0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

...për karamelin:
150 gr sheqer
2 lugë gjelle ujë
...për salcën me karamel:
150 gr sheqer
2 lugë gjelle ujë
100 ml krem pana për ëmbëlsira
Karamel dhe salcë karameli

Karamel dhe salcë karameli

Features:
  • Pa gluten

Të pregatisësh në kushtet e shtëpisë karamelin është vërtetë shumë e thjeshtë. Perfekte për tu hedhur sipër ëmbëlsirave si
Pana cotta, Cheescake, Torta të ftohta etj.

  • 20 Min
  • Easy

Ingredients

  • ...për karamelin:

  • ...për salcën me karamel:

Directions

Share

Më poshtë po iu japim dy receta: atë të karamelit dhe të salcës me karamel. Përdorni kë të dëshironi në varësi të kërkesave të recetës suaj.

 

(Visited 45 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Karameli:

Pregatisim karamelin duke vendosur në zjarrë një tigan të thellë ose një tenxhere të vogël me sheqerin dhe dy lugë ujë. E gatuajmë në zjarrë të fortë duke e përzierë shumë dhe shpesh me një lugë druri. Sapo sheqeri të fillojë të kristalizohet, ulim flakën dhe vazhdojmë përsëri përzierjen derisa sheqeri është karamelizuar komplet. E lëmë karamelin të ftohet dhe e përdorim në recetat përkatëse.

2
Done

Salcë karameli:

Për të përftuar salcën me karamel, i shtojmë karamelit të mësipërm panën të cilën e kemi ngrohur më parë në mikrovalë. E perziejmë me lugë druri, e lëmë të ftohet dhe e perdorim në receta të ndryshme.

Të drejtat e imazhit i përkasin: theviewfromgreatisland.com

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Krem me hudhra të freskëta
Featured Image
next
Salcë me limon
previous
Krem me hudhra të freskëta
Featured Image
next
Salcë me limon

27 Comments Hide Comments

Urime per faqen besoj se do me ndihmoj shum si mua dhe shum te tjerve qe kam qef te gatuajn.flm

Lina panna eshte kajmaku,ajka, maze ( si i thone andej nga Kosova 🙂 ) ose cream. Nuk eshte e veshtire per t’u gjetur neper markete.

poo nuk po del e ambel ose me shije karameli se dii psee …shumm her ekam provuar dhe a jan njejt karameli em salcen ??? pasi qe trilchen e gatova po karameli smu bë ??

Qe te ta shpiegoj me mire: Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e pamundur. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithëkëtë mund të shihet si i kaltër në sasi të mëdha ose me vegla shkencore. Uji është një lëngu më i përhapur në tokë. Formula kimike e tij është H2O. Gjendet më tepër në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në re, lumenj. Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.

Per me teper: http://sq.wikipedia.org/wiki/Uji

eiiiii a del pernime karameli sikur po shihet ne ket foto te tre leches se edhe une jom shum e dyshimt se ndoshta nuk e arrij kete ngjure edhe shoijen e saj tung

edhe e un e kam pregadit embelsiren trileche po salcen e karamelit nuk mu be dy her e prisha a mund edhe njeher me na tregu se si e pregaditen

Ju lutem!
A mundet dikush me me tregu sa gjate duhet me e mbajte ne zjarre karramelin, per arsye se dy here qe e kam pregaditur karramelja eshte ngrire ???

Krem karamela eshte veshtire me u pergadite ne shtepi ajo karamele qe i hedhet treleqes eshte egatshme e pergaditun ne turqi karamele e pergaditun me sheqer e vanille per ata ajo duhet bler e gatshme tash koheve te fundit ka ne disa shitore ne prishtine me nje qmin pre 3.20 euro per kilogram.

Ju lutem me thoni me saktesi se si duhet ta bej salcen e karamelit se nuk me del e mire fare. Ju lutem se mua me pelqen shume trilecja dhe ketu ku jam une nuk kam gjetur te gatshme.

Pershendetje..sot e provova per here te pare kete recete dhe me doli nje mrekulli salca karameli..une i shtova pak permasat, por jam shume e kenaqur me rezultatin..faleminderit qe kujdeseni per ne 🙂

Faleminderit per te gjitha recetat, ne mos gaboj por kjo salsa quhet salsa MOU, ndersa salsa e karamelit qe i hidhet trileces nuk ka panna, por vetem sheqer dhe uje dhe eshte me ngjyre me te erret.

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here