talesofakitchen.com/

Kadaif me arra

700x469xKadaif.jpg.pagespeed.ic.KMlsZDbwJ9Kadaifi eshte nje embelsire klasike Shqiptare e pregatitur me brume ne fije, te cilit i hidhet shume gjalp, arra dhe regjet ne sherbet te trashe.

Perberesit

  • 1kg kadaif ne fije
  • 1/2kg arra te therrmuara dhe te pjekura
  • 1/2kg gjalp pa kripe
  • 2 luge te vogla kanelle

…per shurupin

  • 1l uje
  • 1.5kg sheqer
  • 2 luge gjelle leng limoni

PREGATITJA E MBUSHJES

Perziejme arrat me kanellen dhe i leme menjane.

Ne kete moment, kadaifin mund ta pregatisim ne dy menyre:

1. KADAIF ROLE’ Per te pregatitur kadaifin rolè, e ndajme kadaifin ne fije ne 24 pjese (ose me shume nese i deshironi copat me te vogla). Cdo pjese e hapi ne forme gjatesore, vendosim ne mes nje luge mbushje me arra dhe e rrotullojme ne forme rolèje duke i vendosur copat njera pas tjetres ne nje tave te lyer me gjalp. I sperkasim siper me gjalpin e mbetur perpara se ta fusim ne furre.

2. KADAIF I SHTRUAR E ndajme kadaifin ne dy pjese te barabarta. Shtrojme si fillim ne taven e lyer me gjalp gjysmen e kadaifit, hedhim te gjithe mbushjen me arra duke e shperndare ne menyre te njetrajtshme dhe shtrojme edhe kadaifin e mbetur. E sperkasim siperfaqen me gjalpin e mbetur perpara se ta fusim ne furre.

PJEKJA

E pjekim ne furre te parangrohur ne 160°C per 50-60 minuta, apo derisa ne siperfaqe te kete marre ngjyre te arte. E leme te ftohet plotesisht perpara se ti hedhim shurupin.

SHURUPI

Vendosim ne nje tenxhere ujin, sheqerin dhe lengun e limonit. E ziejme egzaktesisht 7 minuta qe nga fillimi i marrjes vale te shurupit duke e perziere ne menyre qe sheqeri te shkrihet plotesisht. Pas kesaj, ia hedhim me luge kadaifit tashme te ftohte derisa ta thithi te gjithe sherbetin. E leme nje nate ose 8-10 ore ne menyre qe te sigurohemi qe i gjithe shurupi eshte thithur nga kadaifi. Me pas e sherbejme te ndare ne copa.

Foto nga: http://zena.blic.rs

Biskota me arra

Keto biskota, qe zakonisht gatuhen per festen e Krishtlindjes, jane shume te shkrifta dhe me nje shije fantastike. Mos harroni qe pasi ti keni gatuar dhe pasi te jene ftohur plotesisht, t’i vendosni ne nje ene te mbyllur hermetikisht me kapak ne menyre qe te ruajn freskine e tyre.

Perberesit per 25-27 biskota

  • 250gr miell
  • 150gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 80gr sheqer
  • 1 te verdhe veze
  • 80gr arra te reduktuara ne miell (te grira ne mikser)+thelpinj te plote per zbukurim
  • 1 luge kakao pluhur
  • 2 luge te vogla pluhur pjekes

Ne nje tas vendosim te gjithe perberesit e mesiperm, pra miellin, gjalpin, sheqerin, vezen, miellin e arrave, kakaon, pluhurin pjekes duke i perziere mire me dore derisa te formohet nje mase homogjene. I japim formen e nje cilindri, e mbeshtjellim me leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per rreth 2 ore ne menyre qe brumi te ngurtesohet. Pasi te kete kaluar kjo kohe, e nxjerrim cilindrin e brumit nga frigoriferi dhe e presim ne 25 copa (apo ne 20 nese doni biskota me te medha), secilen pjese e sheshojme pak me dore qe ti japim forme te rrumbullaket, i vendosim nje thelpi arre ne siperfaqe dhe i rradhisim ne nje tave te shtruar me leter furre. E fusim taven ne frigorifer per 1 ore ne menyre qe gjate pjekjes biskotat te ruajn formen e tyre. Pasi i nxjerrim nga frigoriferi, i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 15-20 minuta derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe, por jo te piqen shume. I leme te ftohen plotesisht ne temperature ambjenti perpara se ti servirim

Shëndetlie me mjaltë

Shendetlia me mjalte, eshte nje recete tipike shqiptare e cila pregatitej kryesisht ne raste festash, sidomos per Vitin e Ri. Per shkak te thjeshtesise se perberesve me te cilen gatuhet, sot mund ta pregatisim ne cdo periudhe te vitit duke sjell ne tavoline shijen autentike te nje embelsire tradicionale.
Perberesit per nje tave

  • 500gr miell 00
  • 200gr sheqer
  • 120gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 2 veze
  • 80gr arra te qeruara (dhe te pjekura sipas deshires)
  • 3 luge mjalte
  • nje maje luge sode

…per shurupin

  • 3 gota uje
  • 3 gota sheqer
  • pak vanilje

Ne nje tas te thelle, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet me sheqerin derisa perberja te fryhet dhe te zbardhet. Shtojme nje nga nje mjaltin, gjalpin, arrat e grira, mielli dhe soden e bukes. E punojme brumin pak momente me dore ne menyre qe perberesit te bashkohen me njeri tjetrin, por brumi nuk duhet ne asnje menyre te rezultoje elastik.

E hedhim ne nje tave te lyer me gjalp dhe te sperkatur me pak miell, e nivelojme me ndihmen e nje spatule dhe e vendosim ne furre te parangrohur ne 180°C per 35-40 minuta, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre kafe. E nxjerrim nga furra, e presim ne rombe dhe nderkohe qe shendetlia ftohet ne temperature ambjenti, pregatisim shurupin:
Vendosim per tu ziere (maksimumi 7 minuta) ujin me sheqerin dhe pak vanilje ne zjarr mesatar, dhe e leme shurupin te vaket (aq sa te na e duroje gishti). Kur shendetlia te jete ftohur, i hedhim shurupin e vaket derisa ta thithi plotesisht dhe e sperkasim siperfaqen me pak arra te grira

Bakllava

BakllavaBakllavaja eshte nje embelsire qe ne vendin tone serviret veçanerisht diten e Vitit te Ri. Tradicionalisht, pregatitja e brumit, dhe me pas e peteve nga gjyshet shqiptare behet disa dite perpara, dhe thuhet se çdo pjestar i familjes duhet te haje nje cope bakllava ne menyre qe viti qe vjen te jete me fat.

Perberesit per nje tave me diameter 35-40cm
…per petet

  • 1kg miell 00
  • 7 veze (4 te plota dhe 3 te verdhat)
  • 230ml vaj luledielli (ose 1 filxhan)
  • 250ml qumesht (ose 1 filxhan)
  • 1/2kg gjalp i shkrire ne mikrovale
  • niseshte per sperkatje

…per mbushjen

  • 1/2kg arra te qeruara dhe te pjekura (sipas deshires edhe bajame, lajthi etj)
  • 1 luge te vogel kanelle
  • 1 maje luge karafil

…per sherbetin

  • 3 filxhan uje
  • 3 filxhan sheqer
  • 1 filxhan mjalte
  • 4 luge leng limoni
  • 1 shkop kanelle
  • pak vanilje

Parangrohim furren ne 140°C.

Pregatisim si fillim mbushjen duke bashkuar ne nje tas arrat e qeruara, te pjekura dhe te prera ne copeza te vogla me kanellen dhe karafilin. E leme ne nje ane dhe vazhdojme me hapjen e peteve.

Ne nje ene te madhe, rrahim vezet me ndihmen e nje teli kuzhine, shtojme qumeshtin, vajin dhe pak nga pak miellin derisa te perftojme nje brum te bute. E ndajme brumin ne 4 pjese te barabarta dhe secilen prej ketyre pjeseve ne 15 sfera te vogla, pra gjithesej duhet te perftojme 60 sfera te cilat me pas do te hapen ne pete. Nderkohe qe hapim petet, pjesen tjeter te brumit e mbulojme me nje pecete te lagur ne menyre qe te mos thahet.

Ne tavolinen e punes, hedhim pak niseshte dhe hapim nje sfere brumi me diameter 15-17cm (ne varesi te taves qe do te perdorni per te pjekur bakllavane), te cilen nuk harrojme ta sperkasim me niseshte edhe ne siperfaqe ne menyre qe te hapet sa me lehte dhe te mos çahet. Veprojme ne kete menyre derisa te kemi hapur 15 peta, me pas i vendosim njera siper tjetres dhe e hapim ne nje pete te vetme. E vendosim peten e pare te perbere nga 15 peta te holla ne taven e lyer me gjalp dhe i hedhim 1/4 e gjalpit te shkrire ne siperfaqe. Ne te njejten menyre veprojme edhe me petat e tjera, duke formuar edhe 3 peta te perbera nga 15 peta te holla.

Siper 15 petave qe vendosem ne tave dhe i sperkatem me gjalp, vendosim edhe 15 te tjera dhe me pas shtrojme mbushjen me arra. E sperkasim siperfaqen me 1/4 e gjalpit, shtrojme grupin e trete dhe te katert te petave dhe ne fund e sperkasim siperfaqen me gjalpin e mbetur. E presim ne forme rombesh dhe e pjekim per 2-3.5 ore, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. Nese veme re qe siperfaqa po merr shume ngjyre, e mbulojme me nje leter alumini dhe vazhdojme pjekjen.
E leme te ftohte plotesisht ne temperature ambjenti dhe pregatisim shurupin:

Vendosim ne nje tenxhere ujin, sheqerin, mjaltin, shkopin e kanelles, vaniljen dhe lengun e limonit. E ziejme egzaktesisht 7 minuta qe nga fillimi i marrjes vale te shurupit duke e perziere ne menyre qe sheqeri dhe mjalti te shkrihen plotesisht. Pas kesaj, eleminojme shkopin e kanelles dhe ia hedhim bakllavase tashme te ftohte derisa ta thithi te gjithe sherbetin.

*Keshille: Petet e hapura vet mund ti zevendesojme edhe me petet e blera te gatshme ne supermarket… vetem se shija do te jete shume shume larg asaj origjinales!

Foto nga: http://kemalozcakarinyeri1.wordpress.