0 0
Byrek me gjizë dhe vezë

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
600 gr brumë byreku sipas recetës më lartë
...për mbushjen:
800 gr gjizë me kripë
4 vezë
2 lugë gjelle gjalp
1 lugë çaji nenexhik

Vlerat ushqyese të recetës

29 gr
Proteina
18 gr
Yndyrna
81 gr
Karbohidrate
613
Kalori për person

Byrek me gjizë dhe vezë

Nëse ka një recetë që me kujton fëmijërinë, ai është byreku. Atëherë kur petët hapeshin një nga një dhe shtëpia kundërmonte era gjalpë... Sot jam munduar të rizgjoj ato kujtime me byrekun me gjizë e me vezë.

Kuzhina::

Përbërësit

  • ...për mbushjen:

Udhëzimet

Share

Është shumë e vështirë që këtu në Gjermani të gjesh produkte që shijojnë aq shumë sa në Shqipëri. Hera e parë që gjeta gjizë që i afrohej pak në shije… rezultati doli fantastik!

Si fillim, pregatisim brumin e byrekut sipas recetës që do ta gjeni këtuMe këto përmasa del një byrek me madhësinë e tavës katrore të furrës.

(Visited 1,870 times, 2 visits today)

Hapat

1
Kryer

Pregatisim brumin e byrekut sipas recetës më lartë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta.

2
Kryer

Pregatisim mbushjen:

Rrahim vezët me pak kripë (nëse gjiza është e kripur, mos shtoni kripë më tepër). Shtojmë gjizën dhe i përziejmë mirë. I japim shije në fund edhe me pak nenexhik të freskët ose të thatë.

3
Kryer

Lyejmë tavën e byrekut me pak gjalp në fund ose shtrojmë letër furre. Vendosim në fund 6 petë byreku, shtojmë gjysmën e mbushjes me gjizë dhe vezë, 3 peta të tjera, gjysmën tjetër të mbushjes, dhe sipër 6 petët e fundit.

4
Kryer

Palosim anët në mënyrë që të mos dalë mbushja gjatë pjekies dhe e pjekim byrekun në 200°C për 50-60 minuta. Pas pjekies sipërfaqen e lagim me pak ujë dhe e mbulojmë me pecetë të pastër. E lëmë të pushojë 10-15 mintua përpara se ta presim.

Brumi bazë i byrekut
previous
Brumi bazë i byrekut
Sushi të bëra në shtëpi
next
Sushi të bëra në shtëpi
Brumi bazë i byrekut
previous
Brumi bazë i byrekut
Sushi të bëra në shtëpi
next
Sushi të bëra në shtëpi

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here