0 0
Copëza pule të pjekura krokante

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Nutritional information

42 gr
Proteina
20 gr
Yndyrna
39 gr
Karbohidrate
523
Kalori

Copëza pule të pjekura krokante

Varianti më i shëndetshëm dhe pa yndyrë i filetove të pulës të skuqura me galetë.

Shumë herë këtë pjatë mund ta keni ndeshur në fast food-e të ndryshme, por duke qenë tejet kalorike për shkak të skuqjes së copave të pulës, ndoshta nuk ka hyrë në zgjedhjet tuaja. Me anë të pjekjes, mishi i pulës jo vetëm që nuk humb vlerat e tij ushqimore,  por shija përmirësohet duke u kthyer në një recetë të preferuar edhe nga femijët tuaj!

Cuisine:

Ingredients

Directions

Share

E shërbejmë këtë pjatë me salcën tonë të preferuar apo duke i shtuar ndonjë garniturë, recetat e së cilës do ti gjeni këtu.

(Visited 48 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Parangrohim furrën në 180°C. Lajmë nën ujë të ftohtë gjokset e pulës dhe i thajmë mirë me letër kuzhine. I presim në copa mesatare ose në kubik (sipas dëshirës) dhe i kalojmë në tre enë në të cilat kemi hedhur: tek e para miell me kripë dhe piper, tek e dyta vezët e rrahura me pak ujë dhe tek e treta bukën e thatë të grirë me pak djathë parmixhano të grirë (ose djathë kaçkavall).

2
Done

I vendosim copat e pulës në një tavë të shtruar me letër furre dhe i pjekim për rreth 15 minuta, derisa të kenë marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. I kthejmë nga ana tjetër dhe i pjekim edhe për 15 minuta te tjera.

3
Done

*Këshillë:

Gjatë pregatitjes së kësaj recete, mundohuni të perdorni të dyja duart, pra një dorë do te jetë e thatë (me miell dhe galetë) dhe tjetra e lagësht (me vezë të rrahur). Kështu do të evitoni formimin e "brumit" vetëm në njërën dorë

Të drejtat e imazhit i takojnë: www.inspiredtaste.net

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Kupa me pandispanjë dhe qershi
next
Brumi bazë i picës
previous
Kupa me pandispanjë dhe qershi
next
Brumi bazë i picës

3 Comments Hide Comments

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here