0 0
Supë me bizele

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
300 gr bizele të freskëta ose të ngrira
100 gr makarona supe
1/2 dege selino
1/2 qepë
1 karrotë/a e vogël
1 domate
3 lugë gjelle vaj ulliri
disa gjethe për shije borzilok i freskët
disa gjethe për zbukurim mente e freskët
kripë

Vlerat ushqyese të recetës

5 gr
Proteina
11 gr
Yndyrna
30 gr
Karbohidrate
230
Kalori për racion

Supë me bizele

Karakteristikat::
  • Pa laktozë
  • Vegjetariane

Në këto ditë pranvere/vere, është mëkat të mos gatuhen perimet e freskëta dhe të stinës, pjesë e të cilave janë edhe bizelet. Kjo supë pregatitet me minimumin e vështirësisë dhe është ideale nqs nuk doni të hani rëndë në darkë, por pa hequr dorë nga shija.

  • 25 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Supë me bizele

Hapat

1
Kryer

Në një tenxhere të thellë hedhim vajin e ullirit, shtojmë qepën, selinon dhe karrotën, të gjitha këto të lara dhe të prera hollë dhe domaten e prerë në kubik. I gatuajmë për 5 minuta në zjarr mesatar, duke shtuar në fund edhe bizelet. I lëmë që të marrin shijen e njëra tjetrës, i mbulojmë me ujë, shtojmë pak kripë dhe i lëmë të ziejnë për rreth 10 minuta.

2
Kryer

Hedhim në supën me bizele edhe makaronat e vogla dhe borzilokun e prerë hollë. I lëmë të ziejnë akoma edhe për rreth 7-8 minuta. Kjo supë mund të serviret e nxehtë apo e ngrohtë.

Supë me vezë dhe limon
previous
Supë me vezë dhe limon
Krem me hudhra të freskëta
next
Krem me hudhra të freskëta
Supë me vezë dhe limon
previous
Supë me vezë dhe limon
Krem me hudhra të freskëta
next
Krem me hudhra të freskëta

Një koment Fsheh komentet

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here