0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

...për 300 gr majonezë:
2 e verdhë veze
250 ml vaj luledielli
1/2 limon (lëngu) i filtruar
1 lugë çaji uthull e bardhë rrushi
piper i bardhë
kripë
Salca majonezë

Salca majonezë

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Vegjetariane
Kuzhina::

Majoneza përdoret në shumë e shumë mënyra duke filluar që nga shoqërimi i peshkut, pjatave me mish të ftohtë, vezëve të ziera, për të pregatitur salca të tjera apo dhe për të dekoruar pjata të ndryshme sidomos ato festivet.

  • 30 Min
  • Mesatare

Përbërësit

  • ...për 300 gr majonezë:

Udhëzimet

Share

Majoneza është sigurisht salca më e famshme dhe më e përhapur në botë, por origjina e saj vihet në diskutim. Egzistojnë dy versione nga të cilat: i pari na çon në vitet 1757 ku në qytetin spanjoll Mahon, kuzhinieri ushtarak i Armand de la Porte, duka i Richelieu, shpiku këtë salcë me bazë vaji dhe të verdha vezësh. Versioni i dyte thekson se emri majonezë vjen nga një fjalë shumë e vjetër franceze Moyeau (shqiptohet Muaiò) e cila do të thotë pikërisht e verdhë veze.

(Visited 173 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Për të pregatitur majonezën duhet të përdorim vaj dhe vezë në temperaturë ambjenti dhe të ndajmë mjaft mirë të verdhën nga e bardha. Marrim një tas qelqi (ose porcelani) të thellë dhe e vendosim mbi një pecetë të lagur: në këtë mënyrë gjatë pregatitjes së majonezës ai nuk do të lëvizë. Vendosim në të të verdhat e vezëve, pak kripë, pak piper dhe 1 lugë të vogël uthull.

I punojmë shumë mirë përbërësit me ndihmën e një rrahësi elektrik dhe më pas shtojmë vajin duke e hedhur në formën e një fije të hollë.

2
Kryer

Majoneza duhet të përzihet gjithmonë në të njëjtin drejtim, derisa të përftojmë një salcë të trashë dhe kompakte. Pasi i kemi hedhur të gjithë vajin, shtojmë dhe lëngun e limonit të filtruar mirë (gjithmonë duke e përzierë),e rregullojmë me kripë dhe piper nëse është e nevojshme. Nëse majoneza nuk konsumohet menjëherë, mund të ruhet në frigorifer për një ditë duke e mbuluar me letër transparente.

3
Kryer

*Këshillë:

Nëse papritur shohim se në majonezë shfaqen disa "kokrriza", pra përbërja nuk është plotësisht homogjene, egziston një zgjidhje! Me ndihmën e një luge heqim mënjanë këtë pjesë të majonezës dhe e vendosim në një tas të pastër. Ndërkohë, në një tas tjetër vendosim një tjetër të verdhë veze dhe e rrahim duke i shtuar vaj si në proçedurën e mësipërme. Shtojmë pak nga pak majonezën që nuk ishte homogjene dhe vazhdojmë rrahjen. Gjendja duhet të kthehet në normalitet. E gjithë kjo ndodh sepse, e kemi hedhur më shpejt sesa duhet vajin, pra jo në formën e një fije të hollë.

Gjithashtu zgjedhja e vajit që perdorim varet gjithmonë nga përdorimi i majonezës. Në përgjithësi, majoneza prodhohet me vaj ulliri, i cili është më i miri për nga vlerat ushqimore, por shija e majonezës do të rezultojë shumë e fortë. Nëse majonezën do ta përdorim për të shoqëruar një pjatë tepër delikate, është mirë që ajo të mos e mbulojë shijen e kësaj pjate. Prandaj këshillohet të përdoret vaji i lulediellit, i misrit apo vaj ulliri me shije super delikate.

Së fundi, nëse majoneza rezulton shumë e trashë, i shtojmë një lugë ujë të ngrohtë, ndërsa nëse rezulton shumë e hollë, i shtojmë edhe pak vaj luledielli.

Të drejtat e imazhit i përkasin: www.atablefullofjoy.com

Tasqebap në tenxhere me presion
previous
Tasqebap në tenxhere me presion
Featured Image
next
Brokoli dhe patate në furrë
Tasqebap në tenxhere me presion
previous
Tasqebap në tenxhere me presion
Featured Image
next
Brokoli dhe patate në furrë

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here