0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
500 gr kërpudha Champignon
250 gr gjoks pule pa lëkurë
1 litër leng pule/ujë
2 karrota
1 qepë e vogël
1/2 lëng limoni
1 cm xhinxher i freskët
2 lugë gjelle niseshte
vaj ulliri
kripë
piper i bardhë

Nutritional information

18 gr
Proteina
12 gr
Yndyrna
13 gr
Karbohidrate
228
Kalori për racion
Supë me aroma orientale

Supë me aroma orientale

Features:
  • Pa gluten
  • Pa laktozë

Receta qe po iu paraqesim me poshte eshte nje supe shume e shijshme dhe e gatuar me perberes teper te shendetshem, per kete arsye i pershtatet si te rriturve ashtu dhe femijeve.

  • 45 min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share
(Visited 46 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Si fillim, pastrojme kerpudhat duke i hequr te gjithe dhèun qe permbajne, ndersa kapelen e fshijme lehte me ndihmen e nje pecete te paster.

2
Done

Ne nje tenxhere kaverdisim me pak vaj ulliri qepen e grire holle per pak caste, shtojme 2 luge uje ne menyre qe te zbutet e te mos marre ngjyre dhe e leme te gatuhet ne zjarr te avashem per pak minuta duke e perziere here pas here. Shtojme karrotat e prera ne fije dhe gjoksin e pules te prere ne kubik te vegjel, kerpudhat e prera ne feta, lengun e pules, pak xhinxher, pak kripe dhe e vendosim per t'u zier ne tenxhere me presion per 15 minuta.

3
Done

Ne nje ene te vogel rrahim 2 luge niseshte me gjysme gote uje derisa te formohet nje mase e njetrajtshme te cilen ia shtojme dalengadale supes duke e perziere njekohesisht. E rregullojme me pak piper te bardhe dhe me lengun e limonit dhe e servirim ne tavoline.

Faleminderit per receten Ediola!

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Pastiço me djath të bardhë
next
Ragu bolonjeze (kimë me mish të grirë)
previous
Pastiço me djath të bardhë
next
Ragu bolonjeze (kimë me mish të grirë)

5 Comments Hide Comments

Pershendetje,

Urime per websiten dhe recetat qe poston. A mund te me tregosh si perdoret xhinxher ose si pastrohet pasi nuk e kam perdorur ndonje here. Kam pare qe eshte me forme te çrregullt dhe ka nje si cipe te holle ngjyre kafe.

Te falenderoj paraprakisht.

Per ta pastruar eshte shume e thjeshte: fillimisht ndaje ne copa te vogla duke prere ato si dege te xhixherit dhe me pas qeroje me nje thike shume holle derisa ti heqesh komplet lekuren. Perpara se ta futesh ne cdo gatim, shtype pak me nje rrahes mishi, pasi struktura e tij paksa drunore ben qe te mos dal i gjithe lengu gjate gatimit.

Ju eroj pune te mbare e shendet E hap shpesh faqen tuaj me pelqen e gatuaj nga recetat tuaja faleminderit peqafime

Pershendetje,
desha te pyes nese kjo supe mund te gatuhet dhe ne tenxhere te zakonshme, dmth nese mund te kete te njejten shije?

Faleminderit!

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here