0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
200 gr miell 00
200 gr sheqer
200 gr gjalp
100 gr çokollatë e zezë
50 gr kakao
50 ml qumësht
5 vezë
1 lugë çaji pluhur pjekës
një majë luge kripë

Nutritional information

5 gr
Proteina
19 gr
Yndyrna
37 gr
Karbohidrate
336
Kalori për 1 fetë
Kek me çokollatë të zezë

Kek me çokollatë të zezë

Keku me çokollate eshte nje recete klasike mjaft e pelqyer nga adhuruesit e çokollates, por jo vetem. Mund te shoqerohet mbasdite me nje filxhan kafe, kakao ose çaj apo ne mengjes me nje gote qumesht.

Ingredients

Directions

Share
(Visited 67 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Per pregatitjen e kekut me çokollate, shkrijme fillimisht copezat e çokollates ne banjomari ose ne mikrovale dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.

2
Done

Rrahim me ndihmen e rrahesit elektrik gjalpin e ndare ne copa derisa te formohet nje lloj kremi, me pas shtojme sheqerin duke vazhduar rrahjen ne menyre qe dy perberesit te bashkohen mire me njeri tjetrin. Shtojme nje nga nje vezet gjithmone duke e rrahur perberjen, por duke patur kujdes te mos shtojme vezen pasardhese nesa ajo paraardhese nuk eshte thithur plotesisht nga masa.

Shtojme edhe cokollaten e shkrire duke e perziere me spatul ose luge druri dhe pak kripe.

3
Done

Ne nje ene te veçante bashkojme miellin e situr, kakaon pluhur dhe pluhurin pjekes duke ia shtuar me pas perberjes se mesiperme. Shtojme se fundi edhe qumeshtin duke perftuar keshtu brumin e kekut me çokollate; homogjen dhe te bute.

4
Done

Lyejme me pak gjalp dhe miell nje tortiere te rrumbullaket me diameter 22cm ne te cilen hedhim brumin duke e niveluar ne siperfaqe. E pjekim kekun ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 1 ore duke bere ne fund proven e pirunit.

5
Done

E leme te ftohet perpara se ta heqim nga tortiera, dhe e sherbejme te sperkatur me pak sheqer pluhur ne siperfaqe.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Pesto me borzilok (gjenovez)
next
Supë me karrota dhe xhinxher
previous
Pesto me borzilok (gjenovez)
next
Supë me karrota dhe xhinxher

23 Comments Hide Comments

@Jeta, une nuk e kam provuar asnjehere me sode buke, normalisht duhet te fryhet, por shija e sodes do ndihet pak. Nese e provon, na thuaj sesi doli 😉

Ela po mund ti lexosh komentet e mesiperme,aty e ke te shpieguar se cfare eshte pluhuri pjekes;)

receta del mjaft mire. Keku megjithate eshte shume i thermueshem, e duhet ngrene me pirun.
Ai pluhuri pjekes, ka si perberje kryesore sode buke, dhe pak niseshte. Nganjehere ka edhe vanilje. Mund te behet shume mire me sode buke.
Sugjeroj qe fjalen pluhur pjekes, ta ndryshoni, sepse s’eshte me shume sesa sode buke.

dUHET PERDORUR MBEJKONPUDER OSE SODE GJERMANE PA ERE E SHUJE FARE DHE ESHTE SPECIALE VETEM SHIJE QOKOLLATE

@Hatixhe, banjomaria eshte nje menyre gatimi ne te cilen merren dy tenxhere, njera me e madhe se tjetra ne menyre qe te hyjne tek njera tjetra. Ne ate me te madhen vendos ujin qe zjen e ne ate me te voglen, perberesin qe deshiron te shkrish ose te gatuash, psh çokollaten.

Eshte nje recete e shkelqyer!!!! Na pelqeu jashtezakonisht shume familjarisht nuk nguroj t ia mesoj cdo te afermi qe njoh. Ju falenderoj per recetat e mrekullueshme!!
P.s e dashur Ela pluhuri pjekes eshte pak a shume si soda por eshte per embelsira. E gjen ne cdo market te paketuar me emrin baking powder ose baking soda

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here