0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
600 gr mish viçi tul
1 qepë
1 karrotë/a
2 patate
3 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle koncentratë domatesh
2 lugë gjelle uthull molle
2 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 gote verë e bardhë
2-3 gjethe dafine
pak miell
kripë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

34 gr
Proteina
21 gr
Yndyrna
24 gr
Karbohidrate
438
Kalori për racion
Tasqebap në tenxhere me presion

Tasqebap në tenxhere me presion

Karakteristikat::
  • Pa laktozë
Kuzhina::

Kjo është mënyra sesi unë e gatuaj tasqebapin prej rreth 10 vjetësh. I shtoj patate dhe karrota për një shije më të plotë dhe duke dashur të fus sa më shumë perime në përditshmërinë tonë.

  • 45 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Kavërdisim në vaj ulliri dhe gjalpë qepën e prerë hollë dhe karrotën në kubik. Shtojmë copat e mishit të lyera lehtësisht në miell dhe i kavërdisim derisa të mos ketë mbetur më yndyrë. E shuajmë me gjysmë gote verë të bardhë dhe e lëmë ti avullojë alkooli.

2
Kryer

Shtojmë koncentratën e domateve, patatet e prera në kubik të vegjël, thelpinjtë e hudhrës të plotë, gjethet e dafinës, ujë, kripë dhe i ziejmë në tenxhere me presion për 35 minuta.

Përpara se ta servirim, i shtojmë edhe uthullën e mollës dhe e rregullojmë me piper të zi.

Granita me kafe
previous
Granita me kafe
Salca majonezë
next
Salca majonezë
Granita me kafe
previous
Granita me kafe
Salca majonezë
next
Salca majonezë

2 komente Fsheh komentet

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here