0 0
Makarona Kaneloni me mish të grirë

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për makaronat kaneloni
16 makarona kaneloni
500 gr mish i grirë viçi
1 qepë të vogël
1 karrotë/a të vogël
1/2 dege selino
1 thelpi hudhër
400 gr salcë domatesh
2 vezë
4 lugë gjelle djathë kaçkavall të grirë
2 lugë gjelle gjalp në temperaturë ambjenti
kripë
piper i zi i sapobluar
...për salcën beshamelë
500 ml qumësht
2 lugë gjelle miell
2,5 lugë gjelle gjalp në temperaturë ambjenti
arrë moskatë e grirë
kripë

Vlerat ushqyese të recetës

37 gr
Proteina
30 gr
Yndyrna
19 gr
Karbohidrate
485
Kalori për racion

Makarona Kaneloni me mish të grirë

Një recetë klasike e kuzhinës italiane

Kjo pjatë e parë është padyshim tepër e shijshme, por edhe shumë kalorike. Për këtë arsye nuk e gatuaj shpesh, por më nderon kur bëhet fjalë për një drekë familjare apo mes miqsh.

Kuzhina::

Përbërësit

  • ...për makaronat kaneloni

  • ...për salcën beshamelë

Udhëzimet

Share

Mbushja tradicionale e Kaneloni është me mish të grirë dhe gjizë e spinaq (recetën e së cilës do ta gjeni këtu). Megjithatë mjafton pak fantazi dhe këto makarona që për nga forma janë më antiket në botë, u përshtaten çdo familje dhe çdo kërkese.

Hapat

1
Kryer

Si fillim, ziejmë kanelonit në ujë të kripur për kohën që tregohet në ambalazh. Menjëherë pas zierjes i kalojmë nën ujë të ftohtë dhe i lëmë të kullojnë mbi një pecetë të pastër dhe të lagur.

2
Kryer

Pregatisim salcën beshamelë:

Vendosim në zjarr të avashëm gjalpin, e lëmë të shkrijë dhe hedhim pak nga pak miellin duke e përzierë përbërjen në mënyrë energjike për disa minuta që të mos formohen kokërriza. Kështu kemi përftuar atë që francezët e quajnë roux [ru].
Heqim roux nga zjarri dhe i shtojmë pjesë pjesë qumështin e ngrohtë duke e perzierë me një lugë druri.
E vendosim përsëri tiganin në zjarr derisa salca të filloj të ziejë dhe në këtë moment i hedhim pak kripë dhe pak arrë moskatë. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në zjarr të avashëm për 10-15 minuta duke e përzierë herë pas here derisa të arrijë trashësinë e dëshiruar. E lëmë mënjanë.

3
Kryer

Pregatisim një salcë të thjeshtë. Shkrijmë gjalpin në një tigan të thellë dhe kavërdisim në të qepën, hudhrën, selinonë dhe karrotën të grira hollë derisa të zbuten (shtojmë pak ujë nëse është e nevojshme). Shtojmë mishin e grirë dhe e gatuajmë edhe për pak minuta duke e shtypur me dhëmbët e një piruni. Shtojmë salcën e domateve, e rregullojmë me kripë dhe piper dhe e lëmë mënjanë të ftohet pak. Së fundi, shtojmë edhe vezët dhe 2 lugë djathë kaçkavall të grirë duke e përzierë mirë.

4
Kryer

Me ndihmën e një luge të vogël, mbushim kanelonit me salcën me mish të grirë dhe i rendisim njëri pas tjetrit në një tavë ku kemi hedhur disa lugë salcë beshamelë në fund. I mbulojme sipër me salcën beshamelë të mbetur, 2 lugë djathë kaçkavall të grirë dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 15 minuta, apo derisa sipërfaqa të ketë marrë ngjyrë të artë. I shërbejmë të ngrohta.

Sallatë me rukola dhe luleshtrydhe
previous
Sallatë me rukola dhe luleshtrydhe
Tavë me Schupfnudeln (njoki), proshutë pule, spinaq dhe pana
next
Tavë me Schupfnudeln (njoki), proshutë pule, spinaq dhe pana
Sallatë me rukola dhe luleshtrydhe
previous
Sallatë me rukola dhe luleshtrydhe
Tavë me Schupfnudeln (njoki), proshutë pule, spinaq dhe pana
next
Tavë me Schupfnudeln (njoki), proshutë pule, spinaq dhe pana

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here