0 0
Krem me hudhra të freskëta

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
12 thelpinj hudhër
300 gr kos i trashë grek
300 gr krem pana për gatim
500 ml lëng perimesh
1 lugë kafe limon (lëngu)
1/2 tufe bar qepe
kripë
piper i zi i sapobluar

Nutritional information

4 gr
Proteina
16 gr
Yndyrna
8 gr
Karbohidrate
187
Kalori për person

Krem me hudhra të freskëta

Features:
  • Pa gluten
  • Vegjetariane
Cuisine:

Sot kam zgjedhur një recetë sa të veçantë, aq edhe ndjellëse, megjithësi përbërësi kryesor është hudhra dhe dikush mund të mendoj: Hudhra??? Pikërisht kështu...

  • 40 Min
  • Serves 6
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Është e pamundur t’i rezistosh çdo gjëje të freskët që sheh çdo ditë në merkatë. Ju siguroj që nuk do të keni pasoja të padëshiruara, por vetëm një krem i cili mund të shijohet në mënyrë perfekte me copëza buke të thekura.

 

(Visited 32 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Qërojmë hudhrat dhe i ziejmë për disa minuta në ujë të valuar derisa të zbuten (ose në avull). I presim shumë hollë dhe i përziejmë me kosin grek, panën, disa pika lëng limoni dhe barin e qepës të prerë shumë hollë. E vendosim përbërjen përsëri në zjarr në temperaturë shumë të ulët duke e përzierë herë pas here dhe duke i hedhur pak nga pak lëng perimesh. Zierja duhet të zgjasi për rreth 30 minuta. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e shërbejmë shumë të nxehtë bashkë me bukën e thekur.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Supë me bizele
next
Karamel dhe salcë karameli
previous
Supë me bizele
next
Karamel dhe salcë karameli

5 Comments Hide Comments

Supat e gatshem pule ose vici ose perimesh sipas rastit, ose ato qe ne i quajme Knorr apo Gallina Blanca.

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here